Këngëtarin e njohur Blero që të gjithë e dinë ende të fejuar, sipas një burimi të afërt me këngëtarin mësohet se ai ka pak kohë që është ndarë. Flitet se udhëtimet e shpeshta, koncertet dhe fansat e çmendura, mund të kenë ndikuar disi në këtë ndarje. Nëse kjo mund t’i gëzojë pa masë fanset e këngëtarit, flitet që Blero është duke u lidhur sërish me një tjetër vajzë, e cila jeton në Tiranë. Kujtojmë se gjatë një vizite të fundit që ai ka pasur në kryeqytet, ka mbetur pre e një grabitje në pub-et e Tiranës, ku brenda pak minutash i është zhdukur celulari nga sytë. Djaloshi nga Kosova, aktualisht është duke i dhënë dorën e fundit një kënge, e cila pritet të kthehet në hit. Thonë që zakonisht, këngët më të mira krijohen pas fundit të dashurive të gjata…!
Olsi Kolami - Revista Mapo











