Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Kush i futi në lista pazarxhinjtë?

Shkruar nga: Arben Rrozhani  
Botuar më: 13 vite më parë

Arben Rrozhani
Kush i futi në lista pazarxhinjtë?

Erion Braçe ndjehet i tradhtuar. “Po na shesin të gjithë aleatët…”. Është tradhtia e fundit, ajo në Vlorë, kur megjithëse shumicë domethënëse, PS-ja nuk arriti të marrë kreun e këshillit të Qarkut. Ashtu si në gati 12 qarqet e vendit, ku socialistë dhe aleatë të shitur iu bashkuan kundërshtarëve politikë për të nxjerrë PS-në në opozitë, atje ku ishte shumicë dërrmuese.

Erion Braçe nuk e ka për herë të parë këtë reagim, sepse tradhtia ka nisur me kohë. Ja çfarë komunikonte ai pak javë më parë në Berat, në një rast të ngjashëm kur bënte bashkëbisedimin nervoz me një këshilltar të PS-së që votoi kundër partisë, duke bërë shumicë koalicionin qeverisës në bashkinë e Beratit, ku prej shumë vitesh udhëheq e majta.

Deputeti Braçe: Çfarë bëre more, po unë të bëra elektricist!?

Këshilltari beratas: E di, por nuk kisha çfarë të bëja.

Deputeti Braçe: Si ore nuk kishe se çfarë të bëje?!

Këshilltari beratas: Po nuk kisha çfarë të bëja, sepse këta (nënkupton të djathtët) më futën vajzën në punë dhe më dhanë 5 milionë lekë, me të cilat mbaroj soletën e shtëpisë.

Ndoshta transkriptimin e saktë fjalë për fjalë, e riprodhon vetë z. Braçe, por fabula nuk deformohet: këshilltari i majtë është shitur te të djathtët, duke tradhtuar interesat e partisë që e kishte vënë në listën për të përfaqësuar elektoratin e majtë të bashkisë së Beratit. Pse jo edhe në Tiranë, ku një këshilltar bashkiak i një partie aleate me PS-në që në mbledhjen e parë bashkoi votën me PD-në, edhe pse ishte një votim kryekëput antiligjor, siç u detyrua ta pranojë vetë e djathta.

E njëjta fabul edhe në Fier. Edhe ky bastion i të majtës prej shumë vitesh, ku kryetari i bashkisë zgjidhet me votat e 60 për qind të elektoratit. Por që në mënyrë paradoksale, kjo votë peblishitare groposet nga shitja e votave te koalicioni i djathtë.

Kush i shet këto vota? Kush i ka vënë këta këshilltarë? Prej tre javësh kam qenë angazhuar personalisht si punonjës i medias për të zbardhur këtë lloj fenomeni pikërisht në Fier. Nuk është ndonjë zbulim gazetaresk.

Është një maskaradë që ka ndodhur edhe në Berat, Vlorë, e kudo ku e majta edhe pse ka qenë shumicë është katandisur pakicë, pas pazareve si në tregun e gjësë së gjallë. Por nuk është thjesht lokale. Është fajtor deri në detaje vetë selia rozë, drejtuesit e saj më të lartë, me apo pa mandat deputeti, të deleguar apo jo për të mbikëqyrur trupëzimin e formacionit qeverisës vendor.

Nëse deputetit Braçe i pëlqen termi “tradhti”, kur flet për këto votime të blera, i duhet thënë: para se të jetë vepër aleatësh bukëshkalë, është një skemë tradhtie e dirigjuar nga selia rozë, shumë muaj më parë. E skeletuar me emra të përveçëm që janë përzgjedhur nga vetë lidershipi socialist. Këshilltarët që sot shesin votën dje janë zgjedhur qëllimisht për ta nxjerrë PS-në në opozitë, atje ku është shumicë, siç është prej gati një dekade në Fier.

Tradhtia në Fier ka publikisht një viktimë: kryetarin e bashkisë Baftjar Zeqajn, i cili edhe pse ka fituar bindshëm mandatin e tretë të kreut vendor, ndjehet pa pushtet përballë banditëve të trimëruar prej shitjes së votave të socialistëve dhe aleatëve të tyre. Baftjar Zeqaj e pranon sot se PS-ja në bazë nuk ka ushtruar vëmendjen e duhur për të bërë përzgjedhjen e njerëzve për në këshillat bashkiakë dhe se ka dy lloje: ose llum, ose personalitet.

Ky lloj i fundit nuk lëvizë nga një parti në tjetrën. Nëse në listën e këshilltarëve do të ishin njerëz dinjitozë, që i njihte qyteti i Fierit, nuk do të bënin këto lëvizje, pranon me keqardhje kryebashkiaku që përfaqëson PS-në. Po kush i zgjodhi këta që “lëvizin”? Kush e nxori llumin në krye të listës së përfaqësuesve të PS-së, duke lënë jashtë personalitetet dhe njerëzit me kontribute të gjata në PS?

Ekziston një korrespondencë e gjatë verbale mes simpatizantëve të PS-së në bazë dhe drejtuesve më të lartë të selinë rozë për çorbën antisocialiste që po gatuhej që në fushatën zgjedhore për të nxjerrë të majtën në opozitë në Fier. Që në mars 2011, kur kishte nisur përzgjedhja e emrave për këshilltarë të bashkisë, drejtuesit e PS-së në qendër ishin paralajmëruar për të mos vënë në lista emra që nuk kishin asnjë lidhje me PS-në, për më tepër që ishin emra të skeduar në dosjet kriminale të drejtësisë.

Qëllimi kryesor i lidershipit të selisë rozë në Fier kishte qenë moskandidimi i kryetarit aktual të bashkisë, por të një figure tjetër. Kur nuk ia arritën kësaj, vendosën që kryetarin e padëshiruar prej tyre ta “rrethonin” me njerëz që do ta mbanin nën tutelën e tyre dhe të tutorëve në Tiranë. Dhe sot kryebashkiaku Zeqaj e ka të qartë këtë skemë. Përgjegjësinë së pari duhet ta mbajë PS-ja e Fierit, e cila në hartimin e listës për këshilltarë, vendosi emra pa lidhje me PS-në dhe qytetarinë fierake dhe la jashtë personalitetet.

Por Fieri është vetëm një bashki dhe vetëm një qark. Aktualisht në 10 nga 12 qarqe, PD-ja ka marrë shumicën edhe atje ku ka qenë pakicë me këtë skemë. I zemëruari Erion Braçe skicon gjeografinë e tradhtisë, kur shkruan se “nga Saranda ku nisi dy muaj më parë konstituimi i këshillave të bashkive dhe komunave, si dhe këshillave të qarqeve deri sot në Vlorë, na kanë shitur: këshilltarët e PDK, të PSD, të PDS, të PUK, të PSV91, të PBDNJ! Natyrisht si përherë edhe këshilltarë socialistë! Ky është sistemi ku bën qejf tradhtia! Ky sistem duhet shembur!”.

Por nëse duhet ngritur një sistem i ri, shembja duhet të nisë nga selia rozë, ku është dirigjuar nxjerra e PS-së në opozitë të mjerueshme, nën këmbët e autokratit Sali Berisha, duke lëshuar me procedurë bashkinë e Tiranës, këshillin bashkiak dhe me radhë bashkitë dhe qarqet e vendit, sipas direktivave të qarta dhe planeve afatgjata për ta kthyer në opozitë të mjerë PS-në. Kush? Le të flasë Edi Rama, Gramoz Ruçi, kryetari i PS-së së Fierit dhe qyteteve ku populli voton opozitën dhe qeveriset nga pazarxhinjtë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama