SPAVQA është emri i këpucëve të reja që janë shpalosur së fundmi nga "T.C. Reflexology srl", ndërtuar në bazë të studimeve të reflekseve, disiplinës me orgjinë antike, që simulojnë pika të rëndësishme specifike në sipërfaqen e shputës së këmbës. Të bukura, elegante, me forma dhe të rafinuara, të përshtatshme me tendencat e modës, janë krijuar me material të cilësisë së parë: me push, me xhufka dhe kamosh, të fabrikuara sipas kritereve të ngushta artizanale dhe ekskluzive. Do të nxirren treg nëpërmjet farmacive, por që do të ketë edhe pika shitjeje të veçanta në Itali, Gjermani, Francë, Japoni, Amerikë dhe Britani të Madhe. Pika e parë e shitjes së SPAVQA do të inaugurohet në Toskana, në Firence, ku "T.C. Reflexology srl" ka edhe selinë operative legale. Do të hapet në Borgo San Lorenzo në Mugello.
Ideja e krijimit të një këpuce bazuar mbi reflekset e shputës së këmbës ka lindur në vitin 1997, në Nju Jork, në takimin e sipërmarrësit italian, Ranieri Palchetti dhe disa refleksionistëve amerikanë. Këpucët në fjalë shërbejnë për një shkelje të plotë, e cila mund të bëhet vetëm falë kësaj teknologjie, që sipas studimeve, të cilat kanë zgjatur rreth dy vjet, lufton stresin dhe shkarkon lodhjen.
Efekti i masazhit, që rrjedh në bazë të lëvizjeve të bashkuara të trupit, në bazë të relieveve, prodhon një simulim në të gjithë këmbën dhe kursen një seancë masazhi te terapeutisti. Kjo gjetje është shumë funksionale edhe për qarkullimin e gjakut (në veçanti për diabetikët, që janë në një kontroll të vazhdueshëm të mjekut), për tiroidet, bronket dhe diafragmën. Nga pikëpamja psiko-somatiko, duke përmirësuar "ekuilibrin tonë homeostatik", mbahet edhe një precizon i plotë në të gjithë trupin tonë, një imazh shumë më pozitiv, qetësi më e madhe dhe më shumë energji jetësore dhe dëshirë.
Marre nga : Gazeta Shqip











