20 profesionet me te lakmuara te viteve 2000

20 profesionet më të lakmuara të viteve 2000

Përzgjedhja
“Fast Company” është bazuar në përzgjedhjen e 20 profesioneve më përfituese duke u bazuar në katër kategori: rritjen e tregut të punës, potencialin e pagesës, nivelin e arsimimit dhe mundësinë për ndryshim. Është e rëndësishme që kur dikush të zgjedhë karrierën në një profesion që është i kërkuar për momentin. Paratë kanë gjithashtu rëndësi. “Fast Company” e ka bazuar rrogën në ndryshimin ndërmjet 10 përqind të fitmeve dhe 90 përqind të fitimeve për një punë të caktuar. Një profesion i mirë, sipas kompanisë, ka nevojë dhe për investim në arsimim. “Fast Company” e ka llogaritur indeksin e arsimimit duke u bazuar në numrin e personave të një kompanie që kanë një diplomë universitare. Gjithashtu, një punë e mirë duhet t’i krijojë dikujt hapësira për të ecur përpara.
Të bësh punën
Përveç klasifikimit të vendeve të punës më tërheqëse “Fast Company” gjithashtu ka komunikuar dhe me 10 liderë që punojnë aktualisht në profesionet më të lakmuara të momentit. Ndër ta është një shkencëtar i Harvardit, një analist i “Wall Mart”, një këshilltar financash dhe një ekspert sigurimesh që është i mendimit se puna e tij nuk është aspak e mërzitshme. Edhe pse ato u përkasin fushave të ndryshme, të gjithë kanë pak a shumë të njëjtat taktika në punë. Të gjithë janë japin të njëjtat këshillë kur vjen puna për të qenë të suksesshëm në punë: jini fleksibël.
Profesionet më të lakmueshme
Në vendin e parë të listës së profesioneve më të lakmueshme është ai i këshilltarit të financave. Por çfarë bën një këshilltar financash? Ashtu si çdo gjë tjetër, paratë kanë nevojë për menaxhim. Këshilltarët e financave bëjnë pikërisht këtë. Këshillojnë njerëzit mbi financat e tyre personale. Ata vëzhgojnë me kujdes se sa të prirur janë klientët e tyre për të pësuar dëme financiare dhe i këshillojnë drejt mënyrave të sigurta të investimeve. Në vendin e dytë të listës së 20 profesioneve është dhe puna e shkencëtarëve mjekësorë. Kjo është një kategori e gjerë, por sidoqoftë bëhet fjalë për laboratorë dhe mikroskopë. Shumë prej shkencëtarëve mjekësore punojnë në qendra akademike, ndërsa të tjerët mund të punësohen në qeveri dhe industrinë farmaceutike. Gjithashtu edhe inxhinierët e kompjuterëve i përkasin kategorisë së të privilegjuarve në këto vite. Ky është një profesion mjaft i kërkuar dhe renditet i treti në listë. Por çfarë bëjnë inxhinierët e sistemeve të kompjuterëve. Ata jo vetëm që shkruajnë programet që të gjithë njerëzit aplikojnë e shohin, por edhe ndihmojnë kompanitë për të adoptuar teknologjitë e reja. Inxhinieria, pavarësisht prapashtesës është një profesion “në modë” dhe që u siguron të ardhura jo të vogla personave që e marrin përsipër. Pikërisht kjo është dhe arsyeja pse inxhinieria e mjedisit renditet në vendin e katërt të listës së profesioneve më të mira këtyre katër viteve. Inxhinierët e mjedisit ndihmojnë për projektimin, ndërtimin dhe operimin e sistemeve të pajisjes me ujë të pijshëm. Ato ndihmojnë dhe me kontrollin e ndotjes, strategjitë e riciklimit dhe projekte të tjera të shëndetit publik. Ata mbledhin të dhëna të panumërta për hartimin e analizave. Punëdhënësit përfshijnë firmat private të konsultimit, universitetet, kompanitë e studimit, laboratorët, qeverinë dhe kompani private dhe publike.  

Lista

1. Këshilltar financash
2. Shkencëtar mjekësor
3. Inxhinier kompjuterësh
4. Inxhinier mjedisi
5. Biokimist
6. Menaxher shitjes
7. Epidemiolog
8. Analist i sistemit kompjuterik
9. Atlet
10. Agjent dhe menaxher i artistëve dhe atletëve
11. Menaxher marketingu
12. Producent dhe regjisor
13. Avokat
14. Menaxher reklamash dhe promocionesh
15. Analist menaxhimi
16. Pilot
17. Ekspert sigurimesh
18. Menaxher shërbimesh shëndetësore
19. Agjent shitjes dhe marketingu
20. Menaxher financash
 
Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama