Në këtë kohë, të shohësh veten me rrudha në fytyrë, apo të mos veshësh dot dekolte në Los Angelos, Londër, Paris, apo Karaibe, shumë gra nuk arrijnë ta perceptojnë, ndaj mendojnë se mënyra më e mirë për t‘u kënaqur është t‘i bëjnë vetes si dhuratë për festa ndërhyrje të rëndësishme estetike apo aksesorë të shtrenjtë. Në fakt, shumica e femrave kërkojnë t‘i bëjnë vetes për festat e fundvitit dhurata të tilla, në vend të një fustani firmato apo varëseje me diamante, tregon një sondazh i bërë nga revista amerikane "People", e cila saktëson se ndër ndërhyrjet më të kërkuara në këtë periudhë janë zbardhja e dhëmbëve me laser, gjokset, thonjtë, vetullat, trajtimet luksoze për lëkurën e fytyrës. Kanë nisur tashmë përpjekjet e mëdha për t‘u "dukur në formë" në prag festash, duke e cilësuar kirurgun si shpëtimtarin e vetëm. Në axhendën e një kirurgu të njohur plastik në Lankshire, është një datë e shënuar me të kuqe: njëzetë dhjetori, kur mjeku, pas shumë muajve punë, ka vendosur të bëjë pushim. "Jam më shumë se i lodhur", tregon.
Pushime të merituara, meqë që nga fundi i tetorit punon pa pushim edhe të shtunave dhe të dielave. Edhe kolegu i tij duket se nuk ndalon asnjë çast. Në lagjen e tij në Londër, dritat e sallës së operimit në këtë periudhë janë gjithmonë të ndezura, për shkak të një pune kolosale: ajo ndizet në orën 8 të mëngjesit dhe fiket në orën 9 të darkës, ku shok të ngushtë, së bashku me ekipin e tij, duken se kanë bisturinë. Efekti i "ndërhyrjeve masive estetike të fundvitit është më keq se të rrish me një shoqëri të keqe", tregon duke qeshur Monika Smith, kirurge që udhëton shpesh nga Milano në Londër. "Për mua, Krishtlindjet fillojnë që më 30 tetor", thotë ajo. Në fakt, është pikërisht kjo periudha kur të gjithë bëjnë pyetjen: "Nëse operohem tani, do të jem në formë perfekte për festa?", duke i treguar fytyrën, por edhe gjokset për të fryrë me teknikën e saj të re, që parashikon vendosjen e protezave nënmuskulore. "Ka edhe një pjesë tjetër femrash, që ndërhyrjet estetike i kërkojnë për t‘u dukur më tërheqëse në sytë e shokut ose bashkëshortit, jo vetëm për festa", tregon Smith.
Edhe kirurgu francez, Matheu de Pardie, tregon se "nëntori dhe dhjetori është periudha më e ngarkuar në kirurgjinë plastike, me 40 për qind ndërhyrje më shumë se gjatë gjithë vitit. Kjo, sepse edhe stinët e ftohta janë ideale për zhvillimin e një operacioni, pasi dielli dhe i nxehti ndikojnë në ënjten e tyre". Një biznes i tillë sot "njeh" dy tipa klientelash: ajo që vendos që më përpara për t‘u paraqitur në festën e Vitit të Ri me një dekolte, duke i befasuar të gjithë dhe ajo që përfiton nga festat për të kryer ndërhyrjet, duke u treguar miqve se kanë qenë me pushime në Londër ose në Moskë, vende nga të cilat mund të kthehesh edhe pa një trup të nxirë. Zonjushat e grupit të parë, ato që kërkojnë të shkëlqejnë për festa, duket se janë organizuar tashmë. Më 18 dhjetor Sharon Stone do të jetë në Londër te Mark Lens, specialist i trajtimeve me laser në fytyrë, ku një mijë euro kushton seanca që ngroh qelizat nënlëkurë, duke i stimuluar të prodhojnë më shumë kolagjen. "Kjo lloj mënyre quhet titan dhe është një mënyrë natyrale e të trajtuarit të lëkurës.
Nuk injekton asgjë dhe nuk ekziston asnjë rrezik për alergji", tregon profesori Lens. Nga ana tjetër, edhe Nicole Kidman ia ka bërë vetes dhuratën e Krishtlindjeve: "Do të shkojë në Paris te Lenda Meredith, eksperte në përdorimin e "terapisë së oksigjenit", vend ku shkojnë edhe Maddona, Brad Pitt dhe Meg Rayan. Përmes një aparati të vogël që vendoset në fytyrë, bëhet i mundur veprimi i oksigjenit në thellësi, pasi është bërë një pastrim i kujdesshëm i lëkurës". Por ndërsa Nichol Ritchie pas daljes nga spitali po kërkon një trajtim magjik kundër njollave të lëkurës, Paris Hilton duket se do t‘i kalojë festat në një formë perfekte: "Po kujdesem shumë dhe për lëkurën po bëj trajtime me acid joluronik dhe kokteil vitaminash. Për trupin, mesazhe dy herë në javë dhe një trajtim dizintoksikues me bazë algash". Paksa e njëjtë edhe filozofia e "bodychance", me të cilën "torturohet" ylli i popit, Britney Spears, që duket se pas ndarjes me bashkëshortin kërkon të jetë në formë perfekte për festa. "Lyhem e tëra me baltëra dhe kripë dhe mbulohem me një letër transparente derisa të bëhem me djersë dhe pastaj pastrohem".
Ajo është edhe një fanse e "dritave pulsuese" që mund të vendosen në fytyrë për të stimuluar kolagjenin. Kostoja? Jo pak. Rreth 10000 euro seanca. Në fakt, në Londër, Paris apo Barcelonë, ndryshe nga Italia apo Gjermania, qendrat estetike janë më të rralla dhe me çmime sigurisht më të kripura. Madje, tani në prag festash duket se një "biznes" i tillë ka arritur kulmin. Te "Vip Salon", në qendër të Londrës, një prerje flokësh kushton 500 euro, ndërsa një seancë për trajtimin e trupit dhe lëkurës shkon deri te dhjetëmijë e pesëqind euro. "Fundi i vitit duket se vë në lëvizje te të gjitha gratë një mekanizëm psikologjik për t‘i kushtuar më shumë rëndësi pamjes, në mënyrë që ta përballojnë vitin tjetër me më shumë forcë", tregon Jonathan Adams, estetit dhe parukier i "Vip Salon". Me pak fjalë, kirurgu, ashtu si plaku i Vitit të Ri nën pemë, të bën që të gjesh tendencat më të fundit: nga trajtimet që veprojnë mbi heqjet e dhjamërave në këmbë, rreth 5 mijë euro seanca, te terapisti i qerpikëve, e reja e fundit nga Los Angelos e deri te heqja e lëkurës së varur të gjunjëve.
Por në tendencat e fundit, përveç trajtimeve estetike, është futur në modë edhe zbardhja e dhëmbëve me laser (rreth 800 euro, seanca me një efekt që zgjat thuajse pesë vjet). Gratë nuk njohin pikërisht asnjë kufi përballë idesë për të qenë e bukur në prag të festave të fundvitit. "Dhëmbët i duan të bardhë si rruaza", tregon Marsia Zhadino, drejtoreshë e qendrës estetike BSF në Paris. Por përveç dhëmbëve, sot mund të bësh perfekte edhe këmbët dhe mollëzat. Dhe defekti fizik është vërtet mëkat. "Rruga për t‘i ribërë është "pjellë" e demokracisë së bukurisë, reklamës dhe konsumit. Sot, nëse nuk je e bukur, është faji yt dhe dhurata estetike që i bën vetes duket sikur të heq ndjenjën e fajit", tregon autori i përmbledhjes me ese, "Premtimet e bukurisë". Por ka edhe nga ato që për bukurinë nuk ndalen para asgjëje. "Do të shkoj në Himalaje, ku do t‘u nënshtrohem trajtimeve me barëra dhe vajra tropikalë", thotë Ivanka Trump. Nga ana tjetër, edhe stilistja e famshme, Krizia, i ka shtuar vajtjet tek estetisti në këtë periudhë. "Për festa duhet të jem plotësisht në formë, ndaj tani po bëj vetëm një masazh në javë. Në dhjetor, takimet me estetistin do të jenë më të shpeshta", tregon ajo.
Marre nga : Gazeta Shqip











