Intervista e kantautorit Gjergj Leka e dhënë para pak ditësh bëri bujë për shkak të sulmit që ai bëri ndaj dy këngëtareve mjaft të njohura shqiptare Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori.
Fjalët e tij shkaktuan nëj valë reagimesh në opinionin publik ku shumë artistë u rreshtuan në krah të dy këngëtarëve.
Reagimi më i ashpër ishte ai i shkrimtares Flutura Açka që e cilësoi Gjergj Lekën një “burrë-kurvë”.
Leka është ndjerë i fyer nga sulmi i saj dhe ka vendosur që ta padisë.
Avokati i Lekës Saimir Vishaj ka deklaruar për mediat se do të kërkojnë 10 mijë euro dëmshpërblim dhe një vit burg për shkrimtaren pasi ka cënuar imazhin e kantautorit Gjergj Leka.
“Kemi bërë një kallëzim për fyerje ndaj shkrimtares Flutura Açka në lidhje me përdorimin e fjalorit vulgar ndaj klientit tim Gjergj Leka. E kemi ngritur padinë mbi bazën e veprës penale ‘fyerje e kryer botërisht’. Do të kërkojmë 10 mijë euro për dëmtim imazhi si dhe një vit burg për të”, ka deklaruar avokati Saimir Visha.