Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Martesat gay? Nje lajm fort i vjeter

Shkruar nga: Fatos Baxhaku  
Botuar më: 11 vite më parë

Fatos Baxhaku
Martesat gay? Nje lajm fort i vjeter

Autori i këtyre radhëve është një heteroseksual, në mos i bindur, të paktën normal e me provë. Ka ndodhur kështu, jo për zgjedhje të tij, po sikurse ndodh rëndom në jetë, fatet tona përcaktohen nga dikush tjetër, dikush e quan “Zot”, dikush tjetër “Allah”. E ndokush tjetër thjesht me fjalën “Fat”. Unë vetë e quaj “Jetë”. Në këtë jetë mbase askush nuk duhet ta quajë veten, e thënë me plot gojën si krejtësisht, me fat. Mbase duhet ta gëzojmë atë që na kanë dhuruar disa rrethana fati, që nuk përsëriten më asnjëherë e askund sido që të jenë, në të mirë a në të keq.

Ky heteroseksuali që thoni ju, bashkë me një kolegun e tij dhe me shumë shokë të tjerë – të gjithë sot njerëz të rëndësishëm të medias dhe me sa di unë ende heteroseksualë të bindur – vendosën dikur, me thënë të drejtën, disi me ndrojtje e me frikë përkundër një opinioni, që ende nuk ishte gati të merrej me të tilla gjëra, që të botonte një intervistë të gjatë me kreun e një shoqate të brishtë gay e cila asokohe, bëhet fjalë për 1995-n, pra plot 18 vjet më parë, ishte ende në ilegalitet të thellë, në kuptimin legal të fjalës. Si ishte puna? Kishim vendosur të shisnim ndonjë kopje gazete më shumë? Ndokush prej nesh kishte lidhje me këtë komunitet? Kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të përballej me realitete të fshehta seksuale? Apo si? Asnjëra prej tyre.

Ne, asokohe, thjesht besonim, dhe mbase shumë prej nesh besojnë akoma, te vlera e pafund e lirisë, të të qenët ndryshe, te respekti për tjetrin, tek e drejta fondamentale e gjithsecilit për të pasur një jetë ndryshe. Sipas nesh askush, në asnjë rrethanë, në asnjë moment, në asnjë modë të stisur, nuk ka të drejtë të ndërhyjë në jetën private të tjetrit. Kjo është një nga ëndrrat që ne duhej të mbronim dhe në njëfarë mënyre edhe të nxisnim.

Pas kësaj “aventure” të rëndësishme profesionale kanë kaluar plot 18 vjet, kohë e mjaftueshme për të ndodhur plot gjëra, për të ndryshuar një shoqëri, e mjaftueshme sa djemtë të bëhen burra, nëse kështu duan. Një nga këto gjëra që kanë ndodhur është edhe një kërkesë publike, e disa ditëve më parë, e Avokatit të Popullit, zotit Totozani, burrë i matur e me integritet thonë, që shoqëria shqiptare dhe veçmas Parlamenti, i cili duhet të vendosë, duhet të merret, si në një pjesë të Europës, edhe me legalizimin e martesave brenda të njëjtit seks. Është e kuptueshme se, nëse ndodh një gjë e tillë duhet të merremi edhe me një problem tjetër të mprehtë: adoptimin e fëmijëve nga një çift homoseksualësh, pra duhet të kemi të bëjmë me familje ku dy nëna, apo dy baballarë rrisin një apo më shumë fëmijë. Diskutimi është etik, moral, historik, seksual, psikologjik, antropologjik, gjenetik, teologjik. Atë nuk mund ta zgjidhë as një shkrim dhe as një propozim i vetëm, prej cilitdo që të vijë. Puna është që të diskutojmë bashkërisht gjërat para se ato të na shndërrohen në një bumerang.

Në këtë kuptim, njësoj sikurse zoti Avokat i Popullit bën sugjerime, mbase mund të na lejohet edhe neve, disi më të vjetër në këtë lëmë, të themi ndonjë fjalë ashtu thjesht e sinqerisht, sikurse e mendojmë.

Sugjerimi i parë mund të ishte, që Avokati i Popullit duhet të jetë njëkohësisht mbrojtës i atyre që janë pro martesave gay, po aq sa edhe i atyre që janë kundër. Në këtë kuptim propozimi duhet të vinte nga grupet e interesit dhe ata që i mbështesin, apo më mirë me thënë nga ata që i përkrahin – për të shmangur çdo keqkuptim – dhe asesi nga avokati që duhet të jetë i të gjithë shqiptarëve. Pastaj është vetë “mileti” që vendos nëse ka ardhur koha që ta kryejmë edhe këtë punë të fundit drejt modernizimit, apo jo. Nuk bëhet fjalë këtu për individë, bëhet fjalë për komunitete fetare, për shoqata politike, kulturore, për besime fetare, për ngulitje të fosilizuara, që duan fort kujdes të analizohen, të kuptohen dhe më pas të pranohen apo të kundërshtohen. Avokati në këtë rast, ndoshta pa dashur, u bë palë. Me gjithë retorikën e tij të shfaqur në ndonjë intervistë, nuk u kuptua qartë përse pikërisht zoti Totozani u bë iniciator serioz i kësaj nisme dhe zyrtarisht asnjë shoqatë gay.

Kanë thënë qëmoti “punët e mira në kohën dhe në vendin e vet”. Çfarë do të shkruajmë më poshtë është një qëndrim thellësisht subjektiv, por nuk ka se si të jetë ndryshe në një diskutim që nisi në kohën jo të duhur dhe në vendin jo të duhur.

Le ta nisim nga e fundit. Propozimi nuk vjen në vendin e duhur, se ndryshe, nga sa thuhet, e sa deklarohet (nganjëherë jo për qëllime të zgjidhjes së problemit, por për qëllime thjeshtësisht personale, pa përdorur ndonjë term tjetër, që do të na lidhë me paratë), Shqipëria, shqiptarët në kohët postdiktatoriale, me ndonjë përjashtim të idiotëve të shkretë e të paditur, u tregua shumë e gjerë ndaj tendencave seksuale të ndryshme. Mbase kemi qenë shumë më modernë nga sa e kemi ditur, mbase hallet tona janë aq të mëdha sa që as nuk na bën përshtypje nëse komshiu martohet me komshiun, askush nuk ka një përgjigje për të dhënë. Mbase në këtë rast duhet të flasë vetë historia.

Një dëshmi, që vjen nga 260 vjet përpara na bën me dije se këtë fazën e diskutimit për këto punë mbase disa nga të parët tanë e kishin kaluar me kohë. Johan Georg von Hahn, konsull i Austro-Hungarisë në Janinë, një nga “baballarët” e albanologjisë, ka shkruar kështu që në 1853. Për hir të kohës dhe të “lezetit” të temës përkthimin po e lëmë në gjuhën brilante me të cilën e ka përkthyer i madhi Veniamin Dashi: “…Objekti i dashunisë asht nji djalë i bukur. Ai që e shef zë merak me te dhe hap portat e zemrës për me shijue këtë bukuri. Pak nga pak dashunia vjen duke u shtue dhe e prek dashnorin kaq fort, sa që natën e ditën po atë gja ka në kokë. Kur gjindet afër dylberit, e harron veten tue e shikue; kur gjindet larg, mendja i rri po tek ai: po të vijë befas dylberi, bahet si i hutuem, kuqet e zverdhet, zemra i rref me ritëm të shpejtë, saqë i merret fryma dhe ai shef vetëm dylberin. Ai shikon se qysh ecën dylberi, se qysh lëviz, si i mbyll dhe qysh i çel sytë, si vranon vetullat, si i mbyll dhe si i çel buzët, ai ndigjon zanin e tij dhe nat’e dit i rri mendja te bukuria e tij… Kur ashiku merr vesht se dylberin e duan edhe të tjerë, përpiqet me çdo mënyrë me i heqë qafet konkuruesit dhe e shtrëngon dylberin që të mos shkojë me ta dhe këta, me kërcënimet ma të tmerrëshme, i ndalon që t’i afrohen çunit. Por në qoftë se ata nuk heqin dorë prej çunit, shkon puna deri në përleshje, që shpesh përfundojnë me vdekje. Bahet edhe dyluftim dhe fituesi merr dylberin. Por ai që mundet, nganjëherë bahet melankolik, bile edhe çmendet…”. (Për më shumë: Johan Georg von Hahn, Studime Shqiptare, IDK, Tiranë).

Ashiku çmendet? Po ç’dreqin kemi ne në kohën e sotme? Paraardhësit tanë 260 vjet më parë paskan përjetuar dashuri homoseksuale gati-gati shekspiriane! Madje, ku ata e ku shoqëria jonë moderne e shekullit XXI!

Pra kjo puna që propozimi i Avokatit u bë jo në vendin e duhur, mbase ha ca diskutim. Madje për ta ilustruar edhe më tej sfondin historik po botojmë një tekst të vjetër të këngëve të Shqipërisë së Mesme. Është e natyrshme që këto histori të përjetoheshin edhe në folklor. Teksti është pak i njohur dhe mbase dialekti i vjetër është ca i rëndë, por megjithatë, …: “Djal kush ta qepi dollomanin/ Me ato dur si biluri/ Fol or djal të shkoftë uguri/ Midis ballit digjem nur/ Më thotë bota je i marrë/ Mentë e mija çi di vetë/ Nuk hek dorë prej çunave t’bardhë/ Deri sa t’jem në këtë jetë/ Mora vesh djal se je i sëmurë/ Sëmur e të ka ran lija/ Natë e ditë po i lutem Zotit/ Djal mos t’prishet bukurija/ Buza kuq si eshebojë/ Kështu e pëlqen ashiku/ Fol mor djalë mos t’dhimset goja/ Sa t’pëlcasi manafiku/ Fort e shof se nuk m’zen besë/ Unë të dua me hakikat/ O karafil mori me vesë/ Shpirtin amanet ta dhashë.”

Të nisim nga e dyta: A ishte koha? Për mendimin tonë jo. Totozani e di, mbase më mirë se ne, se kemi një mijë e një halle të tjera. Ne jemi një popull i varfër, ende i pashkolluar në masë, adrenalina jonë shkon për debate politike dhe jo për ta çuar vendin përpara. Ai bën mirë, bën shumë mirë që merr në mbrojtje romët, një nga pasuritë tona më të mëdha njerëzore dhe kulturore, porse kjo nuk mjafton. Tendenca kulturore, mënyra jetese, gjysmëminoritete, pasuri kolosale ballkanike dhe jo vetëm tonat, dialekte dhe gjuhë po zhduken pak nga pak nga tendenca jonë për të bërë modernin pa e merituar. Pak nga pak po krijohet ideja e gabuar që Avokati i Popullit është avokati vetëm i romëve dhe i homoseksualëve. Pa dyshim ai duhet të jetë edhe i atyre, po mos vallë ka ardhur koha të jetë edhe i tjerëve? I atyre që nuk e kanë pasur këtë fat të mirë, a të keq? Merreni si të doni. Apo mos vallë hallet tona, të njerëzisë së thjeshtë, që nuk jemi as romë dhe as homoseksualë, sot nuk janë edhe aq në modë andej nga BE? Dreqi po e merr vesh se ç’po ndodh… Do presim e do shohim. Si gjithnjë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama