Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Në pritje të 30 prillit

Shkruar nga: Skënder Minxhozi  
Botuar më: 14 vite më parë

Skënder Minxhozi
Në pritje të 30 prillit

Pyetja më e zakonshme që rri varur në ajër është: Çdo të ndodhë më 30 prill? A thua se kjo datë do të presë me thikë të tashmen nga e ardhmja, ky preokupim kolektiv fsheh më shumë pasiguri, sesa ndonjë pritshmëri pozitive. Reflekset e kushtëzuara që shqiptarët kanë krijuar pas 20 vjet krizash të përsëritura politike, sugjerojnë se protesta e ardhshme e opozitës, e ndjekur nga pas me kokëfortësi irracionale nga kërcënimet e pozitës, do të krijojnë që të dyja një klimë të rrezikshme tensioni në të gjithë vendin. Në fakt është provuar edhe në të shkuarën se këto kriza kanë linbdur dhe janë konsumuar përgjithësisht brenda kufinjve gjeografikë të Tiranës, madje në përmasat e bulevardit qëndror. Mjafton të kujtosh se ndërsa kortezhi me trupin e Azem Hajdarit i çonte punët në pragun e një grushti shteti, në lagjet periferike të kryeqytetit askush nuk do të mësonte se çfarë po ndodhte, nëse nuk do të ishte duke ndjekur televizionet e kohës.

Si e tillë, protesta e 30 prillit nuk paraqet ndonjë rrezik iminent për rendin e sigurinë publike në Tiranë, por s’mund të thuhet se s’përmban potencialisht farën e një zhvillimi politik të paparashikueshëm. Opozita u shty me zor gjatë këtyre muajve që dalë në shesh. Megjithëse ajo ofroi gjatë këtij harku kohor disa herë dorën e marrëveshjes, nga ana tjetër e barrikadës mori një refuzim të thatë dhe të prerë për çdo propozim kompromisi. Opozita njohu zgjedhjet, hyri në parlament, u ul në tryezën e presidentit, ofroi disa formula të ndërmjetme për hetimin e zgjedhjeve dhe në këmbim mori vetëm intransigjencën e kryeministrit Berisha.

Megjithatë në orët e fundit diçka ka ndryshuar. Vëzhguesit e kujdesshëm të jetës politike kanë vënë re se zoti Berisha është kthyer “i ndryshuar” nga udhëtimi i gjatë tokësor në Bruksel. Ai ka ulur tonet, është më bashkëpunues dhe kërkon kompromise me palën tjetër. Prova më e fundit është sheshi Skënderbej, ku bashkia po i vijon punimet, megjithëse një javë më parë u lajmërua bllokimi i tyre nga qeveria. Prapaskena e këtij ndryshimi duhet kërkuar mesa duket ekskluzivisht tek presioni ndërkombëtar mbi qeverinë, në lidhje me proceset integruese ku ndodhet Shqipëria. Në të gjitha kombinacionet e mundshme, një dështim eventual në afatet e deklaruara të liberalizimit të vizave, do t’i faturohej si i tillë më së pari qeverisë dhe maxhorancës. Dhe mesa duket kërcënimi për nëj dështim të mundshëm është real, për sa kohë që kryeministri merr një kthesë të lexueshme, duke zbutur gjuhën dhe duke i mbajtur gojën (qoftë dhe përkohësisht) ekipit të skifterëve që dalin rregullisht në podiume për të sulmuar opozitën.

Në këtë optikë, protesta e datës 30 mund të sjellë vërtet një notë rritjeje tonesh nga të dy anët, porse ajo, duke u konsumuar në një moment delikat për shumë procese jetike për vendin, mund të prodhojë edhe një moment reflektimi e uljeje në tryezë të qeverisë me opozitën. Deri tani kjo hapje nuk duket në horizont, të dy anët vijojnë të qëndrojnë në pozicione luftimi. Por një vërshim masiv njerëzish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mund të ndryshojë shumëçka. Sepse duket qartë se tashmë qeveria ndodhet nën presion për të hedhur një hap, të cilin refuzon ta hedhë prej muajsh.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama