Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Keinsianizimi i opozites dhe bolshevizimi i qeverise

Shkruar nga: Andrea Stefani  
Botuar më: 13 vite më parë

Andrea Stefani
Keinsianizimi i opozites dhe bolshevizimi i qeverise

Kryeministri Berisha reagoi në mënyrën më bolshevike të mundshme ndaj një platforme të opozitës, për një politikë të re fiskale që do të zbuste pasojat e rënies ekonomike ku po zhytet Shqipëria. Meqenëse opozita propozon vendosjen e një takse progresive në mënyrë që ata që kanë para më shumë të taksohen më shumë, Berisha deklaroi se refuzonte të taksonte më shumë të pasurit. Madje ai e akuzoi opozitën si marksiste.

Një reagim më shumë se marksist madje, do të thoshim, stalinist. Sepse të tilla janë tipikisht qëndrimet që kërkojnë të skualifikojnë opozitat me apelacione radikale, thuajse armiqësore. Si një donkishot, Kryeministri kërkon të ringjallë vitet ‘90, kur dërrmonte lehtësisht opozitën, duke e shantazhuar si pinjolle të komunizmit. Por qëndrimi i Kryeministrit Berisha, tashmë i famshëm për zhytjen e vendit në kriza dhe tragjedi financiare shfaq, përveç urrejtjes për opozitën, edhe një verbëri që nuk merr parasysh veçoritë momentale të ciklit ekonomik, duke shtuar kështu rrezikun e kostove të mëdha dhe të panevojshme për ekonominë dhe shqiptarët. Siç ka ndodhur përherë nën Berishën.

Nuk ka asgjë marksiste në propozimin e opozitës për braktisjen e taksës së sheshtë dhe aplikimin e taksimit progresiv mbi të ardhurat mujore. Në fakt, përqasja është tipikisht keinsianiste. Dhe sipas teorisë së Kejnsit, ciklet e biznesit, ngritjet dhe uljet e tij, shkaktohen nga zhvendosja e kurbës së kërkesës. Që do të thotë se kur kërkesa rritet, kemi edhe rritje të prodhimit dhe e kundërta, kur kërkesa bie, bie bashkë me të edhe prodhimi.

Të gjitha faktet ekonomike nga tregjet më të mëdha dhe deri ato më të vogla, na japin të kuptojmë se rënia ekonomike që po thellohet, e ka rrënjën e vet pikërisht te rënia e kërkesës konsumatore në të gjitha nivelet e ekonomisë. Prandaj edhe që të mund të frenohet kjo rënie, duhet që të nxitet kërkesa konsumatore. Dhe një nga mjetet më efektive për ta arritur një gjë të tillë, është pikërisht të shtosh fuqinë blerëse të konsumatorëve shqiptarë, duke pakësuar taksimin mbi të ardhurat e tyre.

Kështu është vepruar, për shembull, në SHBA në vitin 1975, kur papunësia ishte e lartë. Dhe në këto lloj politikash nuk ka asgjë marksiste. Marksiste është vetëm tendenca e pafjetur e këtij Kryeministri me mendësi komuniste që ka 20 vjet që i përmend pa reshtur opozitës “njollën marksiste” në biografi. Por komunist dhe dogmatik është pikërisht qëndrimi i këtij Kryeministri, që refuzon të taksojë më shumë të pasurit, megjithëse cikli ekonomik e kërkon një gjë të tillë sa që edhe në vendet perëndimore, kemi parë vetë më të pasurit e botës të kërkojnë nga qeveritë dhe Parlamentet që të taksohen më shumë për të ndihmuar daljen e ekonomisë nga kriza. Mos edhe ata janë marksistë?

Por ta lëmë Berishën në përpjekjet dhe taktikat e tij të vjetruara për ta kanalizuar problematikën e ndërlikuar të krizës financiare dhe ekonomike, në hullitë e një debati vulgar e një lufte klasore të demoduar dhe t’i kthehemi çështjes së formulës për zbutjen e krizës që po thellohet. Thamë se ulja e taksimit për masën e konsumatorëve ka shërbyer edhe në SHBA për uljen e papunësisë? Ç’lidhje ka mes tyre? Ajo është mjaft direkte. Ulje a taksimit të të ardhurave për masat e konsumatorëve do të rrisë kërkesën në treg, gjë që nga ana e saj, nuk mund të mos çojë rritjen e prodhimit dhe punësimit.

Aplikimi i një formule e tillë bëhet edhe më e domosdoshme sot në Shqipëri, kur të dhënat për diferencimin pasuror mes të pasurve dhe të varfërve janë katastrofike. Statistikat tregojnë se vetëm 4 për qind e shqiptarëve zotërojnë mbi 55 për qind të depozitave bankare! Në këto kushte të mos rrisësh taksimin mbi të pasurit, do të thotë të mos shfrytëzosh në dobi të zbutjes së krizës burime të konsiderueshme financiare. Burime që nuk mund të angazhohen për këtë qëllim nga vetë bizneset e të pasurve, pikërisht për shkak të kërkesës së ulët në treg. Kryeministri nuk do ta shohë një gjë të tillë, sepse është verbuar nga etja për pushtet.

Për shkak po të kësaj etjeje të pashuar, ai bëri investime përrallore për rrugën Durrës-Kukës, duke përkeqësuar treguesit makroekonomikë të shtetit, pikërisht në prag të krizës, edhe pse institucione si Banka Botërore dhe FMN i thanë: mos! Por të pasurit e këtij vendi duhet të tregohen më të zgjuar se Kryeministri dhe të kuptojnë se edhe për ta, kostoja do të jetë më e vogël nëse të varfrit taksohen më pak dhe ata vetë më shumë. Të pasurit e Shqipërisë duhet të bëhen të zgjuar si miliarderët e Perëndimit, që kërkuan vetë të taksohen më shumë nga qeveritë e tyre. Sepse, ndërsa taksat më të ulëta do rrisin shpenzimet e masës së blerësve, taksimi më i lartë për të pasurit do të rrisë mjetet monetare për investime më të shumta publike. Dy përrenj që do të frynin lumin e kërkesës për më shumë prodhim nga bizneset e të pasurve. Shohim se në këtë moment të ciklit ekonomik, vetëm me formulën e opozitës fitojnë të gjithë. Për sa i takon formulave të Berishës, është parë me kohë se me zbatimin e tyre humbasin të gjithë. Edhe kur ai thërret: me ne fitojnë të gjithë!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama