Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Protestë

Shkruar nga: Edmond Tupja  
Botuar më: 15 vite më parë

Edmond Tupja
Protestë

Po, më e përdorura, më e lakuara, më kërcënuesja, çomagë, topuz e shpatë, këto kohët e fundit, është fjala "protestë", kryefjala e ligjërimit politik të një të majte shqiptare më të etur, më të babëzitur, më makute, më grykëse, më lakmitare, më gopçare se kurrë për pushtet, sidomos që kur zoti Edi Rama kapi - ashtu si e kapi - majën e Partisë Socialiste të Shqipërisë kapitaliste. Strategjia e tij është e qartë: të rrëzojë qeverinë Berisha për të marrë pushtetin; taktika e tij është e lexueshme: të realizojë qëllimin e vet me të gjitha mjetet e mundshme që lejon sistemi demokratik, përfshirë edhe protestat pa fund në rrugë e sheshe. Militantë, të papunë, hallexhinj, por edhe ...serhixhinj marrin pjesë në këto protesta dhe kjo është e drejta e tyre.

Tërë aparati propagandistik, publicitar e, detyrimisht, demagogjik i Partisë Socialiste është mobilizuar në kuadrin e këtyre protestave. Filozofi frëng i shekullit XVII, Dekarti, babai i racionalizmit, kishte për devizë shprehjen latine "Cogito ergo sum" d.m.th. "Mendoj, pra, jam", parodia e së cilës për aparatin e sapopërmendur do të ishte "Protestoj, pra, jam". Çka do të thotë që, falë këtyre protestave, Partia Socialiste është, ekziston, gjallon, madje, në njëfarë mënyre, feston. Jo rastësisht fjala "protestë" rimon me atë "festë", aq më tepër që mund të themi, në trajtë aforizmi tejet lakonik: "Protestë, festë".

Meqë sapo përmenda fjalën "aforizëm", po i kujtoj lexuesit të vëmendshëm e të paanshëm të rubrikës sime të së dielës, se, para disa ditësh, kryetari Rama, Timonieri i Gjatë i Partisë Socialiste (nuk po them "Timonieri i Madh" sepse kjo shprehje është përdorur tashmë nga kinezët para shumë vitesh për kryetarin Mao), lëshoi aforizmin "Çdo shtet ka idiotët e vet", parodia e të cilit në rastin konkret të Partisë Socialiste, por me gjasë edhe të ndonjë partie tjetër, do të ishte "Çdo parti ka idiotët e vet". Në këtë përfundim ka arritur edhe doktori i shkencave të mirëfillta erotike Françesk Armadhi pas një analize pikërisht të fjalës magjike "protestë". Le të më lejohet që, fare përmbledhtas, ta vë në dijeni lexuesin e nderuar për analizën e zotërisë në fjalë.

Fjala "protestë" ka një ngarkesë të theksuar erotike, çka, mjerisht, me sa duket, nuk u ka rënë deri më sot në sy simpatizantëve, tifozëve, militantëve, kuadrove, eksponentëve, deputetëve dhe udhëheqësve të Partisë Socialiste, madje as ideologëve të saj më në zë. Kjo fjalë të kujton së pari termin farmaceutik "proteks" (protex) që, në kohën Partisë së Punës (nëna historike e Partisë Socialiste), shenjonte sendin që sot njihet me termin "prezervativ" ose "kondom", ose më thjesht akoma "këllëf" (në të folmen tironse "klluf"); mirëpo, tironsit "klluf" quajnë edhe njeriun trutharë, thënë ndryshe, trap, objekt i një dege të re të sociologjisë, krijuar këto kohët e fundit pikërisht nga Françesk Armadhi dhe që quhet "trapologji". Nga ana tjetër, fjala "protestë", me rrokjen e saj të fundit -test(ë), të kujton edhe shkurtimin e termit mjekësor "testikul", "teste", ose më shqip, më popullorçe "herdhe, koqe, bole".

Kjo është analiza e Françesk Armadhit, jo e imja, ju betohem, të cilën plaku i mençur Aqif Qifa, një lloj Nastradini filozof i kohëve moderne në Shqipëri, e interpreton si vijon: Çdo njeri që i bashkohet turmës në protestë rrezikon të manipulohet, sidomos kur protesta nuk bëhet as për bukë, as për drita, as për ujë, as për punësim, as për të drejta të tjera themelore, por zhvillohet që liderët populistë, sot të iks partie, nesër të një tjetre, të arrijnë synimet e tyre partiake, të cilat, jo rrallë, fshehin synime vetjake. Ky lloj manipulimi e thjeshton, dashur pa dashur, por më shpesh me dashje sesa pa dashje, në "klluf" ose "koqe" pjesëmarrësin naiv, shpesh të keqinformuar, në protestën në fjalë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama