Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

ILDKP filloi të veprojë. Për momentin, jopolitikisht

Shkruar nga: Arjan Vasjari  
Botuar më: 10 vite më parë

Arjan Vasjari
ILDKP filloi të veprojë. Për momentin, jopolitikisht

Bilanci i parë i punës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive është se ka krijuar atmosferën për ta lënë mënjanë,së paku hëpërhë, debatin mbi antikushtetutshmërinë e qëndrimit të shumicës ndaj institucionit. Qoftë anomalia logjiko-juridike e parlamentit në zgjedhjen e kreut të institucionit, qoftë beteja politike e shumicës kundër kompetencave të Presidentit lidhur me institucionin, janë zhvendosur në linjën e dytë të rëndësisë publike. Shpjegimi është i thjeshtë dhe evident: ILDKP ka filluar të veprojë.

 

Një seri funksionarësh,të mazhorancës dhe jo vetëm,janë kallëzuar penalisht ose ndëshkuar administrativisht,për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore për origjinën dhe deklarimin e pasurive. Nuk duket që të ketë ndonjë operacion selektiv dhe kjo i rrit sigurisht reputacionin procesit. Mirëpo, lista është sidoqoftë modeste si shifër dhe shumë më modeste si hierarki. Është e kuptueshme se, të pretendosh pas kaq pak kohe për më shumë, do të qe e pandershme ndaj institucionit. Kjo në fakt, pra padurimi i shoqërisë për të parë zgjatjen e listës, është një nga sfidat që ILDKP duhet të përballojë. Por nuk është kjo sfida kryesore. Shoqërisë më shumë se numrat i interesojnë emrat. Kjo është beteja me emrat.

 

Dy-tre burokratë periferikë apo një gjykatës i lartë janë shumë-shumë pak për të ilustruar fenomenin kriminal të pasurimit arrogant të individit publik në këtë vend. Këta janë emra që ose nuk thonë gjë, ose thonë shumë pak për të shpjeguar metastazat e kësaj të keqeje. Ajo për çfarë vlen realisht denoncimi i këtyre emrave, nuk ka të bëjë më shumë me pasuritë e tyre sesa për të kuptuar se çfarë pasurie mund të kenë ata që i kanë mandatuar apo emëruar këta emra. Në të gjitha rastet këta emra përfaqësojnë fragmente të influencës dhe jo të autoritetit. Autoriteti është pushteti, pushteti është politika. Pra,shoqërisë i interesojnë emrat e politikës.

 

Shkëlqim Ganaj, kreu i sapozgjedhur i ILDKP-së, nuk ka ndonjë curricul të lakmueshme, por së paku, e ka moralisht të padyshimtë. Ai ka një shans të madh: ka rastin që të legjitimohet përmes rezultateve duke zhvlerësuar kësisoj ilegjitimitetin e procedurës përmes së cilës u zgjodh. Por, sot për sot ai ka edhe një problem të madh:është një investiturë e pastër politike,njëanshmërisht politike. Ky handicap-i tij është penalizues jo vetëm në raportet e tij me opozitën por edhe me mazhorancën. Me opozitën, për shkak të paragjykimit të saj, me mazhorancën, për shkak të rrezikut prej keqpërdorimit prej saj. Që të mund të rehabilitohet ka vetëm një mundësi: të legjitimohet prej opinionit publik.

 

Ky legjitimim, në kushtet kur është i pamundur të burojë prej një pranimi plebishitar, pra nga gjithë shoqëria në totalitetin e saj, mund të arrihet duke përmbushur simetrikisht pretendimet që populli i majtë dhe i djathtë kanë ndaj institucionit. Nuk ka asgjë të padrejtë të thuhet se, nëse populli i majtë kërkon që institucioni të investigojë, mbi të gjitha, pasuritë e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, populli i djathtë kërkon të dijë pasuritë e Edi Ramës dhe Ilir Metës. Formula e shortit që hidhej deri dje për të përzgjedhur individët që do investigoheshin, mund të ishte demokratike si procedurë, por ishte e padrejtë si përmbajtje. Nuk i intereson askujt pasuria e “zëvendësdrejtorit të drejtorisë së planifikimit të gjuetisë së shpendëve në Ministrinë e Mjedisit” (nëse ekziston). Kur flitet për pasuri të paligjshme brenda një sistemi korruptiv si ky yni, dihet se përgjithësisht, kjo lloj pasurie përvijohet në rend proporcional me pushtetin. Sa më shumë pushtet, aq më shumë gjasë ka akumulimi i pasurisë. Pra, për ta thjeshtuar deri në ekstrem arsyetimin përmes një shembulli, populli i majtë kërkon që ILDKP të investigojë se, a ka pasuri të tjera, veç apartamentit të deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, dhe populli i djathtë kërkon që ILDKP të investigojë se me ç’të ardhura po e ndërton vilën në Dajt ish-kryebashkiaku Edi Rama. Ose fjala vjen, populli i djathtë i kërkon ILDKP-së të investigojë mbi vilat dhe festat e Kryetarit të Parlamentit dhe populli i majtë i kërkon ILDKP-së të investigojë mbi pallatin e rrëzuar në Vlorë që njihet si “pallati i Lulit”. Mundet që pas këtyre investigimeve të mos dalë gjë, e kjo për faktin se të gjithë mund të jenë të paimplikuar dhe ne do jemi populli (i majtë e i djathtë) më i lumtur i botës paskëtaj. Por ama, këta janë emrat me të cilët Shkëlqim Ganaj duhet të përballet për t’u legjitimuar, për t’i dhënë një sens qenies së tij në krye të ILDKP-së. Pastaj le të investigojë edhe pasuritë e ministrave, gjykatësve, doganierëve, taksidarëve, drejtorëve etj. Por fillimisht këta, fillimisht koka e politikës, e gjithë politikës. Sepse këta kanë qenë apo janë  simbolika e autoritetit. Beteja sublime për transparencën dhe legalitetin fillon me këta.

 

Kjo lloj qasjeje, veç të tjerash, do ta imunizojë nga çdo insinuatë apo sulm për njëanshmëri apo prapavijë politike në ushtrimin e funksionit. Agresiviteti institucional kundër krerëve të politikës do të ishte qartësisht qëndrim jopolitik. Në kaq pak kohë ka dhënë shenja, ndonëse mikroskopike, se po vepron jopolitikisht. Ngelet për t’u parë nëse shenjat do të shndërrohen në model.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama