Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Trap

Shkruar nga: Edmond Tupja  
Botuar më: 10 vite më parë

Edmond Tupja
Trap

Më duhet, ende pa hyrë në temë, të bëj një sqarim tejet të nevojshëm për të mos ua lënduar, me titullin e këtij shkrimi, veshët e ndjeshëm deri në pafajësi lexueseve e lexuesve të mi të moralshëm. Fjalën “trap” nuk e kam zgjedhur aspak për vlerën e saj vulgare si sharje apo fyerje, por…për kuptimin e mirëfilltë që figuron edhe në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, të botuar në Tiranë në vitin 2006, d.m.th. për kuptimin “mjet i thjeshtë lundrimi, i ndërtuar me trungje të lehtë ose mbi dy lundra të vogla”.

Vërtet e kam përdorur fjalën “trap” në kuptimin e mirëfilltë, por për të ndërtuar një krahasim. Një krahasim midis trapit si mjet lundrimi dhe shtetit të sotëm shqiptar. “Përse vallë u dashka bërë ky krahasim?” – mund të ndë- rhyjë me shumë të drejtë ndonjë nga lexueset apo nga lexuesit e lartpërmendur.

Sepse trapi, gjithmonë si mjet lundrimi, nuk është fort i sigurt për ata që udhëtojnë me atë, sidomos në lumenj të rrëmbyer e në kohë të stuhishme, kurse, nga ana tjetër, shteti i sotëm shqiptar më duket çdo ditë e më tepër, sidomos pas çështjes tronditëse Doshigejt, se e ka humbur atë siguri që shpaloste deri dje me një krenari pothuajse arrogante.

Kështu që, trapi, gjithmonë si mjet lundrimi, në përpjekjet e tij gati të dëshpëruara, për të shmangur vorbullat e lumenjve dhe shakullinat e shtrëngatës, më ngjan si vetë shteti i sotëm shqiptar. Ky krahasim më nxit që, nga këndvështrimi metaforik, t’i shoh këto dy realitete gati në osmozë me njëri-tjetrin, madje deri në atë pikë saqë, nga këndvështrimi gjuhë- sor, të krijoj neologjizmin “shtettrap”.

Megjithatë, një ndryshim ekziston këtyre dy realiteteve: Trapin e drejton trapari, një dhe një i vetëm, të tjerët janë thjesht udhëtarë, bagëti apo mallra. Trapari, gjithmonë sipas vijon nga faqja 1 fjalorit të lartpërmendur, është “ai që nget trapin”; ai nuk është zgjedhur as emëruar si trapar nga udhëtarët, nuk mund të japë dorëheqjen nga drejtimi i trapit kur është në udhëtim e sipër.

Ndërsa, figurativisht, në rastin e shtettrapit, kemi disa traparë, ndër të cilët ata që janë në krye të legjislativit dhe ata që janë në krye të ekzekutivit, të cilët normalisht, me ligj, kanë në duar fatet e shtettrapit; mirëpo, kur një pjesë e udhëtarëve që i kanë zgjedhur vërejnë se, gjithmonë figurativisht, traparët në fuqi nuk janë të aftë, për disa arsye dramatike, ta udhëheqin shtettrapin, atëherë, pavarësisht se janë në udhëtim e sipër, kur e mbushin kupën, ata mund dhe duhet të japin dorëheqjen sepse në shtettrapin shqiptar ka shtettraparë realë (në gjirin e shumicës së majtë) dhe virtualë (në gjirin e opozitës), që mund dhe duhet të jenë më të zotë dhe që mund dhe duhet t’i zëvendësojnë kupëmbushurit në mënyrë që trapi të mos marrë kot e të përplaset pas shkëmbinjve.

Por le t’i kthehemi për të fundit herë fjalorit të lartpërmendur; atje do të vërejmë se fjala “trap” ka edhe disa kuptime të tjera të mirëfillta, si edhe disa shprehje të figurshme që i përshtaten fare mirë realitetit dhe aktualitetit shqiptar. Kështu, gjejmë këto kuptime të fjalës sonë kyç: 1. hulli (komenti ynë – çdo trapparti kërkon t’i fusë njerëzit në hulli); 2. përrua i ngushtë dhe i thellë (i njëjti koment nga ana jonë); e thelluar midis mollaqeve (komenti ynë: duhet t’i kesh të forta që të mos vritesh kur bie nga fiku i trappushtetit); 3. gropë në tokë ku futin patatet gjatë dimrit, gropë e madhe, transhe – (komenti ynë – kush s’ka kokë, bie në gropë dhe i thonë: Surrat trap, sytë pse s’i hap!) etj. etj.

Nga ana tjetër, në të njëjtin fjalor, tek i njëjti zë, gjen fjalët e urta “mos ec me vrap, se bie në trap” (komenti ynë – si në zgjedhjet për deputtrap), “pa hedhur trapin, mos thuaj hop” (komenti ynë – se të shkon mundi kot), si edhe shprehjet “ra në trap (në kurth)” (komenti ynë – shprehje fort e saktë për trapaktualitetin shqiptar) dhe “ku ta nxjerrë trapi” në kuptimin “të bëhet si të bëhet, të dalë si të dalë” (se mali mi po pjell dhe balena ngjalë).

Së fundi, e vetmja vërejtje që mund t’i bëhet fjalorit të lartpërmendur lidhur me fjalën “trap”, është se ai nuk përmend kuptimin vulgar të kësaj fjale, që sot përdoret shumë dendur në shprehje të tilla si “mos më çaj trapin”, “ti qenke trap fare”, “trap kaluar trapit” etj., etj., të cilat askush nuk na ndalon t’i përdorim për të cilësuar edhe ata që, nga maja e Olimpit, pandehin se çdo shqiptar është trap e se mund t’ia hedhësh sa herë të të dojë trapi!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama