Agassi-Graf historia me e bukur e dashurise ne sport

Agassi-Graf, historia më e bukur e dashurisë në sport

Çifti

Të dy tenistët janë njohur në vitin 1999, gjatë turneut "Roland Garros", për t‘u martuar në vitin 2001, në një ceremoni madhështore në Las Vegas. Pas kësaj, ish-numri një i renditjes botërore në tenis për femra, Stefi Graf, u tërhoq nga sporti për t‘i hyrë rolit të nënës, duke parë se çifti tani ka dy fëmijë, Gil dhe Jaz. Çifti, po sipas "Times", është edhe një nga më të pasurit në fushën e sportit. Duket se gjithçka po u ecën mbarë, edhe në fushën e biznesit. Së shpejti ata do të jenë pronarë të një fshati turistik, që do të ndërtohet në plazhet e Kosta Rikës. Rezidenca turistike superluksoze, që mendohet se do të përfundojë në vitin 2010, do të kushtojë rreth 580 milionë euro (çifti do të jetë bashkëpronar me "American Internet provider") dhe do të ndërtohet në brigjet e Oqeanit Paqësor. Aktualisht, të dy tenistët, përveçse të dhënë pas familjes, janë edhe "modelët" e shumë reklamave të firmave publicitare.

Trekëndëshi rus

Në vendin e dytë të podit gjejmë trekëndëshin rus të formuar nga Pavel Bure, Ana Kurnikova dhe Sergei Federov, dy yjet e hokeit dhe një teniste bukuroshe. Sipas shumë zërave, tenistja e bukur ruse ka pranuar një propozim martese të Bure, ndërsa ishte ende e lidhur me Federov, i cili më vonë pohoi se ai dhe Ana ishin martuar në fshehtësi, për t‘u divorcuar më vonë. Rezultati, Ana Kurnikova vazhdon historinë e saj me këngëtarin Enrike Iglezias dhe sipas Federovit, "të dashuroheshe me të ishte më keq se sa një sëmundje".

Erikson

Vendin e fundit në pod e zë një tjetër histori ku përfshihen 3 persona: Faria Alam (sekretarja), Sven Goran Eriksson (vartësi) dhe Mark Palios (pronari). Teatri i zhvillimit të ngjarjes ka qenë Federata e Futbollit Anglez, ku Palios ishte administrator i deleguar kur Erikson ishte trajneri i Kombëtares. Skandali shpërtheu në vitin 2004, kur u mësua se bukuroshja Faria kishte një lidhje me të dy personalitetet. Palios dha dorëheqjen, ndërkohë që Erikson u përball me zemërimin e të fejuarës së tij, Nensi Dal‘Olio. Vendi i katërt shkon për çiftin Kris Everts dhe Xhimi Konors. Të dy tenistët u lidhën bashkë pas fitimit të turneut të Uimbëlldon në vitin 1974, por u ndanë vetëm pak muaj më pas, në një moment kur kishin nisur përgatitjet për martesën e tyre. Por tenistja bionde gjendet edhe në dy pozicione të tjera: në atë numër gjashtë në çift me Xhon Lloyd, yllin e tenisit anglez të viteve ‘80 dhe në vendin e 33-të për një lidhje të re me Greg Njumanin, "peshkaqenin e bardhë" të golfit, që për të iu desh të bënte një nga divorcet më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Ronaldo

Vetëm vendi i shtatë për sulmuesin e Milanit, Ronaldo, që njihet në botën sportive si shumë i preferuar nga gratë. Në këtë renditje ai vendoset për martesën e tij me Milen Domingesh, edhe kjo futbolliste, nga e cila ai ka edhe një djalë 7-vjeçar, Ronald. Ylli brazilian dhe Milen lidhën kurorë në vitin 1999 dhe u ndanë në vitin 2003. Duke vijuar më tej në renditjen e 10 të parëve, të bie në sy se janë gjithsej 7 çifte tenistësh, ose të lidhur nga tenisi, duke treguar se ky lloj sporti i ndez pasionet më shumë se çdo lloj tjetër. Ndërkohë që si një element i veçantë në vendin e 13-të renditet çifti Murinjo dhe Murinjo, i kuptuar si Hose dhe Hose, kjo për faktin se trajneri portugez dashuron vetveten më shumë se çdokënd tjetër, duke shfaqur një farë narcizmi. "Trajneri i Çelësit dashuron vetveten, ironizon ‘Times‘. Nga ana tjetër, është i bukur, i pasur dhe i suksesshëm. Përse nuk duhet ta bëjë diçka të tillë"?

"Times"

Tabloidi britanik, "Times", vazhdon të bëjë klasifikime për çdo gjë. Pas 50 golave më të bukur në historinë e futbollit, 50 futbollistëve më të këqij dhe 50 fyerjeve më të ashpra, "Times" bën tani një listë me 50 historitë më të bukura të dashurisë, të lindura në botën e sportit

Marre nga : Gazeta Shqip

Artikujt e fundit

Reklama

Reklama