Keni ndryshuar shumë që nga koha kur u shfaqët për herë të parë në ekran?
Kam ndryshuar shpesh, por besoj se në kohë ky ndryshim ka qenë simpatik dhe i pranueshëm edhe për publikun.
Çfarë lexoni përgjithësisht?
Përgjithësisht lexoj nga të gjitha. Një kohë më pëlqenin librat rozë, Daniel Still, autore e njohur e librave. Flet me shumë emocion dhe detaj. Por kam edhe shumë të preferuar të tjerë, krijimet e të cilëve i kam pasur në duar. Një pjesë të bibliotekës sime personale e zënë edhe librat e artit, kryesisht pikturës, biografitë apo dhe libra që flasin për artistë të rinj. Duke qenë se kam studiuar që e vogël për pikturë nuk mund të mos ishin aty.
Bukurinë e përjetshme në shkëmbim të shpirtit. A do ta bënit këtë zgjedhje?
Absolutisht jo! Njeriu nga pluhuri u krijua dhe tokës do t’i kthehet, ndërsa shpirti është ai që rron në përjetësi. Mendoj se ky arsyetim të çon tek ajo që zgjedh unë. Nuk do ta bëja këtë kurrë shkëmbim.
Le ta lëmë mënjanë paktin me djallin. Si do ta ruani bukurinë tuaj?
Mendoj se të qenit i bukur, përveç faktit se lind i paraqitshëm si njeri, ka të bëjë dhe me një bukuri të brendshme, me një komunikim të trupit tënd me botën tënde, një raport perfekt i njeriut për të qenë i bukur do të ishte i tillë.
Një pikë të dobët dhe një sekret të pamjes suaj.
Unë jam kjo që jam dhe pikë të dobët mund te them se nuk kam një të caktuar, të gjithë ne si njerëz në momente të caktuara ndikohemi nga risi të pafundme të asaj çka serviret nga bota çdo ditë dhe krahasuar më të fundit që vjen dhe shitet si “e bukur”, shpesh na ndodh të gjithëve, këtu përfshihem dhe unë, që kemi sensin e krahasimit. Këtu ndodh edhe dilema “a e kam dhe unë këtë gjë kështu?” Këtë pyetje e kam bërë disa herë.
Ç’trajtim bëni në sallonet e bukurisë apo tek parukieri?
Trajtimet i bëj në qendër estetike. Nuk bëj shpesh, sepse s’kam shumë kohë. Do të doja të isha më korrekte nganjëherë, por bëj aq sa ma lejon koha tek e fundit. Ndërsa me flokët, duke qenë se i kam thuajse prej një viti extension, më duhet t’i kuroj më tepër se ata të shkurtrit dhe natyralët. Për mua estetika dhe kurimi i trupit është parësor, më tepër se një buzëkuq që rrëzëllen që nga larg.
Ka një moshë për gjithçka. Për ju ka mbaruar periudha e ....
Për mua mosha nuk është faktor kushtëzues.
Cila do të ishte veshja juaj e preferuar për mbrëmje?
Varet në çfarë vendi do kaloj mbrëmjen. Por ideale mbetet një veshje sa më femërore. Jo sport, as e miksuar me klasiken, diçka unike dhe seksuale, pa ekzagjerime. Një veshje e thjeshtë, por tërheqëse në maksimum.
“Uniforma” juaj e përditshme për në punë.
Nuk kam një uniforme të përcaktuar. Brenda gardërobës sime vishem këndshëm. Dhe uniforma nuk hyn shumë për sa kohë je imazh i një televizioni, dhe ka një risk mes të qenit i veshur korrekt me një lloj uniforme institucionale dhe të shiturit një imazh televizioni, për të cilin ti tregon kujdes.
Kur nuk punon, xhinse dhe atlete?
Jo përherë.
Të brendshmet e preferuara?
Victoria Secret. Të kuqe mundësisht.
A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo?
Seksi?! Hmmm, po, them se po. Megjithatë të qenit seksi është vetëm një përqindje e të gjithë mozaikut të një femre.
Çfarë mban zakonisht në çantë?
Mbaj portofolin, celularin, çelësat e makinës, kam dhe një miniçantë të vogël ngjyrë rozë, ku brenda së cilës gjëra kozmetike, parfum etj.
Muzika që nuk mungon kurrë në iPod-in apo në makinën tuaj?
Zgjohem dhe fle me muzikë. Të çfarëdo lloji.
Nëse do të zgjidhje, në ç’qytet do të doje të jetoje?
Jam mire në Tiranë. Më pëlqen shumë vjeshta dhe fillimi i dimrit. Do më pëlqente shumë edhe Londra, aty ku jeton familja ime.
Zgjedhjet për stinën e vjeshtës?
E gjithë bota e modës për momentin koncepton femrën apo mashkullin origjinal, sa më pranë ngjyrave që ka si njeri. Kështu, duke nisur nga flokët natyralë dhe një sy që ndriçon, duke kaluar tek një veshje që në raport me linjat, je po ti vetvetja. Më pas këpucët kanë për qëllim ta plotësojnë figurën tënde.
Parfumi i preferuar: Tomy Girl
Modeli i celularit që mban: Nokia 8800
Libri i preferuar: Bibla
Modeli i çantës kult: D&G
Linja e produkteve të flokëve: Framessi
Disku i preferuar: “Hoë to Dismantle an Atomic Bomb”, i grupit irlandez U2.
Marre nga : Revista Jeta











