Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Kauza e protestës dhe roli i Presidentit

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 15 vite më parë

Mentor Nazarko
Kauza e protestës dhe roli i Presidentit

Shkrimet e Blendi Kajsiut gjithmonë të vendosin në mendime. Ato përfaqësojnë gjithnjë një qasje shkencore ndaj dukurive të realitetit politik apo shoqëror. Në themel të kësaj qasjeje qëndron konceptualizimi i elementëve që krijojnë, çojnë para ato dukuri apo i japin fund atyre, gjetja e lidhjeve shkakësore midis dukurive apo subjekteve karakterizues të tyre dhe përpjekja për të dhënë një përfundim shterues për atë çka analizohet. Diçka që shpesh duhet të ballafaqohet me kufizimet e hapësirës publicistike, kriteret e botuesve, etj., etj.

I tillë ishte dhe shkrimi i fundit mbi kauzën e protestës. Një qasje e tillë si e Blendit përveç se të stimulon mendimin, të rrit dhe vigjilencën për saktësinë e përfundimeve të tij. Nuk dua të ndërtoj asnjë polemikë, por thjesht dua të shtroj disa pyetje të frymëzuara prej artikullit të tij. Si dhe të ofroj disa shqyrtime në lidhje me mundësitë e pashfrytëzuara të zgjidhjes së krizës.

Jam plotësisht dakord se në radhën e kauzave për të cilën mund të protestohet, nevoja për standarde të larta politike dhe morale në qeverisje është para asaj për të hapur kutitë. Por nëse do të vendosej si kriter për madhësinë e kauzës, sa reflekton një kauzë deformimin e vullnetit popullor, siç bën Kajsiu ndërsa thotë se rezultati i 28 qershorit përputhet pak a shumë me këtë vullnet, atëherë ne nuk do të shpallnim si kauzë të madhe as standardet e deformuara politike dhe morale që na ofron klasa jonë politike. Populli me shkallën e vet të dijes, të informimit politik ka bërë zgjidhje plotësisht të vullnetshme dhe të pa imponuar me rrugë të paligjshme ndërsa ka hedhur votën e vet. Pra kjo klasë politike majtas apo djathtas është plotësisht e ligjshme, megjithë bëmat e saj në pushtet, të cilat mund të mos jenë domosdoshmërisht të barabarta. Pra, vendosja e një kriteri të tillë, që lidhet me vullnetin popullor apo cenimin e tij mund të përjashtonte si kauzë të madhe dhe atë që lidhet me standardet morale dhe politike të klasës sonë qeverisëse.

Duke qenë plotësisht dakord me Kajsiun se ajo çka i mblodhi në numër aq të madh protestuesit ishte pikërisht kauza e madhe e deformimeve të rënda në cilësinë e qeverisjes, dhe jo manipulimet e votave, duhet të pranojmë se në llogaritë e veta, protestuesit kanë identifikuar qartësisht dhe në mënyrë të lirë qeverinë si abuzuesen më të madhe të këtyre standardeve. Dhe në fund të fundit populli opozitar ka vendosur të dalë në protestë njëherësh për dy kauza, një të madhe- cilësinë e qeverisjes që i prek ata në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe një të vogël që është manipulimi i votës. Për këtë të fundit protestuesit mbase s’janë të bindur me arsyetimet e tyre, por ka qenë Rama ai që i ka mbushur mendjen të dalin në protestë. Ata janë megjithatë në protestë dhe ja japin vetë të drejtën vetes.

Analiza e Kajsiut në lidhje me madhësinë e kauzave, megjithëse kur hyn në kalkulime sasiore në çështje të tilla mund të gabosh, mund të jetë e saktë dhe për një arsye tjetër. Manipulimi i votave si kauzë e vogël, është prodhuar si pasojë e standardeve të ulëta morale dhe politike, një kauzë e madhe. Pra kush vjedh pasurinë publike, kush nuk ka parimësi të lartë morale, vjedh vota pa asnjë problem. Aq më shumë ai që i ka vjedhur njëherë. Nuk mund të jetë kauzë më e madhe “pasoja” se “shkaku”. Por në politikë dhe në shoqëri, nuk ndodh si në shkencë: nuk përballohesh më së pari me shkakun, apo me shkakun e shkakut, por me atë që të del përpara, pra, shpesh faktori kohë është i rëndësishëm.

Ti përballesh edhe me atë që të sjellin përpara teje: opozita ka përdorur si pretekst për të thirrur njerëzit në protestë pikërisht vjedhjen e votave. Ajo mbase pretendon padrejtësisht se dhjetëra mijëra njerëzit që u mblodhën në protestë janë bindur në arsyet e Ramës për të bojkotuar. Por kjo s’e bën më pak të ligjshme protestën që me të drejtë po përballet njëherësh qoftë me standardet e ulëta morale dhe politike të ushtrimit të pushtetit, qoftë dhe me dukurinë tjetër për të cilën Rama pretendon se ja vlen të protestosh: manipulimin e votës. Fakti se Rama nëpërmjet protestës synon të zgjidhë dhe problemet e veta politike nuk e bën më të paarsyeshme protestën apo shkakësinë, kauzalitetin e saj.

Në botën reale dukuritë, shkaqet, subjektet nuk janë të ndarë si me thikë ashtu siç imponon një metodë studimore. Fakti se oferta e të gjitha partive vuan nga standarde të ulëta morale apo politike nuk do të thotë se publiku nuk duhet të zgjedhë fare, gjë që do të na çonte në bojkot siç pretendon në Kosovë Lëvizja Vetëvendosja. Duhet të votohen më të mirët e të gjitha krahëve, hëpërhë, derisa shoqëria të evoluojë dhe në skenë të mbërrijnë forca politike me ofertë të shëndetshme. Po kjo është një temë e gjatë s‘mund ta trajtojmë shkurt si në një artikull gazete.
 
Reflektime për protestën

Përmasat e protestës së fundit, me pretekst  një kauzë të madhe apo një kauzë të vogël, madje për dy kauza bashkë, duket se kanë ashpërsuar gjuhën e palëve dhe kanë rritur distancën midis tyre. Nga njëra anë Edi Rama kërkon në mënyrë ultimative hapjen e kutive ose dorëheqjen qeverisë, nga ana tjetër Berisha që e mban veten zanatçi protestash organizon një manifestim tjetër  dhe thërret në skenë Enverin. Në të dy sjelljet ka mungesë të arsyes, megjithëse opozita duket më e justifikuar- kërkon shumë për të arritur diçka.  Opozita nuk i ka shteruar të gjithë rrugët institucionale për të çuar në zgjidhjen e krizës. Ajo është luhatur në ato çka propozon, nga ideja e një ligji, në mbledhjen e firmave për ligjin që s’dihet se ku përfunduan, në komisionin hetimor, deri në protestat e pandërprera për formën e të cilave prapëseprapë është e paqartë. Dikush prej krerëve të opozitës përmend mosbindjen civile, kreu i opozitës e mohon. Dikush thotë se mund të ketë dhe dhunë, por kreu i opozitës e mohon përsëri.

Ndërsa qeveria s’ka ofertë: hajdeni në parlament dhe bëni një komision hetimor me shumicë opozitare është një ofertë thellësisht e mangët. Një ftesë e tillë nuk zgjidh krizën. Ajo nuk i mbush mendjen opozitës dhe nuk mban era transaksion, pra tërhiq e lësho. As dhe mitingu për karshillëk i zanatçiut të protestave Sali Berisha nuk është transaksion.

Që vendi ka nevojë ta mbyllë përfundimisht kapitullin e zgjedhjeve të manipuluara siç ishin dhe këto të 28 qershorit kjo është imperativ i kohës. Duhet futur teknologjia, duhen shmangur me çdo kusht komisionerët politikë, dhe plot e plot kërkesa të tilla që imponuan zgjedhjet e 28 qershorit. Hapja e kutive do të identifikonte si në një skaner të gjithë defektet që duhen korrigjuar me një reformë zgjedhore që duhet zbatuar që në zgjedhjet e ardhshme lokale. Por cila është zgjidhja pa arritur tek protestat e dhunshme apo të pandërprera?

Sistemi nuk i ka shteruar të gjithë mundësitë e veta. Palët duhet të ulen në bisedime dhe të heqin dorë nga gjuha ultimative që thërret në ndihmë dhe të kaluarën. Ato duhet t’i drejtohen presidentit për ndihmë. Presidenti Topi në këto vite të mandatit të vet ka dëftyer mjaftueshëm shkëputje nga partia që e solli në krye të shtetit, ndaj i duhet dhënë një shans për të treguar se është në lartësinë e detyrës.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama