Brenda pak ditësh, dy individë të zakonshëm nga Kosova fituan vlera përfaqësuese të jashtëzakonshme për të gjithë ata që quhen shqiptarë. Njëra, këngëtarja e shquar Rona Nishliu, i shpërfaqi madje globalisht këto vlera, duke fituar një vend të epërm në klasifikimin muzikor të Eurovizionit dhe duke merituar komente të shkëlqyera në mediat më të rëndësishme të botës. Menjëherë pranë saj, jo thjesht për ta falënderuar, u shfaq përfaqësuesi kryesor i politikës shqiptare, Kryeministri Berisha. Tjetri, Arbri – mbiemri i tij s’ka rëndësi -, fitoi reality-show më të ndjekur shqiptar, Big Brother, duke u shndërruar formalisht figura më e adhuruar e atyre që votuan, brezit të ri apo shtëpiakeve, të Shqipërisë dhe Kosovës, pa dalë jashtë mjedisit shqiptar.
Të dy këta individë, shtuar këtu fitimin nga një vajzë kosovare të konkursit për zërin më të mirë në Top Channel, lojtarët e Kombëtares së përbashkët të futbollit dhe aktorë të tjerë, anonimë ose jo, janë sot për sot aktivistët më të mëdhenj të bashkimit të kombit shqiptar, të paktën në planin kulturor. Është një fluks përbashkues që vjen nga poshtë, në mënyrë të natyrshme, ndoshta diku i stimuluar artificialisht për shkak të nevojave të tregut televiziv – rasti i Big Brother, si pjesë e një platforme dixhitale mbarëkombëtare. Madje vetë kjo platformë – s’na duhen fare motivet edhe komerciale që i shtyjnë drejtuesit e saj – zhvillon në baza sistematike një rol unik, të papërsëritshëm në kushtet e sotme të globalizmit, për bashkimin rreth vlerave të përbashkëta të kombit shqiptar, për identifikimin e atyre që kanë gjak shqiptar, për krijimin, forcimin dhe mbajtjen gjallë të gjuhës, ndjenjës kombëtare te fëmijët, te të rriturit, te të gjithë, në diasporë, në Ballkan, kudo. Ky fluks integrohet gjithashtu në mënyrë natyrale nga njerëzit e tjerë të kulturës, të biznesit, të cilët ndërveprojnë me gjithë pengesat artificiale në kufijtë mes shteteve të shqiptarëve apo barrierat ligjore ekzistuese.
Kjo vepër është me të vërtetë e jashtëzakonshme për dy arsye thelbësore. Së pari, edhe para se Kosova me Shqipërinë të ndaheshin në fillim të shekullit të 20-të, nuk mund të thuhet se ndjenja e identitetit kombëtar ishte e fortë dhe kudo njëlloj mes shqiptarëve. Shkalla e ulët e emancipimit shoqëror, pengesat komunikative – rrugë etj. – i mbanin shqiptarët në nivele realitetesh të vogla krahinore, që i bashkonte vetëm gjuha, diku feja, diku një pjesë e traditës, por jo shumëçka. Të përbashkosh shqiptarët sot, në shekullin e 21-të, t’u japësh figura referimi, motive krenarie, në rrafsh mbarëkombëtar apo ndërkombëtar, është kështu diçka unike në historinë e vjetër dhe të re të shqiptarëve. E papërsëritshme, për më shumë që ky proces është spontan.
Nuk është diçka e organizuar. Kjo merr rëndësi për më shumë kur sot shqiptarët, përkundër dëshirës së disa ideologëve kryesisht kosovarë, dëshirë që ata e ngatërrojnë me prognozën, gjenden vërtet përpara një dileme historike: proceset shtetndërtuese, apo shtetmodernizuese, do t’i afrojnë më afër apo do t’i largojnë? Pra në kushtet kur kemi një shtet të ri si Kosova, dhe rreth tij strukturohet një shoqëri e re, a do të kemi një komb të ri kosovar, si pasojë e diferencimit të mëtejshëm të pjesëve të trungut kombëtar, apo do të kemi procese përbashkuese që mund të çojnë natyrshëm në një shtet dhe një komb të ri, unik shqiptar? Pikërisht këta individë që përmendëm më sipër i ofrojnë brezit të ri, atij brezi që ka më shumë nevojë, pika referimi përbashkuese, pika të reja referimi si kënga, muzika, sporti, arti etj. Brezi i mesëm apo i vjetri kanë disa pika referimi që lidhen me historinë, me kulturën, dhe nuk kanë të njëjtën nevojë për pika të reja. S’po përmend këtu veprën e shkrimtarëve të mëdhenj apo krijuesve të mëdhenj, ku Kadare ka rolin kryesor si moment identifikues kombëtar në rrafsh global i shqiptarëve, pavarësisht ku jetojnë. Së dyti, ky rol përbashkues, homogjenizues, i kryer prej tyre shkon në kah të kundërt me një proces që vihet në lëvizje nga faktorë shumë më të fortë, siç është globalizmi. T’i kontribuosh kombëtarizmit, në rreziqet e diferencimit etnik, kombëtar, shtetëror apo të globalizmit, është diçka e pashembullt. Si e Davidit me Goliathin. S’po e devijoj diskutimin me përpjekjet e ndonjë faktori fetar të shfaqur në hapësirën kombëtare, që madje kërkon të na globalizojë dhe fetarisht…
Politika s’ka bilanc, s’duhet të marrë merita që nuk i takojnë
E pra, përballë këtij fluksi përbashkues që vjen nga poshtë, politika që bëhet lart, nuk u prin proceseve, ndaj s’duhet të zhvatë merita që nuk i takojnë. Në iniciativën e Berishës për të vlerësuar Rona Nishliun, ka vërtet një përpjekje të tillë, përveç trukut tipik propagandistik për të asociuar imazhin e politikanit me suksesin, aq më tepër një suksesi me refleks europian. Politika thjesht duke u përlotur apo duke veshur plisin kosovar në kokë, s’mundet gjithashtu të tentojë të marrë as meritat e autorëve të Abetares së përbashkët, e cila mund të ishte bërë më parë nëse politika do të donte. Politika në të dyja krahët e kufirit duhet të hapë pista të reja për ekonominë, për kulturën, për institucionet, dhe jo të përvetësojë për qëllime elektorale meritat e shoqërisë në fusha të tjera. Politika në të dyja anët e kufirit mund të përzihet me fluksin përbashkues që vjen nga poshtë, nga shoqëria, të frymëzohet prej saj, por s’mund të vrapojë të marrë merita kur në të vërtet brenda fushëveprimit të vet jo vetëm që s’bën asgjë kah bashkimi, por punon në të kundërtën. Edhe thjesht sipas devizës “bashkimi bën fuqinë”, edhe duke mbajtur parasysh potencialet përplotësuese të një territori si ai ku banojnë shqiptarët, mund të ishte bërë shumë.
Për shembull, ku janë përpjekjet për të krijuar gjeneratorë të përbashkët energjie në një territor si ai, i banuar nga shqiptarët, i bekuar nga Perëndia me ujë, qymyre etj.? Pse shqiptarët vazhdojnë të blejnë energji nga Serbia dhe të vuajnë krizë energjetike në kushte të tilla? Pse si shqiptarë të lirë sot s’merremi vesh për shfrytëzimin energjetik të Drinit, por dikur merreshim vesh me Jugosllavinë për të njëjtin qëllim? Pse me pretekste kostosh ndërtimi të linjave të përbashkëta shtyhet pafundësisht ndërtimi i linjës së interkonjeksionit energjetik midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke humbur shumë më shumë valutë në blerjen e energjisë prej Serbisë? Pse nuk ka politika zhvillimore biznesesh të përbashkët, që rrugët Durrës-Kukës dhe Kukës-Therandë (deri ku ka mbërritur sot), të jenë gjithmonë plot me mallra, kapitale etj.? Ku është premtimi i rremë për Shëngjinin si port i Kosovës, për hekurudhën kombëtare, për Korridorin Tetë të shqiptarëve, për… etj., etj? Pse dështojmë të gjejmë zgjidhje vetëm për njërin nga produktet bujqësore si patatja apo rrushi, por kemi luftë të varfërish midis Shqipërisë dhe Kosovës?
Kur në 2007-n – Kosova ishte në vigjilje të pavarësisë – së bashku me ideologun e shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Arbën Xhaferri, organizuam në Durrës një konferencë që duhej të trasonte pistat e zhvillimeve përbashkuese mbarëshqiptare, politika e lartë e të dy krahëve të kufirit mungoi. I justifikuam se s’kishin bilanc bashkëveprimi kombëtar ekonomik dhe pavarësia e Kosovës impononte të tjera prioritete asokohe. Por kur në 2011-n, zëvendëskryeministri i Kosovës, Pacolli, foli sërish (si President ai e kishte lançuar dhe në Parlamentin e Shqipërisë idenë e hapësirës mbarëkombëtare të zhvillimit), politika e të dy krahëve, e xhelozuar për protagonizmin e tij, heshti. Vetëm PDIU-ja në Shqipëri e përqafoi idenë e Komunuelthit kombëtar ekonomik, ndërsa tregu mbarëkombëtar i ideve gëlonte plot me ide irealiste bashkimi, nëpërmjet referendumesh që dihet se si do të përfundonin.
Ishin këto disa reflektime që mbase ngjajnë të shpërpjesëtuara e të nxitura nga fitoret muzikore, artistike, televizive të dy individëve nga Kosova. Ata, në mënyrë krejt spontane, pa asnjë shtytje nga lart, në ditët tona, kur globalizmi ushtron një forcë tërheqëse të jashtëzakonshme, u dhanë shqiptarëve në të dyja anët e kufirit motive të forta krenarie. U shndërruan në simbole, anipse me vlera të ndryshme: shikoni veç të tjerash shqipen korrekte, të pasur konceptualisht të Ronës, për të kuptuar përse i ra asaj ky fat e mision pikërisht sot! Sot këta dy individë u dhanë arsye shqiptarëve të mendojnë se kanë identitet të përbashkët. Kontribuuan në forcimin e fluksit përbashkues shqiptarizues që vjen nga poshtë, nga shoqëria spontanisht. Politika e të dy krahëve, me gjithë stimuj të caktuar që vijnë nga BE-ja, për të krijuar tregun e përbashkët kombëtar, jo vetëm s’bëjnë asgjë, jo vetëm që pengojnë në ndonjë rast, por dhe tenton të vjedhë festën e individëve. Epo kjo është paturpësi, që është e tepërt!