Te jetosh nen vezullimin e arit

Të jetosh nën vezullimin e arit

Nga  kompjuteri, celulari, reçipetat e deri te aparatet akustike, mjafton që të shkëlqejnë dhe të jenë të punuara me flori 18 karat. Tendenca e fundit për pasanikët e të gjithë botës është të jetojnë një jetë të mrekullueshme, të rrethuar nga metali i çmuar, ndryshe nuk ka se si të shpjegohet kjo "mani e çmendur", për koleksionistët e luksit. Pak muaj më parë, kompania e famshme japoneze "Sanrio", nxori në shitje 54 letra bixhozi, "jolly inclusive", me macen e rrezikshme në versionin spathi, kupë dhe karro. Në secilën prej letrave që është e bërë me metal të petëzuar, gjendet 0,37 gramë ar i pastër. Kjo është bërë për t‘i dhënë një vlerë edhe më të madhe dizenjos së çuditshme. Letrat, në anën e pasme, janë të punuara me këtë material, ndërsa në anën e brendshme kanë një mollë të vogël me flamurin anglez në sfond.

Letrat e bixhozit janë vetëm një nga objektet e shumta të jetës së përditshme, që janë transformuar në një xhevahir të vërtetë, të cilat janë nxjerrë në shitje. Ari, si dje ashtu dhe sot, mbetet një element i pazëvendësueshëm në kërkesat e shoqërisë.

Por për ta shijuar në maksimum jetën ose për të jetuar vërtet "duke notuar në ar", listës së sendeve të përdorshme i shtohen edhe dy objekte shumë të rëndësishme: celulari dhe kompjuteri.

Mes telefonave më të preferuar spikaten "Nokia Vertu", i cili është i punuar me platin, flori të verdhë, të bardhë dhe rubin. Gjithashtu, është edhe "Nokia, Shiroku i Artë", i serisë 8800, i cili është i veshur me një pllakë floriri 18 karat, ose telefoni i prodhuar nga kompania tajlandeze "DBtel", që gjithashtu është i punuar me flori 18 karat dhe diamante 5 karat. Ky telefon kushton më shumë se një milion dollarë tajlandezë (rreth 29 mijë euro).

Për sa i përket kompjuterit "Choppers", lejon transformimin e "MacBook Pro", në një xhevahir të vërtetë. Kompania ka menduar t‘i zëvendësojë kasat e aluminit që veshin kompjuterin portativ "Apple", me kasa floriri 24 karat. Kostoja e modifikimit shkon nga 1200 në 1500 dollarë dhe kush e dëshiron vërtet këtë kompjuter të modifikuar dhe më luksoz në të njëjtën kohë mund t‘i shtojë ndonjë detaj edhe më shik: mjafton të modifikojë mollën që është veshur me flori - e cila ndodhet në anën e jashtme të kompjuterit - me gurë diamanti.

Çmimi i këtij kompjuteri të transformuar është 2400 euro. Por kjo nuk është e gjitha që ka. Sigurisht ka edhe sende të tjera të cilat kanë pësuar ndryshime rrënjësore.

Në Japoni, Olimpi i tregut të luksit, një argjendar i famshëm, ka realizuar kohët e fundit një palë bikini tërësisht me flori 24 karat, të cilat kushtonin 82 mijë dollarë.

Kostumi i shndritshëm i banjës është krijuar nga një bashkëpunim mes argjendarisë "Tanaka Kinkinzoku" dhe stilistit Akihiko Izukura. Kostumi peshon 500 gramë dhe lidhet në qafë. Për fat të keq, me të veshur nuk mund të notohet. Blerësit e mundshëm mund ta veshin vetëm për ndonjë mbrëmje në pishinë.

"Ndjesia e të pasurit një kostum të tillë në trup është e mrekullueshme. Është njësoj si të notosh në flori", ka thënë e entuziazmuar modelja që e mbante veshur.

Krijuesit e kësaj vepre të vërtetë arti shpjegojnë se për punimin e kostumit u desh një muaj kohë, pasi çdo fije floriri që u përdor për krijimin e tij ishte e hollë sa një fije floku dhe duhej shumë kujdes në vendosjen e tyre. Ideja e një kostumi të tillë banje erdhi nga përfytyrimi i mbulimit të trupit të një femre me xhevahire dhe elegancës që do të kishte një pamje e tillë.

Tanaka nuk është i ri në provokimet e këtij lloji, mjafton të mendosh për krijimet e tij të çmuara që ka bërë më parë: një çantë platini të punuar me 2182 gurë diamanti (e cila kushton 1.63 milionë dollarë), apo një pemë të dendur floriri për Vitin e Ri, që peshonte 21 kile dhe kushtonte 850 mijë dollarë.

Por luksi i shfrenuar vërtetë nuk ka kufij. Kompania e famshme "Widex", e cila njihet për prodhimin e protezave akustike, ka krijuar një aparat akustik, sigurisht i pazakontë, të veshur me flori 24 karatësh dhe 220 diamante.

Më shumë se një pajisje mjekësore, kjo protezë akustike duket si një xhevahir i vërtetë nëse mbahet në vesh dhe mund të blihet për 25000 sterlina.

Por nëse luksi është në ADN-në tuaj dhe tërhiqeni nga çdo gjë e shtrenjtë e cila ndodhet në një dyqan, mos harroni të blini edhe produktin e ri "Gold Flakes Supreme", që është një vodka e distiluar me ujë që rrjedh nga burime nëntokësore, e cila përmban as më shumë dhe as më pak përbërës flori 24 karat. Është një shishe që momentalisht shitet vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një dizajn të rafinuar ashtu si përmbajtja brenda saj. Kushton 60 dollarë dhe shpërndahet nga firma "Shaw-ross".

Pra, nëse vërtet jeni tërhequr nga shkëlqimi i arit, përse të mos e vishni me flori edhe pjesën më të përdorur të shtëpisë suaj, banjën? Një gjë të tillë e ka bërë një argjendar nga Hong Kongu, i cili ka veshur me flori të gjithë banjën e shtëpisë së tij, duke filluar që nga gotat e deri te rubinetet, sepse edhe në intimitetin e atyre momenteve, ajo që vlen më shumë është shkëlqimi!

Eksperimenti: për të veshur muret e një dhome të vogël me metalin e çmuar mjafton shkrirja e vetëm 3 kallëpeve të mëdha

Tendenca e fundit për pasanikët e të gjithë botës është të jetojnë një jetë të mrekullueshme, të rrethuar nga metali i çmuar

Kompania e famshme "Widex", ka krijuar një aparat akustik, të veshur me flori 24 karatësh dhe 220 diamante, që kushton 25 mijë sterlina

Nëse vërtet jeni tërhequr nga shkëlqimi i arit, përse të mos e vishni me flori edhe pjesën më të përdorur të shtëpisë suaj, banjën? Një gjë të tillë e ka bërë një argjendar nga Hong Kongu, i cili ka veshur me flori të gjithë banjën e shtëpisë së tij, duke filluar që nga gotat e deri te rubinetet

Për sa i përket kompjuterit, kompania ka menduar t‘i zëvendësojë kasat e aluminit që veshin kompjuterin portativ "Apple", me kasa floriri 24 karat

Në Japoni, Olimpi i tregut të luksit, një argjendar i famshëm, ka realizuar kohët e fundit një palë bikini tërësisht me flori 24 karat, të cilat kushtonin 82 mijë dollarë. Ai peshon 500 gramë dhe lidhet në qafë. Për fat të keq, me të veshur nuk mund të notohet. Blerësit e mundshëm mund ta veshin vetëm për ndonjë mbrëmje në pishinë. Krijuesit e kësaj vepre të vërtetë arti shpjegojnë se për punimin e kostumit u desh një muaj kohë, pasi çdo fije floriri që u përdor për krijimin e tij ishte e hollë sa një fije floku dhe duhej shumë kujdes në vendosjen e tyre. Ideja e një kostumi të tillë banje erdhi nga përfytyrimi i mbulimit të trupit të një femre me xhevahire dhe elegancës që do të kishte një pamje e tillë

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama