JP godet perseri

JP godet perseri

Krijimet dhe punën e linjës së tij të re ka vendosur t’i sjellë përpara të gjithëve në një mënyrë krejt të veçantë. Jo përmes sfilatave, siç edhe ndodh random, por nëpërmjet një fushate publicitare, që ka nisur të lançohet ditët e fundit. Stilisti Joni Peçi, përpos faktit se sjell linjën e tij xhins prezantimin e të cilës ua ka besuar modeleve, të rinj të zbuluar nga vetë ai. Të vendosur në një sfond gjithë bardhësi ndjesia është aq përallore, kur sheh këta të rinj, sa nuk të jep përshtypjen e tokësores. E ndoshta kjo është arsyeja që kjo fushatë e tij publicitare titullohet “Paradise”. E sjellim ekskluzivisht për “Bluetooth”, përmes këtyre fotove, që na servirin imazhet më të reja të Peçit, plot shije dhe ekstravagancë.


“PARADISE”

Fushata publicitare “Paradise” e bazuar në dekore të bardha, të jep idenë sikur modelët janë vërtet në parajsë, mes reve të bardha pafund. Kjo është goditja që bën sërish Joni Peçi me fushatën e tij publicitare, që shumë shpejt do të lançojë për linjën e tij xhins. Këtë herë ndryshe nga linja e tij “Hot Future”, që prezantohet nga personazhe të famshëm të botës së artit, ku ndër të cilat spikasin imazhi i këngëtares me famë botërore Inva Mula, për linjën e tij xhins “Joni Peçi Xhins”, ai ka vendosur të lançojë talente të rinj shqiptarë, modelë të zbuluar prej atij vetë. MESAZHI Dashuri, harmoni, elegancë e ndërthurur me pak agresiviteët duke ekzaltuar dhe nxjerrë në pah çiltërsi, ekstravagancë moshe në një fushatë publicitare që të sjell në imagjinatë një botë rinore të pastër, pa komplekse dhe plot dashuri. Joni Peçi, bën pjesë në ata persona, që kontribuon për talentet e rinj në fushën e modes, që të ecin dhe pse jo vetëm në Shqipëri, por edhe në atë botë të madhe, ku biznesi i modës është një mbretëri e konsoliduar prej shumë viteve. Kështu këtë herë ai sjell rreth 10 personazhe të rinj, që jo vetëm pëlqejnë modën, por janë edhe të talentuar, të panjohur më parë ata janë zbuluar nga vetë stilisti Peçi.



MODELET E REJA

Fushata publicitare konsiston në prezantimin e modeleve të reja të xhinseve, këmishave dhe T-Shirt, ku sigurisht mbizotërojnë e bardha dhe ngjyra blu. Mos vallë cat e JP këtë sezon vjeshtë-dimër, që po vjen? Eljona, një modele e zbuluar nga vetë Joni Peçi me tipare të përngjashme me Monica Belluçi, me një bukuri natyrale ajo është vetëm 16 vjeç, por përpara objektivit reagon si një divë hollivudiane. Ajo është e veshur me një fustan të punuar vetëm me perla, fustan që ka pasur reagimet e suksesit edhe në Maj të këtij viti në meksikë në Miss Univers. Ndërsa Luana me një bukuri ëngjëllore, e pastër dhe perfekte me imazhin e saj të bën të mendosh një princeshë të ulur në dyert e parajsës në pritje të princit të kaltër. Luana ka spikatur edhe në koleksionin që u prezantua në qendër të Tiranës “J.P. Prive”. Euselio, me tipare mesdhetare, bukuri mashkullore dhe me shumë personalitet, i sigurt në pozat e tij ai, gjë që ndoshta edhe fotografi nuk e ka pasur të vështirë ta fotografojë. Çfarë të thuash për Serxhon më i vogli i grupit por edhe me mjaft prespektivë në këtë fushë; bukuri, brun, me sy depërtues dhe me një egërsi delikate. Dimë që aty marrin pjesë edhe dy futbollistë, Albani dhe Arseni, që përveç aftësive të tyre sportive që kanë, ata po shpalosin edhe talentin e tyre në fushën e modelimit. Ky publicitet do të bëhet publik në shumë gazeta. Marka JP, e vetmja markë e njohur në arenat ndërkombëtare të botës së modës përmes sfilatave, spektakleve apo edhe konkuseve të bukurisë, apo lançimit në Fashion Tv, etj.

Ilda Lumani : Gazeta Shqiptare


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama