Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Vota politike qe demton qytetet

Shkruar nga: Artur Zheji  
Botuar më: 9 vite më parë

Artur Zheji
Vota politike qe demton qytetet

Data 21 qershor 2015, shënon edhe dyvjetorin e datës 23 qershor 2015. Dyvjetorin e fitores dërmuese të së majtës, tronditjen mosbesuese të ish-mazhorancës, që u zgjua dy vite më pare nga një gjumë vetëkënaqësie, tek luante me emërimet dhe ç’emërimet e ministrave të kabinetit, me dehjen që japin duartrokitjet e shtirura të mitingjeve dhe buzëqeshjet servile të këshilltarëve që dëgjojnë këshilla dhe gradoheshin për të tundur kryet, me gjeste mahnitjeje dhe me kyçje goje me drynj të florinjtë.

Në këto dy vite, duket se opozitës, here të tradhtuar nga shtiranakët dhe here të braktisur nga ministrat dhe drejtorët më parellinj, i ka dalë dehja dhe në dy nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, në Tiranë dhe në Durrës, ka kandiduar dy“gladiatorë” që do ta çojnë betejën e tyre deri në “pikën e fundit të gjakut”, për krenarinë e tyre më së shumti.

Kështu perceptohen dhe kështu shfaqen në këtë hap të parë, Halim Kosova në Tiranë dhe Grida Duma në Durrës.

Mirëpo nga ana tjetër, Shumica duket se edhe ajo po merr masat e veta. Erion Veliaj në Tiranë është një nga ata kuajt e rinj të një race të re politike që po kafshon e thuajse po këput frerët nga padurimi për të zbritur në pistë. Vangjush Dako, në kandidimin e parë fitoi me një grusht vota, në të dytin me një thes vota më shumë se në të parin dhe tani duket i gatshëm të shkrijë çdo potencial për fitoren e tij të tretë. Dhe për çudinë e të gjithëve, ndryshe nga Gjika në Vlorë, ndryshe nga kasapi i Gjirokastrës apo nga Shkëmbi i butë i Pogradecit, me të gjithë konsumin dhe mosçudirat që ka bërë në qytetin e Durrësit, Dako u rikonfirmua për të garuar në Durrës.

Pikërisht në Durrësin, ku tritoli fillestar i Ramës, që bëri një kurë pastruese të përshëndetur jo pak në Vlorë, nuk trokiti asgjëkundi, siç duket me sindromën e dorëzimit, se kundër ndërtimeve abuzive në atë qytet nuk mjaftonte as tritoli dhe as c4, por duhej spastrim atomik si ai i Hiroshimës, për të kthyer në vete qytetin bregdetar, të masakruar për 25 vjet.

E pra, le të mbetet ai që ishte, se na duhet rezervuari i votave politike…

Kjo gjë nuk mund të thuhet për Tiranën, që ka qenë shpesh paradhoma e fitoreve apo humbjeve të zgjedhjeve kombëtare, ku Rama, nëpërmjet Erion Veliajt, do të tentojë të realizojë së bashku me të sfidën e tij shumëvjeçare dhe të pambyllur me Kryeqytetin.

Shumë politikë pra, shumë politikë në të gjithën këtë klimë që parashtrohet si një sfidë për jetë a vdekje dhe ende aspak e asnjë fjalë, për jetën, për jetën ndryshe të qyteteve tona që po agonizojnë të përdhunuara nga betoni, trafiku dhe vdekja e mushkërive të gjelbra.

Pritet pra, me padurim që gara të jetë edhe një ringritje e Opozitës. Si një presion. I domosdoshëm dhe jetik për vigjëlimin e përgjegjësisë qeverisëse. Për të shpëtuar ç’ka mbetur nga qytetet. Dhe sa më parë dhe sa më seriozisht!

Shanset nuk mungojnë, sepse Kosova dhe Duma do të jenë kundërshtarë të vështirë dhe realë në garën që do të fillojë. Dhe nëse prekin nervin e atrofizuar vende-vende të shqiptarëve, do të përmirësojnë balancat politike, për shëndetin e mirë të të gjithëve.

Të qeverisë në radhë të parë, e cila duket që tash se ka nevojë për një kurë dobësimi dhe një palestër të re, nën presionin e rreptë të një Opozite që duket se po fillon të rritet.

Më e shëndetshme.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama