Faktikisht, ekspozita, e quajtur "Love, War and Sexuality", përpiqet të tregojë detaje për periudhën mes dy luftërave botërore: nga viti 1914, deri 1945-ën. Në të vërtetë, e menduar shumë kohë më parë, ajo u organizua me përpjekjen dhe punën e palodhur të tre historianëve francezë, që ishin munduar të gjenin gjithçka që u interesonte, nëpër arkivat dhe magazinat e muzeve më në zë të Evropës dhe Amerikës, domethënë për të gjetur gjithçka që lidhej me marrëdhëniet intime dhe romancat e dashurisë së atyre që luftuan në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Ekspozita përmban rreth 480 materiale për t‘u parë, mes të cilave: postera propagandues, pulla zarfesh, piktura, fotografi, ditarë, proza dhe poezi që tregojnë sa do pak për pasionin në kohën e luftës. Përveç tyre, vizitorët mund të shohin edhe filma të asaj kohe, po me këtë subjekt, apo të dëgjojnë këngë ushtarake.
Seksi dhe Ushtria e Kuqe
Në ekspozitën parisiene, një vend i rëndësishëm u është kushtuar edhe ushtarëve rusë të kohës së para revolucionit. Në një nga galeritë e saj bie në sy një poster i veçantë që daton prej vitit 1917. Posteri tregon trupat e "ngatërruar" të ushtarëve rusë, një fshehje e qartë ndaj homoseksualitetit. I interesuar për këtë çështje, shkrimtari çek, V. Schneider, ka bërë një studim rreth aktiviteteve seksuale të ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Schneider arriti në rezultate konkrete rreth qëndrimeve të ushtarëve për seksin, duke pyetur personalitete të njohura që kishin marrë pjesë në luftë. Kështu, shkrimtari i famshëm i periudhës sovjetike, Vasil Bykov, i kishte treguar Schneider se "ata që ishin në frontin e luftës nuk e kishin mendjen fare te seksi". Sipas tij, gjumi ishte qetësimi i vetëm gjatë ndonjë kohe të shkurtër pushimi në luftë.
"Besoj se pjesa më e madhe e ushtarëve rusë ishin shumë të irrituar dhe nuk mendonin fare për seksin, deri në kohën kur nuk bënin pak pushim", kishte thënë Bykov. "Po ashtu, djemtë në këmbësori ishin shumë të rinj për të treguar interes rreth sjelljeje aktive seksuale", vazhdon më tej Bykov. Shkrimtari tjetër, Viktor Nekrasov, që kishte emigruar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1974 për arsye politike, tregon se masturbimi
ishte mundësia e vetme për ushtarët e Ushtrisë së Kuqe gjatë luftës. "Ushtarët gjermanë mund t‘i plotësonin shumë mirë nevojat e tyre. Aty kishte bordello që ata mund t‘i vizitonin për të kryer marrëdhënie dhe për t‘u argëtuar. Ne nuk kishim gjëra të këtij lloji. Oficerët mund të jetonin me infermieret dhe personelin femëror të ushtrisë, ndërsa ushtarët vetëm mund të masturbonin", thotë Nekrasov. Në studimet e tij, Schneider citon shumë fjalë të gjeneralit Nikolai Antipenko dhe njerëzve të tjerë të shërbimeve mbështetëse, Georgi Zhukov dhe Konstantin Rokossovski. Gjeneral Antipenko, i forcave supreme të Ushtrisë së Kuqe, dha pëlqimin e tij për krijimin e dy bordellove vetëm për oficerët e lartë në verën e vitit 1944. Bordellot, në fakt u vendosën të quheshin "Holiday Centers". Megjithatë, eksperimenti tregoi se doli i dështuar. Grupi i parë i oficerëve, kaloi tre javë aty nuk u akordua aspak me planin. Të gjithë, u kthyen në front, duke sjellë edhe të dashurat me vete. Për pasojë, vajzat e "kënaqësisë" nuk u pranuan më në Ushtrinë e Kuqe.
"Pasioni ishte i gjallë edhe në kohën e luftës"
Duke folur në një konferencë për shtyp pas inaugurimit të shfaqjes, organizatorët treguan se qëllimi i tyre ishte të tregonin se konfliktet e armatosura nuk mund të vrisnin dot dëshirat thelbësore të njerëzve, domethënë dëshirën e tyre për të dashur dhe për t‘u dashur. Të gjitha pjesët janë vendosur së bashku për të treguar specifikat e lidhjeve midis burrave dhe grave në kohën e luftës. Gjithashtu, ata janë munduar të shpjegojnë lidhjet mes civilëve dhe luftuesve. Megjithatë, ideja e përgjithshme e kësaj ekspozite është kjo: "Pasioni ngelet i gjallë edhe në kohën e luftës". Kujtimet personale dhe dokumentet e ndryshme të gjetura dëshmojnë qartë se çdo vit gjatë dy luftërave botërore ishte i mbushur me një korrespondencë të ngjeshur midis bashkëshortëve të ndarë dhe grave, të fejuarve dhe të fejuarave. Në vitin 1914, disa ushtarë dhe të dashurat e tyre shkëmbenin thuajse çdo javë kartolina dhe letra të dekoruara me shenja romantike të bëra me dorë, që simbolizonin dashurinë e përjetshme.
Prostitucioni
Në fillim, ushtarët amerikane u habitën pasi panë pikturat e grave thuajse të zhveshura që reklamonin armët në disa postera propagandues, që ishin varur nëpër dyert e qendrave të rekrutimit amerikan, gjatë Luftës së Parë Botërore. Në fakt, pasi mbaroi lufta, iu kushtua një rëndësi e veçantë çështjeve të lidhura me manifestimet e seksuale në ushtri, ku thuhej se ligje te veçanta i detyronin ushtarët që të mos kishin marrëdhënie seksuale me njeri tjetër, marrëdhënie homoseksuale, apo prostitucion. Kjo propagandë shtetërore i drejtohej promovimit të virtyteve të martesës por për të treguar njëkohësisht se e kishte mbajtur seksin nën kontroll gjatë kohës së luftës. Po ashtu, higjiena dhe shëndeti i ushtarëve, ishte një tjetër arsye se përse qeveria e bënte diçka të tillë . Gjatë Luftës së Dytë Botërore, autoritetet ushtarake franceze ndërmorën hapa që të kufizonin kontaktet mes ushtarëve dhe prostitutave. Këto masa u morën për të mbajtur sekret përhapjen e sifilizit midis ushtarëve. Frekuentuesit e bordellove preferuan trajtimin duke ndjekur shpikjen e penicilinës.
Ndërkaq, një numër i madh posterash tregonin për mesazh të qartë për ushtarët: "Mos i pranoni mundësitë tuaja me kalimtarë të rastit, shkoni në bordello". Propaganda duket se nuk e humbi kurrë mundësinë të vendosë shprehje speciale për të mbajtur një sekret ushtarak gjithë ato kohë. "Mbaje kokën poshtë çarçafëve", lexonte njëri nga posterat. Vizitorët mund të shohin gjithashtu dokumentet, shembuj të patriotizmit të treguar nga prostitutat parisiene gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Fletorja e "punës" që duket se i përkiste klientit të një bordelloje parisiene, përmban shkrimet e mëposhtme: "Të enjten gjeneral "Von Truque" 200 franga. Ora 16:00, Obersturmbannfuhrer, 100 franga. Ora 17:00, Jean, pa pagesë". Disa dokumente në ekspozitë duket sikur shkruajnë pjesë të historisë për sa i përket seksit në kohën e luftës. Për shembull, një foto tregon një grup grash franceze që u rruhej koka në publik, një dënim sepse kishin qenë partneret e gjermanëve". Po ashtu, një foto grafike tregonte Lee Miller, një modele amerikane, fotografe dhe gazetare lufte, duke pozuar në vaskën e Hitlerit dhe kjo është një nga pjesët më të bukura të ekspozitës parisiene. Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në ditën e fundit të këtij viti.
Marre nga : Gazeta Shqip











