Trokasin 5 cmimet e para ne Miss Globe

Trokasin  5 cmimet e para ne  Miss Globe

Nje nga nje kane shkelur token shqiptare. Bukuroshet e botes jane keto dite ne Shqiperi, ku per te katertin vit me radhe po zhvillohet konkursi i madh i bukurise. Me 14 shtator ka shkelur edhe bukuroshja e pare ne Shqiperi, e keto dite, ato jane te gjitha bashke. E jo vetem kaq! Ato kane filluar te pershkojne gjithnje e me shume, jo veten rruget e kryeqytetit, por edhe pikat me te bukura te Shqiperise turistike. Paraditen e se martes nisi edhe rrugetimin e tij te pare autobusi i Miss Globe neper Tirane. Misset nisen keshtu turin e tyre ne Galerine Kombetare te Arteve, me pas ne Muzeun e Pullave Shqiptare. E tanime eshte shnderruar gati ne nje rit, vizita ne Muzeun Historik Kombetar. Duke mesuar ne kete menyre pakez nga historia dhe kultura e ketij vendi, te cilin do ta njohin duke e shetitur neper te gjitha vendet me karakteristike e neper monumentet e kultures. E kudo qe do te shkojne do te marrin me vete copeza kujtimesh ne fotografi e kamerat e tyre te vogla.

Pas ketij turi te shkurter neper Tirane, mbremja e 18 shtatorit i ka mbledhur vajzat ne nje feste te madhe ne Rogner, ku u zhvillua minikonkursi i pare, qe i paraprin gares se madhe, me 1 tetor ne Pallatin e Kongreseve. Duke u shpallur ne kete minikonkurs edhe 5 fitueset "Miss Bikini", e nder 5 fitueset e para gjenden dy vajzat shqiptare, perfaqesuesja e Shqiperise, por edhe e Kosoves.

Paraditja e djeshme i ka gjetur vajzat ne lashtesine e qytetit te Shkodres, e ne mbremje, u zhvillua edhe nje feste e madhe me maska, cka duket se eshte shnderruar edhe ne nje tradite te qytetit verior te kultures. Me mbeshtetjen edhe te kreut te Bashkise se Shkodres, vajzat u shfaqen te veshura me kostumet kombetare te vendit qe perfaqesojne.

Ne ditet ne vijim turi do te vazhdoje ne qytetin e Vlores, me rrethinat e tij, i cili ofron pa diskutim imazhin me te mire te turizmit shqiptar dhe nje tjeter ne qytetin e Durresit, qytet ne te cilin ne vitin 2004 u organizua per here te pare ne Shqiperi "Miss Globe International". Ne disko "Tropikal" do te organizohet nje tjeter gare per ndarjen e dy cmimeve te tjera te "Miss Globe International", qe jane: "Miss Disco Queen" dhe "Miss Talenti". Ndersa kurora e me se bukures i eshte rezervuar galase se madhe te 1 tetorit ne Pallatin e Kongreseve. Duke qene keshtu i dyti spektakel "Miss Globe International", qe mbahet ne kete skene te Tiranes, ndersa konkursi i vitit 2004 u mbajt ne Durres, e ai i vitit 2006 ne Butrint.

5 cmimet e para te "Miss Globe"

Miss Bikini of the Eorld- Gerta Poldver (Estoni)

Miss Bikini Princess of the Eorld- Shqiponja Vlahna (Kosove)

Miss Bikini Beauty of the Eorld- Irsa Demneri (Shqiperi)

Miss Bikini Girg of the Eorld- Julia Thais Mendoza Quintero (Venezuele)

Miss Bikini Lady of the Eorld- Isabella Sebestyen (Rumania)

5 bukuroshe edhe pulla poste

Kete vit, ndryshe nga heret e tjera, misset do te fiksohen jo vetem ne aparate fotografike e xhirime kamerash. Drejtori i Postes Shqiptare do te realizoje me pese prej miseve, qe perfaqesojne kontinente te ndryshme ne kete spektakel te madh, nje pulle shqiptare. Pra, keshtu, ngjarja e madhe nderkombetare, "Miss Globe International", qe edhe kete vit zhvillohet ne Shqiperi, do te shperndahet kudo neper bote, edhe si nje pulle postare. Ato jane perfaqesueset e Shqiperise, Nigerise, Venezueles, Estonise dhe Singaporit.

Marre nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama