Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mëkatet e Shqipërisë në Kosovë

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 15 vite më parë

Mentor Nazarko
Mëkatet e Shqipërisë në Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë kryen  raundin e tyre të parë dhe në 13 dhjetor gara pritet të vazhdojë e fortë në shumë komuna anembanë vendit. LDK dhe PDK kanë pësuar rënie, por ende mbahen, AAK e Ramush Haradinajt është rritur ndjeshëm, AKR e Bexhet Pacollit dhe LDD e Nexhat Dacit janë konstantë apo kanë një rritje fare të lehtë.  Sherret midis dy partnerëve të koalicionit LDK dhe PDK duken sikur vazhdojnë në funksion të balotazhit, sepse në Prishtinë u pa që nga përplasjet fiton LDK, ndërsa partitë e tjera pretendojnë të fitojnë disa prej 20 komunave që diskutohen. Por pyetjet që shtrohen, ndërsa vëren shfaqjen e dukurive që vijnë prej atdheut amë janë disa. A manipulohen zgjedhjet në Kosovë?, është njëra prej tyre dhe prej përgjigjes së kësaj pyetje vijnë dhe të tjerat. Për shembull kush i manipulon zgjedhjet?

Shprehja se zgjedhjet janë një test për shkallën e demokracisë dhe aftësitë vetëqeverisëse të kosovarëve, është shpjegimi pse bashkësia ndërkombëtare përgjithësisht i vlerësoi pozitivisht zgjedhjet. Prej këtij testi merrej përgjigjja se a ishte i arsyeshëm investimi i bashkësisë ndërkombëtare në pavarësinë e Kosovës apo dhe dilemat e atyre shteteve që nuk e kanë njohur akoma këtë pavarësi.

Të gjithë kancelaritë ndërkombëtare i vlerësuan në mënyrë pozitive zgjedhjet sepse atmosfera e votimeve dukej e qetë. Mediat që ruajnë ekuilibër thuajse perfekt në minutazh, lajmet e të cilave nuk bëjnë propagandë elektorale, nuk transmetuan incidente, me ndonjë përjashtim të vogël në mbyllje të tyre. Dy ditë pas zgjedhjeve ama filluan ndryshimet në nuancat e qëndrimeve ndërkombëtare. Ngjarjet e Gjakovës ku Mimoza Kusari, kandidatja e koalicionit AKR të manjatit Bexhet Pacolli dhe ish-kryeparlamentarit Daci, foli për manipulime, dhunë, blerje komisionerësh dhe votim të vdekurish dhe emigrantësh, ndikuan me siguri në këtë ndryshim. Sekretari britanik i shtetit Milliband kërkoi që “të korrigjohen parregullsitë e raportuara në fazën tjetër të procesit”. Në Gjakovë prej dy ditësh vazhdojnë protestat popullore në mbrojtje të kandidates Kusari dhe skenografia po duket gjithnjë e më shumë si ajo e Tiranës: ku ta gjej votën time, pyesnin banderolat e vogla që valëvisnin protestuesit. Por çfarë realiteti fshihet mbrapa këtyre votimeve?

Që në zgjedhjet e 2007, pati akuza për manipulim, por në mënyrë vetëmohuese partitë e prekura nuk u ankuan në emër të ruajtjes së imazhit të vendit. Ekspertë nga Shqipëria sollën eksperiencë për rezultate të mira pa djersë dhe me shumë gjasa PDK-ja e Hashim Thaçit ishte më e privilegjuara. Por nëse pranojmë se pati manipulim dhe në hundën e ndërkombëtarëve, atëherë aq më shumë duhet të pranojmë se dhe në këto zgjedhje të organizuara tërësisht nga vetë shqiptarët, duhet të ketë pasur manipulime. Pa i vënë gishtin asnjë partie se cila prej tyre manipulon votat, duhen nënvizuar disa momente të organizimit të jetës shoqërore dhe ekonomike në Kosovë. Asaj në diell dhe asaj në hije. Shoqëria kosovare megjithëse me moshë të re, vazhdon të votojë në mënyrë tradicionale.

Kështu shpjegohet për shembull, ekzistenca e bastioneve të PDK, LDK dhe AAK. Në Prishtinë, ku banojnë tradicionalisht familjet e hershme borgjeze votohet për dy mandate kandidati i LDK-së, një profesor ekonomie 58-vjeçar, ish-kryetar i Qeverisë Komunale të Prishtinës në 1984-1988 dhe themelues i Fondit paralel të Qeverisë së Kosovës në mërgim. Diçka kjo e paimagjinueshme në Shqipëri. Në moshë të shkuar kanë qenë disa kandidatë të tjerë deri në 70 vjeç, diçka jo normale për vendin me popullsinë më të re në Evropë. Të rinjtë votojnë si prindërit dhe u duk sfiduese thirrja e bërë në Prishtinë nga Pacolli drejtuar kryefamiljarëve: “të paktën njëherë votoni si duan fëmijët tuaj”. Vota tradicionale shpjegon dhe rezultatet komuniste në Drenicë të tipit 85%, për PDK apo AAK në Deçan.

Ndërkohë, duket se pakënaqësia popullore pas euforisë për pavarësinë po rritet. Kështu shpjegohet pjesërisht rritja e AAK-së, mjaft kritike ndaj qeverisë Thaçi dhe njëlloj frenimi i AKR-së, parti që ka mbështetur qeverinë në nismat shtetformuese të miratimit të Kushtetutës, simboleve, Planit Ahtisari, kufirit me Maqedoninë, etj.

Ndërkohë pikëpyetja tjetër është: a përzihet krimi i organizuar në zgjedhje? Kosova konsiderohet si një vend i rëndësishëm transit për trafiqet ndërkombëtare dhe logjikisht duhet të ketë prani të gjerë të këtij krimi. Anipse statistikat e krimit janë të ulëta, dëshmi indirekte jo e mungesës së krimit, por stabilitetit të tij në ndarjen e zonave të interesit. A përfshihet ky krim në manipulimin e votave? Sigurisht që po, nëse është i fuqishëm dhe si rregull ai kërkon të ndikojë në afirmimin dhe konsolidimin e elitave të caktuara politike.

Ndërkohë, ndërsa përgjithësisht partitë pranojnë rezultatin dhe nuk ankohen në Kosovë kanë filluar protestat për votën e lirë që gjithnjë e më shumë po i ngjajnë Shqipërisë. Por me një dallim: protestuesit e Gjakovës dalin masivisht të pa thirrur nga partia përkatëse që qëndron mbrapa kandidates Kusari. Blogjet dhe forumet në internet dhe në “facebook” gëlojnë nga ndjenja e protestës. Të rinjtë e ndiejnë të protestojnë për votën e lirë dhe si protestë e parë e këtij lloji në zgjedhjet e para në Kosovën e pavarur, ajo duket mjaft e veçantë. Diçka krejt ndryshe nga Shqipëria ku shoqëria ka rënë në apati për zgjedhjet, megjithë tubimet e fundit të socialistëve. Protestat e para për vota në Kosovë janë afirmim i një të vërtete të thënë më shpesh se ky vend ka traditë të shkëlqyer të shoqërisë civile. Ajo që s’dihet është: kush do të fitojë nga kjo përplasje?

Do kemi kopjim të të gjitha dukurive negative të Shqipërisë, pra jo vetëm të fushatave, apo Kosova do t’i korrigjojë që në lindje këto mëkate, falë kësaj shoqërie të fortë civile? Do kemi ndryshim të traditës së bastioneve, realitetit fisnor dhe krahinor, pra lindje të Kosovës së re pa ndarje krahinore, apo situata do mbetet e pashpresë?

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama