Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Avantazhet e të qënit udhëheqës

Shkruar nga: Eduard Zaloshnja  
Botuar më: 25 vite më parë

Eduard Zaloshnja
Avantazhet e të qënit udhëheqës

Për shembull, disa individë ose grupe individësh brenda sistemit mund të kenë agjendat e tyre personale dhe mund të përpiqen të bllokojnë iniciativat e dhëheqësit me mënyra të fshehta ose të hapura. Gjithashtu, një strukturë e gjerë organizative është zakonisht një bashkësi individësh dhe grupesh me synime jo të njëjta, të cilët janë vazhdimisht në konkurencë me njëri tjetrin për t'u ngjitur sa më lart. Dhe, që të ruajë kohezionin e strukturës, udhëheqësit të saj i bie barra të ruaj ekuilibrat e nevojshme mes individëve dhe grupeve poshtë tij. Por sado të mëdha të jenë sikletet që vartësit iu krijojnë udhëheqësve, këta të fundit kanë avantazhet e tyre. Ata kanë një pozicion qendror që e rrit kapacitetin e tyre për të marrë vendime strategjike. Në qoftë se nuk e kanë vetëizoluar veten në mënyrë absurde, ata kanë mundësi të grumbullojnë informacion më shumë se çdo njeri tjetër në strukturat që drejtojnë. Ata kanë në dorë bërjen ose mosbërjen e shumë favoreve dhe, ç'është më e rëndësishmja, mund të përdorin veton për vendime të rëndësishme qënuk iu vijnë për shtat atyre. Një udhëheqës ka fuqinë të përcaktojë agjendën e strukturës që drejton. Për shembull, një kryetar bashkie nuk ka më shumë pushtet se këshilli bashkiak, por ka të drejtën të përcaktojë agjendën e këtij këshilli. Përveç kësaj, një përdorim me efikasitet i prezencës së tij në media i krijon mundësinë ta udhëheqë këshillin bashkiak dhe jo që të ndodhë e kundërta. Udhëheqësi ka kapacitetin të mobilizojë vartësit e vet brenda strukturës që drejton dhe të tentojë aleanca jashtë saj si asnjë tjetër në strukturë. Në lidhje me inisiativat që një udhëheqës dëshiron të ndërmarrë, egziston një numër i madh individësh në strukturën që ai udhëheq, të cilët mund ta mbështesin me gjithë zemër, dhe që ai mund t'i aktivizojë për të neutralizuar kundërshtitë e brendëshme. Me pak fjalë, udhëheqësi ka aftësinë t'i hapë dritën jeshile iniciativave të ndryshme me një minimum shpenzimi energjish. Vetë të qënit në krye të strukturës i jep atij zë dhe vizibilitet si asnjeriu tjetër në të. Këto avantazhe të të qënit udhëheqës përbëjnë një trampolinë nga mund të tentohen rezultate pozitive, por që, fatkeqsisht, nuk garantojnë arritjen e tyre. Për shembull, në Shqipërinë tonë, Berisha dhe Nano i kanë shfrytëzuar deri në maksimum avantazhet e të qënit udhëheqës, por rezultati i qeverisjes së tyre, parë nga këndvështrimi i të qeverisurve, ka qënë izerabël. I pari, kur ishte në fuqi, ndërtoi një shtet me themele të krimbura, i cili u shkërmoq si një kala rëre në vitin 1997. Ndërsa i dyti ka ndërtuar një shtet ku, sipas një sondazhi të Gallup International, 75% e popullsisë është e pakënaqur me qeverisjen. Dhe kjo ka ndodhur sepse të dy këta udhëheqës kanë patur interesin e tyre personal si busull dhe jo arritjen e rezultateve pozitive në qeverisje. I pari, kur ishte në fuqi, synonte akumulimin e gjithë pushtetit në duart e tij, në kurriz të mbarvajtjes së punëve të shtetit. Ndërsa i dyti, i cili është tani në fuqi, synon një akumulim sa më të madh të pasurisë, gjithnjë në kurriz të mbarvajtjes së punëve të shtetit. Një tjetër tabllo kanë prezantuar në Shqipëri udhëheqës më të rinj në moshë dhe mentalitet. Për shembull, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë demonstruar aftësinë për t'i përdorur avantazhet e të qënit në krye të strukturave qeverisëse në funksion të arritjes së rezultateve të prekshme për njerzit që kanë qeverisur. Ndërkohë, nuk duhet lënë pa përmendur fakti se, edhe për këta dy udhëheqës të rinj, nuk mungojnë zërat rreth përdorimit të pushtetit për interesa personale. Por gjasat janë të mëdha që në biografinë politike të secilit, të peshojë vetëm fakti se gjatë qeverisjes së tyre nuk ka patur pakënaqsi të popullsisë në masën 75%, apo humbje të kursimeve tënjerzve në masën një miliard dollarë. Ironikisht, në zgjedhjet e kësaj rradhe, votuesve nuk iu ofrohen shanse reale për të zgjedhur si kryeministër një udhëheqës të ri, i cili do të jepte shpresë se do t'i përdorte avantazhet e të qënit udhëheqës në funksion të arritjes së rezultateve të prekshme për shqiptarët e thjeshtë. Siç shkruante Agim Xhafka në një artikull të paradokohshëm, zgjedhja, praktikisht, është midis Breshër Saliut dhe Nano Shiut. Jo se shanset për të qënë në krye të qeverisë nuk i kanë edhe udhëheqës të rinj si, për shembull, Ilir Meta apo Dashamir Shehi. Por ato janë vetëm shanse teorike. Dhe, po të parafrazohet një thënie e vjetër popullore, mund të thuhet se nga teoria në praktikë, shtrihet një lumë i vërtikë. Si rrjedhim, në kushtet aktuale, votuesit që nuk duan të shohin në krye të qeverisë asnjërin prej dy dinosaurve të politikës shqiptare, mund t'ia japin votën partiake LZHK-së ose LSI-së, ndërsa në vartësi të orientimit personal politik, mund të votojnë për kandidatin e djathtë apo të majtë që ka më shumë shanse të fitojë në zonën e tyre. Dhe në qoftë se LZHK-ja dhe LSI-ja krijojnë grupe parlamentare me peshë, si Breshër Saliu edhe Nano Shiu nuk do të kenë vota të mjaftueshme në parlament për të marrë në dorë kryesimin e qeverisë. Pra, kushdo qoftë fituesi ndërta, do të detyrohet të emërojë në postin e kryeministrit një vartës që ka fituar mëshumë pikë se ata vetë në sondazhe, në mënyrë që të zhbllokojë impasin parlamentar. Kuptohet që një kryeministër i tillë nuk do t'i kishte avantazhet e të qënit udhëheqësi i shumicës parlamentare, por mendja ta do se ai do të ishte për shqiptarët e thjeshtë më i mirë se Breshër Saliu apo Nano Shiu.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama