Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Disa perfundime nga ceshtja Fazlic

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 16 vite më parë

Mentor Nazarko
Disa perfundime nga ceshtja Fazlic

Prononcimi i djeshëm i ish-zyrtarit të lartë amerikan, Gurule, me një emër thuajse të frikshëm në shqip, për rrezikun e pastrimit të parave mbas aferës ‘Fazliç‘, tregon se ajo ka marrë përmasa serioze. Gurule-ja nuk doli në një media shqiptare thjesht se gazetares së kronikës i kishte shkuar mendja ta intervistonte. Ai kishte dalë për të shprehur jo thjesht shqetësimin e vet, të ambasadës, d.m.th., të Departamentit të Shtetit, por dhe të institucioneve që ai ka përfaqësuar. Dushi i ftohtë, që ai u dha të keqkuptuarve, ishte thuajse fatal. Jemi pra, në një pikë të çështjes ‘Fazliç‘ ku të huajt, drejtësia, politika, shoqëria, media, madje dhe "Portokallia", po merret gjerësisht me të dhe mund të tërhiqen disa përfundime. Që lidhen me institucionet, me skenarët politikë, me të ashtuquajturin raport të Berishës me korrupsionin. Si dhe disa përfundime me rëndësi administrative, mediatike dhe juridike.

Po e nisim më së pari me përfundimet institucionale.


Me shqiptimin kritik e të vrazhdë të ambasadorit amerikan në fytyrë të Kryeministrit Berisha, duket se për një farë kohe institucionet e pavarura mund të pretendojnë njëlloj qetësie në raportet e tyre me ekzekutivin. Derisa Kryeministri në stilin e vet prej politikani, që sistematikisht bën sikur nuk kupton gjuhën e të huajve, d.m.th., që bën shpesh sikur keqkupton mesazhet e tyre, do të përfshihet në një ndërmarrje të re kundër pavarësisë së institucioneve. Ama, ëndrra e Kryeministrit Berisha për të shtënë në dorë të gjitha institucionet e pavarura në emër të mandatit politik të dhënë nga votimi popullor, mori një goditje të rëndë, ndoshta përfundimtare. Në ditët e para të marrjes së pushtetit prej tij, kisha imagjinuar turfullimin e tij për shkak të pafuqisë për të komanduar tryezën e butonave. Raporti i tij me shtetin, me pushtetet e tij mund të parafytyrohej si raport me tryezën e butonave, ku secilit prej tyre i përgjigjej një pushtet i caktuar. Por nëse dikur si President në regjimin e gremisur me krizën e piramidave, ai komandonte gjithçka, sot tryeza e butonave nuk i përgjigjej. Tentonte të shtypte butonin e prokurorisë, nuk kishte reagim; atë të gjykatave, gjithashtu, atë të SHIK, akoma më keq. Kontrollin e Lartë të Shtetit, asnjë shenjë. Presidentin? Më keq akoma. Sot, pak më shumë se tre vjet nga ky parashikim, Berisha gjendet në të njëjtën pikë. Ka hequr vetëm prokurorin Sollaku, por situata për të është keqësuar dhe më shumë në raportin me prokurorinë. Nuk ka më asnjë alibi të qenësishme për ta sulmuar atë, megjithëse sizifian në arritjen e objektivave të veta, ai mund të tentojë të krijojë pretekste të tjerë me synimin për ta delegjitimuar prokurorinë në prag të zgjedhjeve.

Parë kështu, në këndvështrimin institucional, gjithë institucionet e pavarura prej këtij konflikti të fundit rezultojnë dhe më të forta se më parë. Prokuroria është ajo që forcohet më shumë, sa kohë që fiton njëlloj paprekshmërie në punën e vet. Dhe nga ky lajm vetëm mund të gëzohemi: praktikisht modeli i ndarjes së institucioneve, i instaluar prej socialistëve në vitin 2002 me emërimin e Sollakut, po funksionon ndoshta në mënyrë të pakthyeshme.


Në planin politik mund të thuhet ndërkaq se e ashtuquajtura çështje ‘Fazliç‘, përshpejtoi idenë e futjes së Kryeministrit Berisha në një cikël politik që mund të quhet cikli i rënies së tij politike, pa shans rikthimi. Me gjithë zhgënjimin tonë për këtë stil qeverisjeje të njeriut që mund ta kishte interpretuar ndryshe këtë pjesë të karrierës së tij, plot fat prej "njeriu që ra nga kati i njëzetë dhe u ngrit sërish", siç e konsideronte shtypi grek, u përplasëm me provat më të prekshme të mendimit dhe veprimit të zotit Berisha, për të qeverisur sipas të njëjtit model humbës. Modelit që u gremis me piramidat. Dhe që duket se sot do ta çojë sërish drejt humbjes. Praktikisht sot, Berisha ka kundër prokurorinë (megjithëse sigurisht Ina Rama nuk është socialiste) që do të hapë në gjashtëmujorin e parë të 2009, tri procese që mund të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme si ai për rrugën Durrës-Kukës, për çështjen ‘Fazliç‘ dhe ai për Gërdecin. Kryeministri Berisha ka kundër amerikanët, siç u duk në mënyrë plateale nga insistimi i ambasadorit për ta goditur ballas, madje duke ftuar në këtë ndërmarrje dhe ish-nënsekretarin amerikan të Thesarit, Gurule. Ka kundër dhe Presidentin e Republikës, me të cilin duket se nuk ka kthim mbrapa. Pa folur për opozitën. Me kaq shumë armiq kundër, vështirë se mund të fitosh.


Po ç‘mund të thuhet për raportin e Kryeministrit me korrupsionin, jo në formën e sulmeve të tij verbale ndaj korrupsionit, vend e pa vend, megjithëse kjo luftë duhet të jetë pikësëpari e institucioneve të së drejtës? Me rreshtimin e Kryeministrit në mënyrë të paprecedent në mbrojtje të një biznesmeni të huaj dhe me rreshtimin publik të këtij biznesmeni të huaj pro qeverisë, praktikisht Berisha dëfteu lidhjen e pazgjidhshme me këtë njeri dhe me fatin e tij. Nuk kishte ndodhur kurrë që Kryeministri të pranonte publikisht se kishte mik një biznesmen shqiptar apo të huaj. Nëse e bëri këtë, ose do të tregojë se beson në pandëshkueshmërinë e Fazliçit (si mund të rreshtohej hapur Berisha në favor të dikujt që e di se mund të arrestohet nesër, apo që dyshohet si i përfshirë në pastrim parash, siç tha akulltësisht Guruleja) ose se ishte i detyruar ta bënte. Mund ta ketë bërë për të mbrojtur veten (lidhjet profesionale të Fazliçit me të dhe familjarët e tij janë problematike në planin propagandistik të paktën), apo thjesht dhe vetëm për të mbrojtur të tjerët që ja kanë kërkuar mbrojtjen. Argumenti mbi të cilin është mbështetur mbrojtja e Kryeministrit Berisha se Fazliç nuk ka përdorur para publike, nuk mjafton. Ka disa të dhëna moralisht komprometuese, të paktën për mënyrën se si janë bërë tenderët publikë për blerje energjie, ndërtim rrugësh dhe rezultatin e tyre, veçanërisht ata të fituar nga kompanitë serbe "Rudnap", degët serbe të "Alpin"-as etj. Kompani që rezultojnë se kanë referent, pikë kontakti të privilegjuar Fazliçin. Nuk mund të kundërshtosh përfshirjen e kompanive serbe në tregun shqiptar të energjisë, apo të ndërtimit, por nëse janë vetëm serbët që fitojnë, atëherë kjo duket një tendencë e organizatorëve të tenderëve jo elektronikë. D.m.th., duket si një prirje e vetëdijshme e tyre që të fitojnë kompanitë miqësore me Fazliçin, d.m.th., kompanitë serbe. Askush nuk kishte guxuar ta instalonte më parë këtë prirje në një shkallë të tillë me paratë publike: kur e bënë socialistët e KESH-it me EFT, Berisha lëshoi gjithë bubullimat e qiellit. Po, ndërsa socialistët hoqën dorë nga vjedhja me tenderë në favor të vjedhjes me koncesione, qeverisja demokrate ju kthye tenderëve. Që po i fitojnë serbët. Dhe socialistët e KESH-it, duken plotësisht të shfajësuar dhe ndaj kritikojnë demokratët.


Në planin mediatik, me çështjen ‘Fazliç‘, po kuptojmë se me ndonjë përjashtim, shtypi i përditshëm, mediat në përgjithësi, e kanë të vështirë të ndjekin cilësisht afera të kësaj natyre që kanë brenda elementë të financës së lartë, të spekulimeve urbane, të së drejtës tregtare etj. Dakord, kjo çështje shënon triumfin e transparencës dhe mediat kanë meritë për këtë, por ato përgjithësisht po lëvizin në të njëjtat pista me politikën e të dy krahëve dhe mungojnë zërat e pavarur, ekspertët e paanshëm që vendosin pikat mbi "i". Në publikimin e kësaj afere, disa zëra të veçantë, mjaft aktivë dhe me natyrë sulmuese ndaj qeverisë janë pak dhe nuk fitojnë dot integralisht kredibilitetin e humbur në beteja të tjera proBerishë. Me përjashtim të gazetarit investigativ, Habion Hasani, i cili ka ushqyer me zbulimet e veta thuajse të gjithë mediat dhe zërat e tjerë riprodhojnë ose artikujt e shtypit boshnjak për seriozitetin e të cilit nuk kemi prova të pakundërshtueshme, ose teza të prodhuara nga dy kampet politike. Sigurisht, bërja publike e gjithë veprimtarisë së Fazliç ka djegur shumë karta morale, apo të tjera të valëvitura nga kreu i qeverisë, por mjerisht mungojnë zëra të pavarur që dinë të ndajnë përgjegjësitë morale, politike nga ato juridike.


Kjo pafuqi e medias vendos ama theksin në një moment juridik mjaft interesant, i cili nuk është paprecedent gjetkë. Spekulimet urbane janë hasur kudo në Perëndim dhe bashkë me to dhe strategjitë mbrojtëse për t‘i shpëtuar ligjit, siç e tregon dhe prania e juristëve amerikanë në mbrojtje të Fazliçit. Pastrimi i parave siç na profetizoi akulltësisht Guruleja, është i vështirë të zbulohet. Pyetja thelbësore është: a është e dënueshme penalisht veprimtaria e Fazliçit, apo ajo e zhvilluar në kufijtë e të ligjshmes, duke përfituar nga mbështetja politike, nuk mund të atakohet juridikisht? Dakord, mund të atakohet politikisht, moralisht, por kjo nuk do të thotë se ajo mund të sjellë dënimin e dikujt, pra dhe Fazliçit. Dhe ndoshta as të referentëve të tij politikë. Ky duket se mund të jetë ngushëllimi i vetëm për humbësit moralë dhe ndoshta dhe politikë të aferës ‘Fazliç‘. Në planin politik, bilanci duket qartësisht me humbje për ta. Pa shpresë rikthimi si më 2005-ën.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama