Është ftuar për herë të dytë në Himarë për të kënduar në pubin më të bukur të vendit bregdetar, pub “Cubana”. Këtë herë jo vetëm por me kolegen njëkohësisht dhe mikeshën e saj Anjeza Brankën. Kanë kënduar mjaft këngë nga repertori i tyre disa prej të cilave janë kërkuar të këndohen dhe më shumë se një herë nga publiku. Në ambjentin e tejmbushur nga fansat, Ingridi ka përshëndetur dhe mikeshën e saj Çiljeta, teksa këndoi dhe këngën që të dyja kanë realizuar në bashkëpunim. Pasi kanë mbaruar këngët e programuara për mbrëmjen e 22 Gushtit, vajzat janë future në pistën e pub-it për të kërcyer me fansat si dhe duke mos kursyer fotot e panumërta me ta.

Marre nga : Gazeta Shqiptare











