Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

A duhet shkarkuar Presidenti?

Shkruar nga: Skënder Minxhozi  
Botuar më: 10 vite më parë

Skënder Minxhozi
A duhet shkarkuar Presidenti?

Bujar Nishani është një president i njëanshëm. Ai u zgjodh në krye të shtetit, teksa ishte ministër i brendshëm, e jo një figurë konsenusi, ashtu siç ka qenë kurdoherë e këshillueshme të ndodhë për një vend ende shumë të polarizuar si Shqipëria

 

Pozita duket se nuk po i duron dot tundimit verbal, për të hedhur në publik një tezë, e cila deri tani është konsideruar si një tabu nga  pikëpamja politike institucionale e shifrore. Kreu i komisionit të sigurisë Braho, por edhe deputetë socialistë, kanë filtruar idenë e inicimit të procedurave për largimin e Bujr Nishanit nga posti i kreut të shtetit.

Për momentin nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të dalluar nëse kemi të bëjmë me një “balonë prove” të lëshuar nga maxhoranca, për të testuar pulsin e palëve, apo për një tentativë konkrete për të larguar Nishanin nga presidenca. Gjasat janë që të jetë varianti i parë dhe jo i dyti. E kjo për më shumë se një arsye. Më së pari, ajo që e mbron sot Nishanin nga sulmet eventuale të Ramës dhe Metës, është e njëjta mburojë kushtetuese që mbrojti edhe Moisiun e Topin nga Berisha.

 

Neni 90 i Kushtetutës sanksionon se duhen dy të tretat e deputetëve, për të rrëzuar kreun e shtetit, për shkelje flagrante të Kushtetutës apo kur kryen një krim. Shumica e sotme ka “vetëm” 85 vota, nga 140 që është totali i mandateve të Kuvendit të Shqipërisë. Prej muajsh përflitet për një afrim të votave çame drejt të majtës, por sërish kjo nuk do ta shtynte “baticën” deri në këmbët e kreut të shtetit. 

Së dyti, një silurim hipotetik i Nishanit do të krijonte një lëkundje të fortë sizmike në kokën e shtetit. Ky do të ishte një operacion, përballë të cilit u tërhoq edhe Berisha, megjithë tundimin e fortë që kishte. Natyrisht që ish-kryeministri ishte shumë i dobët numerikisht në Kuvend, por forca e maxhorancës së sotme nuk e bën më të lehtë operacionin në fjalë, i cili nuk është thjesht numerik apo mekanik, por ka komplikacione të konsiderueshme politike e institucionale.

Bujar Nishani është një president i njëanshëm. Ai u zgjodh në krye të shtetit, teksa ishte ministër i brendshëm, e jo një figurë konsenusi, ashtu siç ka qenë kurdoherë e këshillueshme të ndodhë për një vend ende shumë të polarizuar si Shqipëria. Sjellja e tij pas 23 qershorit, është ajo e një presidenti që e konsideron veten të rrethuar nga armiq. Me këtë logjikë ka ngritur ai edhe stafin me të cilin punon, me këtë logjikë ka ndërtuar edhe marrëdhëniet me palët politike.

E thënë kjo, Nishani është një figurë institucionale me të cilin shumica duket e shtrënguar të bashkëjetojë gjatë. Shqipëria nuk e ka luksin të durojë një përplasje politike, në emër të largimit të kryetarit të shtetit para fundit të mandatit. Kur për një avion, me plot kuptimin e fjalës “mushkonjë”, tensioni politik i ngrit në kupë të qiellit, mund të imagjinohet çfarë tendosjeje do të shkaktonte largimi i presidentit. 

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama