Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Lufta për fshatin

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 12 vite më parë

Mentor Nazarko
Lufta për fshatin

Pas vizitës që bëri te zonja  Shkoza, e cila kishte pa i dhënë Ministrisë 140 milionë lekë nga fondi i 2KR, zoti Rama u ndal edhe te Genci Mita i firmës ‘SEGEA’, e cila njëlloj si firma ‘Shkoza’, debitore e ndjeshme ndaj kredisë pa interesa që ka marrë. Kjo qeveri i ka dhënë kredi dhe ky tani me borxhe del dhe mbledh vota”. Këto janë fjalët që Kryeministri Berisha i ka thënë para disa ditësh në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Kjo fjali të habit për shumëçka, ashtu si të tregon disa gjëra shumë të qarta, se përse po luftohet në terrenin më të ri të luftës politike – fshati shqiptar.

Po fillojmë të habitemi në fillim duke e konsideruar habinë jo si themeli i dijes, por si reagim tërësisht human ndaj shkallës së lartë të ruralizimit të ligjërimit të kreut të qeverisë në një mbledhje politike në mes të Tiranës. Jo ruralizim në kuptimin e njërës anë të dikotomisë fshat-qytet, por në kuptimin përkeqësues të kësaj fjale.

Me hyrjen në detaje kaq të hollësishme për njerëzit të cilët ka takuar kryetari i opozitës, zoti Rama, Kryeministri dëfteu se ndjek me vëmendje jo vetëm çdo veprim të Ramës, por edhe çdo veprim të atyre që takon Rama. Dhe duke qenë se Rama takon shumë njerëz, atëherë i bie që Kryeministri ndjek me vëmendje veprimet e shumë njerëzve që takon Rama. Kjo ndjekje me siguri nuk është diçka për t’u entuziazmuar. Është e vërtetë se nuk është Kryeministri që rrëmon nëpër gjendje civile apo gjetkë për të gjetur biografinë aktuale të njerëzve që takon Rama – me to merren të tjerë -, por as kjo nuk është frymëzuese. Për të menduar pozitivisht, do të duhet të pranojmë se gjetja e zonjës Shkoza apo e zotit Mita dhe pastaj studimi prej tij i biografive respektive, thënia e tyre botërisht duhet të jetë diçka shumë e rëndësishme. Kryeministri merret me sende të rëndësishme apo ka interes për gjëra të rëndësishme, dhe s’mund të dyshojmë për këtë.

Nëse Kryeministri u mor me emrat dhe historitë personale të personave me të cilët takohet rivali i tij Rama, në këtë angazhim të ri (i ri si fushë veprimi sepse si metodologji është e vjetër) të tij ka me siguri diçka të frikshme. Kjo është e frikshme pse shohim zgjimin apo konsolidimin e instinkteve të tij biografike, që vijnë nga koha e komunizmit, njëlloj siç bëri me grevën e ish-të përndjekurve, nga ku doli viktima e parë. Kjo duhet të jetë e frikshme dhe për ata që e kanë takuar dhe mund ta takojnë kryetarin e PS-së, zotin Rama: imagjinoni presionin mendor që ndien një njeri anonim që papritmas bëhet subjekt i një lufte elefantësh të politikës. Me një fjalë, në përmendjen emërore të këtyre njerëzve në publik ka kërcënim jo vetëm për ata që janë takuar, por dhe për ata që do ta takojnë kryetarin e opozitës.

Në përmendjen prej Kryeministrit e emrave të të gjithë fshatarëve që takon Rama në kuadrin e turit të tij për fshatin, ka brenda dhe pak sugjestion, ka brenda ftesë për ta përfshirë sërish Kryeministrin Berisha në mitologjinë popullore: ky njeri ka kujtesë fenomenale, ky mban mend gjithçka, ky di gjithçka, këtij nuk i shpëton asgjë. Vetë Kryeministri Berisha e ka kultivuar me vetëdije mitologjinë rreth vetes, për shembull me kalimet me not në Jon, ecjet në Murin e Madh Kinez, me mungesën e pllakave arteriosklerotike që e bëjnë njeri pa moshë etj., etj.

Sido që të jetë, megjithëse mund të mos vijë mirë që Kryeministri në shekullin e 21-të bën diçka të paimagjinueshme për dikë në rolin e tij kudo në Europë, do të duhet të biem dakord se ai e konsideron si shumë të rëndësishme marrjen me biografinë e personave që takon kreu i opozitës. Mbase jo si qëllim në vetvete, por në funksion të diçkaje tjetër. Pra ai është marrë me diçka që është shumë e rëndësishme në kuadër të fushatës elektorale. Ku? Në fshat dhe te vendndodhja e personave që ka takuar Rama qëndron sekreti i angazhimit të ri jo thjesht biografik të Kryeministrit. Midis dy palëve ndërluftuese në politikën shqiptare ka nisur lufta për fshatin. Dhe lufta për fshatin është thelbësore për fitoren e zgjedhjeve.

Që kjo luftë është shumë e rëndësishme, u duk dhe në veprimin tjetër të qeverisë, që me siguri ka për frymëzues kreun e saj, Berishën. Fiks disa ditë pasi Rama vizitoi fshatrat e Malësisë së Madhe, menjëherë pas tij, në të njëjtin vend shkoi ministri i Bujqësisë, Genc Ruli. Po të shkoni në faqen zyrtare të kësaj ministrie, do të shikoni se njerëzit e propagandës i kanë cituar zotit Ruli pikërisht ato fjalë që theksojnë se Ruli kishte shkuar në Kastrat të Malësisë së Madhe, tek i njëjti fermer ku kishte qenë dhe Rama në daljet e veta televizive në fshat. A i ka shkuar në mend vetë Rulit kjo vizitë? Rulit dhe deputetëve të tjerë të PD-së, apo vetë Kryeministrit i ka shkuar në mend të markojnë tematikisht daljet e opozitës, por gjetja e koordinatave të këtyre daljeve, përmendja e tyre, përmendja e biografive të bashkëbiseduesve të kreut të opozitës është me siguri një vepër e Kryeministrit.

Pse lufta për fshatin është e rëndësishme?

Lufta për fshatin ka filluar e fortë, siç e treguam dhe më sipër. Kjo vjen për disa arsye.

Në fshat jeton formalisht, të paktën në librat e gjendjes sonë civile, sipas regjistrimit të fundit, 47% e popullsisë së vendit. Me shumë gjasë, ky regjistrim nuk ka fotografuar shumë lëvizje të kësaj popullsie, që ende shkon drejt qytetit, por kjo e dhënë tregon se në fshat gjendet, të paktën në letra, një pjesë e rëndësishme e votuesve të vendit.

Siç e kanë treguar kohët e fundit disa dëshmi zyrtare, në fshat ndodh manipulimi kryesor i zgjedhjeve. Ruzhdija e Fierit, Bushati i Shkodrës, Rrasa e Elbasanit, për të cilat janë ngritur çështje penale, janë thjesht emblema të një manipulimi të madh zgjedhor që zhvillohet në fshat. E kanë bërë me siguri dhe socialistët, por prej dy mandatesh po e bëjnë demokratët. Është e provuar sistematikisht që prej zgjedhjeve lokale të korrikut 1992 se në fshat fitojnë qeveritë. Ndonëse PS e drejtuar nga Rama fitoi me diferencë në qytetet e mëdha mbi koalicionin PD-LSI, madje u rrit dhe në bastione të tilla si Shkodra, në fshat ajo zyrtarisht nuk mundi të fitonte. Në fshat, në ngulime demografike ku shumë votues kanë ikur në emigracion, hapësira e manipulimit me votën e tyre prej familjarëve mbetet shumë e madhe. Ruzhdija e provoi qartë skemën e manipulimit.

Në fshatra, figurat kryesore të manipulimit, autorët e tij më shpesh janë zyrtarët komunalë, të cilët shndërrohen në manipulues dhe kur janë të opozitës. Këto figura, si pasojë e një politike aktive në fshat, janë referentët kryesorë të fondeve qeveritare që i janë destinuar fshatit qoftë për infrastrukturë, për ndihma sociale, subvencione, për punësime minimale. Janë këto figura që janë të interesuar që listat zgjedhore, gjegjësisht listat e popullsisë, të mos ndryshojnë shumë.

Ndërsa folëm për autoritetet komunale, përmendëm fondet që ata administrojnë. Është e vërtetë se kjo qeveri, kjo shumicë, i ka destinuar shumë fonde fshatit, dhe pa hyrë në të dhëna statistikore, duket me sy të lirë që shumë fshatra të vendit janë bërë me rrugë të mira. Për shembull, në Korçë ministri i Financave i ka bërë dhe fshatrat më malorë me rrugë, por nuk i jep asnjë fond qytetit që drejtohet nga socialistët. Rruga ka sjellë me siguri dhe zhvillim, ka sjellë përfitime për të gjithë, pra dhe për drejtuesit komunalë. Sot, ama, jemi në periudhë krize, dhe fonde s’ka më si më parë. Ndaj, lufta në fshat bëhet dhe më e egër.

Ndërsa rrugët kanë qenë kontribut i PD-së për modernizimin e fshatit, për shkurtimin e distancave mes shqiptarëve, për shndërrimin e shqiptarëve në komb modern, mbajtja e ndarjes administrative si në kohën e kooperativave në komunizëm, e mban fshatin mbrapa. Dhe përmendja e biografive të fshatarëve në mbledhjet e Tiranës e mban jo vetëm fshatin, por gjithë shoqërinë mbrapa. E ruralizon atë në kuptimin më negativ të fjalës. Kur ruralizohet ligjërimi i Kryeministrit, atëherë kjo është ftesë për ruralizim të të gjithë ligjërimit shoqëror.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama