Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Greva dhe tavolina!

Shkruar nga: Shpëtim Nazarko  
Botuar më: 14 vite më parë

Shpëtim Nazarko
Greva dhe tavolina!

E thënë në formën më të qartë dhe më të thjeshtë. Nuk mund të ketë asnjë gazetar në glob që të jetë kundër hapjes së kutive. Arsyeja lidhet me kërkimin e të vërtetës absolute , pavarësisht se në favor të kujt shkon ajo. Kjo pikë e fundit e barazon gazetarin me mjekun, i cili për shkak të Hipokratit mjekon këdo edhe sikur ta dijë kë ka përpara. A janë të drejta arsyet e opozitës për grevë?

E para për kutitë

Asnjëherë nuk e kam kuptuar ku pengon gjykata në këtë çështje. Ajo formalizon vendimin e dhënë, por jo rinumërimin. Ky i dyti ka efekt politik, por jo juridik. Këtë të fundit e ka vulosur gjykata. Gjykatës, ashtu si edhe gazetarit, nuk i intereson aspak arsyeja politike që del nga një rinumërim pas dhënies së një vendimi. Kjo të paktën në një vend demokratik.

A ia vlen të hysh në grevë urie për rinumërimin? Kjo është çështje kulture demokratike thotë dikush. Është një çështje e shenjtë, për të cilën Evropa ka derdhur lumenj gjaku thotë dikush tjetër. Thua populli shqiptar nuk di asnjërën as tjetrën të vërtetë? I di të dyja. Po arsyeja që nuk derdhet i tëri në rrugë është e thjeshtë. E kanë gënjyer njëzet herë në njëzet vitet e fundit dhe është i lodhur nga të dy palët. Përgjigja për mua është e thjeshtë, më mirë vonë se kurrë; duhen hapur kutitë. Tjetër rrugë nuk ka për një gazetar. Ata që tregojnë përralla me pengimin e integrimit e të tjera si këto luajnë me një fjalor të vjetër në përmbajtje, por edhe akoma më të varfër në formë. Pra, me atë fjalorin e Hoxhës, që për shkak se e përsëriste nga mëngjesi në darkë për pesëdhjetë vjet me radhë, e kishte përsosur të paktën në formë. Pra, ishte më luçid se propagandistët e sotëm. Berisha vetë e di këtë, prandaj nuk e përmend si arsye, por nuk ia pengon asnjërit prej aradhës së aparatçikëve të të gjitha rangjeve, për të na e përsëritur. Ndoshta qesh me ta në darkë, e këtë një Zot e di!

 E dyta për ekonominë

Berisha e pohoi thjesht se katërqind milionë eurot e Eurobondit, nuk i mori. Kjo për shkak të krizës greke, nesër portugeze dhe pasnesër të asaj spanjolle. Ka të drejtë. Ajo që harroi të thoshte ishte vlerësimi që i bënë ata që duhet t’i jepnin kredinë. Duan të thonë morëm notën “-B”. Që pohon risk të tipit ekonomik, por edhe politik. Që po u keqësuan nesër dhe pasnesër do të thotë të shtyhemi në notë më të keqe. Sidoqoftë, po të ishim mirë shumë, pra andej nga nota “A”, nuk kishim pse të tregonim punën e balenave të sëmura.

Berisha përmendi depozitat që janë shtuar. Po nuk tha se sa janë shtuar kreditë e këqija. Janë trefishuar për një vit po t’u referohemi zyrave. Janë pakësuar kreditë e dhëna nga bankat, po t’u referohemi po zyrave. Çudi e madhe! Para mbledhin, po kreditë pakësohen. Me gjithë sukseset e mëdha, çmimet janë çmendur, leku është zhvlerësuar. Energjia është rritur dhe uji është dyfishuar. Të jetë mrekulli e tipit të vjetër që e njohim mirë shumë?

Janë rritur eksportet thotë Berisha. Po cilat? Energjia. Po është rritur vërtet këto tre muaj. Me çfarë çmimi? Shkodra është mbytur tri herë. Njëherë në njëqind vjet fluturoi “pata e pjekur e Nastradinit” nga furra. Tri herë në tri muaj kjo e jona. Po pse? Hidrocentralet janë e vetmja “bankë paraje” tani. OSSH mund të kërdisë si të dojë e ku të dojë, le të merret vetë me shqiptarët, të bëjë si të dojë. Ne na duhen para. Dhe këtu edhe një gomar e kupton se Shkodra do mbytet sa të vijë vjeshta prapë nga shirat e para, se niveli në hidrocentral do jetë prapë i lartë. Duhet për eksport, ndryshe ç’e duam hidrocentralin!

Tarifat telefonike janë më të shtrenjtat në rajon. Nuk ka rëndësi. Madje u bëjmë edhe dhuratë “taksën e sheshtë”. Paçka se nuk punësojnë njeri. Me një fjalë hedhim në erë me këtë taksë për nja njëzetë të parët e këtyre lloj kompanive mbi 150 milionë euro në vit. Thonë madje gati sa gjysmën e pensioneve.

Bujqësia, që jep mbi njëzet për qind të GDP, pa kërkuar gjë merr vetëm asnjë lek të vjetër në qind të tillë e prapë lulëzon si në Mesjetë. Kaq mjafton të marrim vesh mrekullinë edhe këtu.

I kemi punët mirë me turizmin thuhet. Po të mbledhësh sa na hyjnë e sa na dalin, zor të ngelet gjë në thes.

Bizneset po lëngojnë. E ka fajin Berisha? Këtu them jo. Nëse duhen njëqind pika karburanti, kemi njëmijë e dyqind. Shesin ujë apo naftë këtë një Zot e di. Po me se mbijetojnë. Kështu i kemi punët me shumë biznese të ngjashme. U vëmë taksa, pa ç’rëndësi ka çfarë bëjnë.

Kemi shtuar tokë apo pyje të reja. Besoj jo.

Nga na buron mrekullia? Nga taksat dhe çmimet stratosferike. Jo, janë më të ulëtat në Evropë. Duhen vrarë tregtarët. Me taksat më të ulëta në Evropë na shtrenjtojnë çmimet. Turp të kenë!

Besoj që kemi falimentuar. Bile më keq se Greqia, apo Portugalia nesër dhe Spanja pasnesër. Arsyeja për mua është e thjeshtë. Për shkak se nuk dimë se çfarë bëjmë, se nuk dimë se ç’ndërtojmë dhe se dimë nga vemë.

Të vjetrit si gënjejmë dot se bota thotë kështu e ashtu për hatanë tonë. E njohin këtë melodi. Ulin sytë e psherëtijnë.

Në ‘96 FMN, tre muaj para skandalit na thoshte shifra rritjeje me tetë e nëntë për qind, kur çdo budalla pyeste veten si ishte e mundur kur asnjë nuk punonte. Pastaj humbëm kioskat dhe paratë. Tani jemi më keq. Po humbim pallatet dhe paratë.

Ka të drejtë opozita edhe për ekonominë? Mendoj se po. E si zgjidhet kjo punë?

Mendoj që dhe maxhoranca të futet në grevë urie me opozitën para se Evropa t’i detyrojë të dy palët për grevë urie, apo të bëjmë me mjete atë që grekët po i bëjnë vetes së tyre.

Të flasim seriozisht. Palët duhet të ulen urgjent në tavolinë. Ndryshe do shndërrohemi në lypsarët më të mjerë që ka parë Evropa ndonjëherë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama