Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Dy tema shqiptaro-greke

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 12 vite më parë

Mentor Nazarko
Dy tema shqiptaro-greke

Pas tri ditësh, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, zoti Edmond Panariti, do të vizitojë Greqinë, në të parën vizitë zyrtare të ministrit të Jashtëm  shqiptar në Athinë prej 2004-s. Janë shumë momente  që meritojnë vëmendje në këtë vizitë, që ministri i ri me eksperiencë të shkurtër  në krye të Diplomacisë shqiptare do të bëjë në vendin fqinj. Duhet imagjinuar si rrethanë lehtësuese në ecurinë e takimit kompleksi i një titullari të ri prej angazhimit delikat në marrëdhëniet me fqinjin jugor, megjithëse ta shohësh zotin Panariti në shfaqjet e tij publike, ngjan se ka lindur diplomat për nga gjakftohtësia dhe mungesa e emocionit.

Fakti që kjo vizitë po bëhet në Athinë, do të thotë se përgjithësisht është pala greke ajo që do të përcaktojë axhendën e bisedimeve. Pra, do të jetë një takim pune i mbushur me shumë tema, i ndryshëm nga takimet në margjinat e konferencave ndërkombëtare, siç ishte ky i fundit në OKB. Me një fjalë, Shqipëria dhe Greqia kanë pasur kontakte diplomatike në nivel ministrash, por takim pune me protokollin e veçantë që shoqëron vizitat zyrtare me disa tema të rëndësishme të mbetura pezull nga e shkuara dhe disa të tjera që lidhen me të ardhmen, nuk ka pasur. Duhet imagjinuar se një pjesë e temave janë përkufizuar me ambasadorin tonë në Athinë, pra pala shqiptare nuk është tërësisht e panjohur, megjithëse s’mund të përjashtohen dhe tema të tjera. Cilat janë temat e mundshme? Po mundohemi më poshtë të imagjinojmë dy tema, si më kryesoret mes problematikës dominante në marrëdhëniet mes nesh.

Së pari, Marrëveshja e ujërave. Ka një kënds

hikim që nuk është parë në gjykimet e derisotme rreth kësaj vizite. Pala shqiptare me shumë gjasa nuk do të pranojë që ajo marrëveshje të diskutohet para zgjedhjeve të 2013-s, duke qenë e vetëdijshme se çdo lloj përfundimi bisedimesh jashtë pritshmërisë së kritikëve në kontekstin aktual do të ketë pasoja zgjedhore jo shumë të favorshme. Pala greke, duke e ditur se ne jemi të kushtëzuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i mbahet qëndrimit se nuk ka më hapësirë për negociata, sepse ato janë bërë njëherë. Greqia e di se nga këto negociata Shqipëria do të kërkonte të përfitonte më shumë hapësirë në krahasim me Marrëveshjen e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Pra, asnjë titullar grek nuk do të pranonte të bënte negociata me një përfundim “humbës territori të fituar njëherë”, që do ta çonte në karamanjollën e opinionit të vet publik si shitës të hapësirës detare, për më shumë që ndjeshmëria për këto tema është akoma më e lartë në kontekstin e krizës greke. Pra, të dyja palët nuk do të donin të uleshin të negocionin në një kontekst si ky dhe ngjan se pala greke do të preferonte zgjidhje gjyqësore në ndonjë gjykatë ndërkombëtare që mund të ngjante e favorshme për të. Ka dhe një skenar tjetër. Pala greke, e cila ka interes për kërkimin e naftës në Jon, mundet që t’i përmbahet Marrëveshjes së hedhur poshtë duke blerë heshtjen e palës shqiptare. Pra, nëse nuk do të ketë reagim ndaj kërkimeve eventuale në Jon, në “zonën ekonomike ekskluzive” që iu blatua Shqipërisë me atë marrëveshje, Greqia do të vazhdojë t’i përmbahet atij delimitimi, siç po bën me peshkimin.

Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje shtrohet për diskutim një tjetër. Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit për TAP-in në Nju Jork mund të interpretohet nga dikush që s’ka informacionin zyrtar si pasojë e dy faktorëve që kanë probabilitet të barabartë. Ose në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ka pasur aktorë globalë të rëndësishëm që e kanë imponuar nënshkrimin e saj, duke e zhbërë kushtëzimin grek për firmën me pranimin e marrëveshjes së vjetër të ujërave. Ose pala shqiptare me atë greke, në kontaktet politike të nivelit të lartë, larg vëmendjes së mediave, pra në bisedat Berisha-Samaras me telefon, siç ka folur media greke apo në konferenca ndërkombëtare, kanë gjetur njëfarë zgjidhjeje për Marrëveshjen e ujërave, që do të merret vesh më vonë, pas tri ditësh, apo dhe më vonë.

Një problem i madh për t’u diskutuar mes dy palëve është ajo e pronave apo e të drejtave të shqiptarëve në Greqi. Ky diskutim duhet më në fund të shtrohet për zgjidhje mes dy palëve, edhe sipas përkufizimeve të Traktatit të miqësisë. Duhet kërkuar me forcë funksionimi i atyre komiteteve të përbashkëta për problematikën e të drejtave të “vjetra” të shqiptarëve në Greqi, duke përfshirë këtu çamët. Përtej ndjeshmërisë që ekziston në Shqipëri në lidhje me çështjen çame, kjo çështje mund të trajtohet diplomatikisht vetëm me këtë emërtesë: cenimi dhe mohimi i të drejtave të shqiptarëve në Greqi, ku bëjnë pjesë e drejta e pronës, e shtetësisë së mohuar, e riatdhesimit etj. Shqipëria nuk mund të bëjë faktorin e dobët përballë Greqisë, duke u tërhequr vazhdimisht, siç ka bërë prej ‘96-s, dhe duke hequr nga axhenda një çështje të tillë të rëndësishme. Frika se Greqia mund të kushtëzojë integrimin nuk mund të na obsesionojë vazhdimisht, sepse dhe Greqia nuk mund të bëjë të “shëmtuarën e Europës” duke u krijuar probleme të gjithë fqinjëve, duke e kaluar të drejtën tek ata.

A mund ta imagjinojmë zotin Panariti t’i menaxhojë drejt këto dy tema? Politika e jashtme drejtohet nga Kryeministri, por ka një marzh pavarësie të kryediplomatit, që s’mund të shtypet prej Berishës.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama