Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Pasojat elektorale të një sakrifice

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 12 vite më parë

Mentor Nazarko
Pasojat elektorale të një sakrifice

Vdekja e Lirak Bejkos, ish të burgosurit politik që u dogj në kuadër të një greve urie të disa bashkëvuajtësve të tij, është një ngjarje e paprecedent në të gjithë hapësirën e vendeve ish-komuniste. Si e tillë, vëmendja ndaj saj nuk mund të shterohet duke u përqendruar vetëm në ditëvdekjen apo ditëvarrimin e tij. Kjo vëmendje imponohet dhe për shkak të pasojave që prej unicitetit të saj do të prodhohen me siguri në rrafshin elektoral, në një Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Pse themi që kjo… të ishin p.sh. zgjedhjet amerikane, edhe pse përshëndeten dhe konsiderohen si shembulli më i mirë që duhet ndjekur, nuk mund të mbeten kurrsesi retorikë dhe shprehje konvencionale. Ato s’mund të jenë përgjithmonë një praktikë boshe në realitetin shqiptar, siç të krijohet përshtypja menjëherë sapo nis të dëgjosh diskutimet politike që lidhen me plotësimin e tri kushteve që i janë vënë Shqipërisë për marrjen e statusit.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Obama shprehet se do të bashkëpunojë me republikanët dhe me vetë Romnejn për disa nga idetë e tij mbi ekonominë. Hosanatë e ligjshme të opozitës dhe përfaqësuesve të saj mbi vlerat dhe meritat e fushatës elektorale të liderit demokrat duhet të vazhdojnë e të dëgjohen edhe në këtë rast, për t’i dhënë një tjetër shans integrimit europian të shqiptarëve, përndryshe gjithçka do të kthehej në demagogji. Për çdo qytetar të Shqipërisë që s’ka kurrfarë dobie apo lidhje me politikën, është e paimagjinueshme që rrugëtimi ynë kah integrimit të ngelë në qarkun e Fierit. Është dënimi më i madh që mund t’i bëhet një vendi kapërthimi i ëndrrave të tij të mëdha me interesa të vegjël, e aq më tepër të ngërthyera në ingranazhet e ftohta dhe të ngatërruara të interpretimeve juridike.

Shumë është shkruar dhe po diskutohet mbi mënyrën se si mund të zgjidhet i gjithë ky ngërç. Për ironi të fatit dhe emrave, pas “gjëmës” që u solli marrëdhënieve pozitë-opozitë një emër i tillë si “Ruzhdija”, na del se e gjithë buja dhe zhurma antikushtetuese e mocionit na qenkërka bërë hi e pluhur në një tjetër fshat të Fierit me emrin Bubullimë. Urojmë që ajo të mos jetë e tillë për ëndrrën europiane të shqiptarëve. Urojmë që asgjë të mos e ndalojë rrugëtimin e saj, as manovrat dhe strategjitë e zgjedhjeve që kanë filluar pa kuptim, në momentin e gabuar dhe po ngatërrojnë fshatrat e Fierit me votimet e tri ligjeve, as zhvendosjet e balancave të fuqisë elektorale, që po tërbojnë kryet e fjalëtorëve të Kuvendit, për të mos parë atë dritë tuneli që i hapet për herë të tretë perspektivës së shqiptarëve.

Duke menduar të flas me zërin e njerëzve të thjeshtë, mund të thosha se ia vlen të bëhet një thirrje e fundit ndaj ndërgjegjes dhe arsyes së politikës, në emër të integrimit dhe të së ardhmes së fëmijëve të kombit tonë. Sa herë i kemi dëgjuar të flasin këta politikanë për fëmijët e ëndrrat e tyre, e sa propagandë retorike na tingëllojnë sot ligjërimet e tyre! Ne e dimë se arsyeja politike dhe elektorale është e ndryshme nga ajo qytetare dhe intelektuale, ne e dimë se këtë hendek një demokraci e brishtë si kjo e jona e ka të vështirë ta ngushtojë, por kurrë më shumë se sot ajo po na duket kaq e stërmadhe, e rrezikshme dhe përpirëse për të ardhmen e tyre. Ndoshta ne nuk dimë edhe se ç’luhet prapa skenave të politikës, që gjithçka e quan lojë për të fituar sa më shumë, apo strategji për të demaskuar sa më shumë kundërshtarin.

Ndoshta fundi do të jetë i lumtur dhe ligjet do të votohen, por lëngimi i ndërgjegjes sonë përgjatë gjithë këtyre muajve, gjithë ajo energji negative ankthi, shqetësimesh, e gjithë ajo ndjesi tmerri që po arrin të shohë humnerën, pa kurrfarë arsyeje të madhe, pa as edhe një kauzë të denjë për t’u mbështetur e përkrahur, nuk do të harrohet e shpaguhet lehtë. Politikanët e Rilindjes apo të ndryshimit, qoftë ata të sotëm ose të së ardhmes, e tregojnë fisnikërinë kombëtare në momente të tilla. Në këto situata, kuptohet qartë se kush e do mbi gjithçka kombin e vet, se cili zëdhënës i zërit qytetar, intelektual apo politik kapërcen mbi veten në emër të një kauze më të madhe. Të gjithë, qytetarë dhe politikanë bashkë, mund të bëjnë më shumë se sa kanë menduar deri tani.

Të gjitha ato kritika që gjer më sot janë drejtuar ndaj tyre, as kanë menduar kurrë të jenë kamxhik, por përkundrazi, kandil që t’i shpjerë në rrugën e së drejtës dhe të vërtetës. Nëse ndërgjegjja e tyre do e marrë për dore këtë kandil, do dijë të dalë mbi çdo interes, personal e partiak. Aq më tepër që inteligjenca jonë qytetare nuk mund t’u shërbejë më si rezervë elektorale apo kredit besimi, nëse nuk i vijnë për shtat interesit tonë madhor: integrimit. Lufta politike dhe zgjedhore do të ketë më shumë barazi, më pak mllef, më shumë argumente të tjera, e tek e fundit më shumë siguri për t’u dëgjuar drejt, nëse nga sytë e njerëzve hiqet kimera e mosfestimit të kësaj ngjarjeje të madhe. Përndryshe, nuk do të ketë kurrfarë fushate dhe rilindjeje që s’do të nëmet apo përlyhet me “mallkimin” e politikës në dëm të interesave qytetarë.

Mesazhi i madh i zonjës Klinton mbi fitoren e shpirtit dhe dashurisë për kombin mbi shpirtin e luftës dhe betejës politike kumboi në vendin e duhur dhe në momentin më të duhur për të gjithë ne shqiptarët. Le t’i bëjmë një thirrje të fundit edhe politikës, që të mos bëjë hipokrizi me përshëndetjen dhe vlerësimin e saj, por të tregojë me vepra se e ka ndier thellë mesazhin e madh e të përhershëm të triumfit mbi gjithçka: të dashurisë për atdheun.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama