Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Pertej Ngrefjes dhe Delirit Provincial

Shkruar nga: Artur Zheji  
Botuar më: 10 vite më parë

Artur Zheji
Pertej Ngrefjes dhe Delirit Provincial

Dikur, një tufë kureshtarësh, me siguri nga Shqipëria, e kishin pyetur filozofin persian, Nastradin efendiun, me afsh të madh për dituri, se ku është qendra e botës? Qendra e Botës?! – ishte përgjigjur mendueshëm dijetari, duke kruajtur të pasmet.

Shumë e thjeshtë! Ja këtu, këtu, në këtë hurin, ku e lidh gomarin unë! – kish dhënë karar Nastradin Efendija. Dhe kështu nxënësit e tij të asaj kohe, të ngjashëm shumë me shqiptarët e sotshëm, ishin larguar me kokën plot nga dijet e marra.

Kjo rrëfenjë e gjyshes m’u kujtua kur dëgjova vendimin e UEFA-s, në lidhje me interpretimin që iu bë, “ndeshjes përleshje” që u zhvillua në stadiumin serb të Beogradit ca ditë më parë. Pasi na rrahën paq dhe na poshtëruan sa mundën, tanimë serbët, morën, në sajë të lobimeve të tyre virtuoze ndërkombëtare, barazimin moral. Duke na dhënë kështu njëherazi, një mësim të mirë dhe që do të mbahet mend gjatë!

Mësimi, nëse duam të kapërcejmë nivelin filozofik të Nastradinit, thotë pak a shumë, se Qendra e Botës nuk është as në Tiranë dhe as në Prishtinë, e pra, nuk është aty ku e lidhim gomarin ne!  Qendra reale e botës pra, është aty ku e lidhin “gomarin” të fortët dhe të mëdhenjtë realë të kësaj bote që njohim dhe nuk njohim. Dhe përpara kësaj bote dhe kësaj Super Elite, ne jemi realisht shumë të vegjël dhe shumë pa peshë.

Sepse mbi të gjitha jemi një popull i gjorë, që kemi prodhuar përgjithësisht një klasë politike, përgjithësisht delirante dhe provinciale. Një klasë politike, grindavece, egoiste dhe tahmaqare, për para, pushtet dhe ngrefje publike prej beu.

Një klasë politike, e cila, edhe në këtë incident ndërkombëtar qëndron në barrikadat e veta meskine të luftës politike, herë bojkotuese dhe herë kryeneçe. Një klasë politike që nuk e gjen dot mënyrën, edhe në këtë përballje ndërkombëtare, të bashkojë forcat, influencat, lobimet dhe energjitë për të mbrojtur ngjyrat kombëtare në një arenë ndërkombëtare, që rrëfehet ndoshta me të drejtë, cinike me ne.

Sepse, këta ndërkombëtarët kanë një kujtesë të mirë. Ata mbajnë shënim me përpikmëri për lumin e sharjeve, fyerjeve, akuzave të ndërsjella dhe të paprovuara, që klasa jonë politike dhe zagarët që e përcjellin lëshojnë lartë e poshtë kundër njëri-tjetrit. Duke zhvleftësuar vetveten dhe të gjithë ne sëbashku, në sytë e të gjithëve. Duke ndërtuar me çdo mjet imazhin e një populli konfliktual, sherrxhi dhe primitiv, si pjesa më e madhe e klasës politike që ka pjellë, e që ka mbushur me të vjella e vrere stomaqesh të prishura, korridoret dhe zyrat e Brukselit, në këto 20 e ca vite.

Kjo përsa i përket mëkateve tona të majme. Të cilat e kanë bërë më të lehtë, shumë më të lehtë vendimin e UEFA-s ndaj nesh, duke na konsideruar teorikisht fajtorë, pavarësisht se në këtë rast nuk ishim aspak.

I kam ndjekur me simpati reagimet “popullore” ndaj të huajve. Shumë mirë! Por gishti duhet drejtuar fillimisht nga vetja. Nga aftësia jonë për të krijuar një peshë të vërtetë influencash dhe lobimesh. Nga aftësia jonë kombëtare për të krijuar jo ngrefje, por prestigj kombëtar. Duke filluar së pari nga fshirja e pështymave fyese për njëri-tjetrin, e pra duke filluar nga respekti për veten, që të fitojmë me durim edhe respektin e ardhshëm të të tjerëve.

Padyshim, ky vendim qesharak i UEFA-s është një tallje për të gjithë. Një dëshmi se sa pak vlejmë në arenën ndërkombëtare, se sa shumë vlera i kemi ngrënë vetes përmes luftës së brendshme politike, ku shahesh me farë e fis deri në tre breza.

Por edhe një kujtesë:

“Qendra e Botës nuk është aty ku e lidhim gomarin ne!”

Sepse këtë tha edhe UEFA, “Qendra e Botës është aty, ku e lidh gomarin unë!”

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama