Në ikonografinë që na vjen nga kultura japozeze, shpesh dashnorët bëjnë dashuri me sytë hapur, për ta bërë eksperiencën edhe më eksituese. Hidheni shikimin lart dhe pastaj më poshtë, duke u parë në sy me njëfarë dinakërie ndërsa jeni duke shkëmbyer puthje. Në këtë mënyrë, bëni të mundur që t’i shtoni një anë emotive dashurisë fizike.
Masazhe dhe relax
Nëse do të donit që partneri juaj të shlodhet, bëjini një masazh tonifikues në kokë, duke bërë me gishta lëvizje rrethore energjike. Në këtë mënyrë ai do të hyjë në një gjendje thuajse hipnoze dhe do të jetë i gatshëm që të bëjë me të vërtetë çdo gjë që ju dëshironi.
Me një strip-tease
Bëjeni atë një spektator të veprës tuaj të joshjes. Zhvishuni dalëngadalë përpara një pasqyre që ai ta shijojë spektaklin pak e nga pak, ndërkohë që rrobat bien një e nga një në dysheme. Të jeni të sigurta që do të eksitohet pa amsë.
Strip-tease përgjysmë
Ndiqni shembullin e dashnoreve të famshme të përshkruara në artin oriental dhe mos u zhvishni krejtësisht. Të mbetesh pjesërisht e veshur, mbart njëfarë misteri që e bën gjithçka edhe më eksituese dhe që bën të dëshirosh, së paku për momenrin, atë që nuk mund ta zotërosh. Luani me të gjithë trupin tuaj. Me një dorë, mbajeni pranë vetes, kurse me tjetrën shtrëngoji të pasmet duke e shtyrë drejt vetes.
Një “prekje” me mister
Ndizni fantazinë e tij. Prekeni ndërsa jeni ende të veshura për ta zgjatur edhe më pritjen dhe për të shtuar një pikë misteri tek ajo që ende e mbani fshehur.
Marre nga : Revista Jeta











