Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Themeli u hodh, po muret? !

Shkruar nga: Skënder Minxhozi  
Botuar më: 14 vite më parë

Skënder Minxhozi
Themeli u hodh, po muret? !

Zbritja në Tiranë e delegacioneve të nivelit të lartë nga SHBA dhe Europa, po krijon ngadalë dhe mes njëmijë vështirësish, kornizën minimale të kushteve për të nisur procesin e afrimit drejt zgjedhjeve. Vetëm një muaj më parë dy partitë e mëdha u përplasën në dyert e kryeministrisë, me një bilanc tragjik të vrarësh, të plagosurish dhe me një bisht helmesh e akuzash, të cilat vijojnë edhe sot në një pjesë të mirë. Kjo klimë krijoi në imagjinatën e publikut, stereotipin se zgjedhjet lokale të 8 majit ishin të pamundura në kushtet ku u fut Shqipëria.

Kjo përshtypje ka ndryshuar pak tek njerëzit e thjeshtë, të cilët marrin një dozë të rrezikshme urrejtjeje ditore, përmes mjeteve të informimit, prej foltoreve më të larta të politikës shqiptare. Megjithatë presioni i ndërkombëtarëve dhe prania e tyre thuajse e përditshme me vizita, deklarata, paralajmërime apo edhe ultimatume, ka pasur efektin e morfinës për këtë krizë të thellë, që i ngjan një sëmundjeje cfilitëse dhe disa herë edhe fatale. Tashmë është krijuar një “lëvozhgë” mbrojtëse ndaj institucioneve që Berisha i sulmoi si puçiste pas 21 janarit, është rritur presioni mbi Ramën që të mos bojkotojë zgjedhjet e 8 majit dhe është krijuar ideja se zhvendosja nga këto piketa do të sillte pasoja të rënda për të gjithë aktorët politikë në lojë.

Vizita e fundit e Xhejms Stajnberg në Tiranë duket se pati pikërisht këtë qëllim. Pra, që të shtyjë në këtë drejtim, duke nënvizuar edhe një herë rëndësinë e respektimit të pavarësisë së institucioneve, të gjetjes së përgjegjësve për vrasjet, të zhvillimit të protestave paqësore dhe të pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale. Kjo pistë tashmë duket e konsoliduar dhe uniteti mes qëndrimit amerikan dhe atij europian, fillimisht problematik, tani duket i arrirë plotësisht.

Tani problemi, nga parimor, po kthehet gradualisht në praktik. Me fjalë të tjera, nëse afrimi në parim i palëve rreth kësaj axhende për daljen nga kriza, mund të quhet punë e kryer, mbetet për t’u përmbyllur faza ndoshta më e vështirë: ajo e uljes në tryezë dhe e arritjes së një kompromisi konkret dhe të prekshëm, që do të na çojë në zgjedhje pas dy muajsh e gjysëm. Themeli është hedhur, mbeten për t’u ndërtuar muret e shtëpisë së të bashkëjetesës mes PD e PS. Dhe këtu vështirësia është edhe më e madhe.

Listat zgjedhore, KQZ dhe kartat e identitetit kanë qenë tre kushte që socialistët nuk kanë vonuar t’i paraqesin publikisht para demokratëve. Që të treja këto kushte, pa përjashtuar të tjera nga të dyja anët, mund ta komplikojnë jo pak gjetjen e një ujdie, ndërkohë që koha shtrëngon. Ndoshta për këtë arsye, kur u pyet të premten nga gazetarët në lidhje me garancitë që kanë dhënë partitë e mëdha për hyrjen në zgjedhje, zëvendës sekretari i shtetit Stajnberg preferoi të mos japë një përgjigje direkte. Periudha kohore deri në zgjedhje është mjaft e ngushtë. Natyrisht që ne jemi mësuar që punët elektorale t’i mbyllim në minutën e fundit, porse kësaj rradhe situata është mjaft delikate. Një kontestim i dytë masiv i procesit, siç ndodhi pas 28 qershorit, do të ishte fatal për të ardhmen e afërt të Shqipërisë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama