Cmendurite e verteta te jetes

Cmendurite e verteta te jetes

Të gjitha këto nuk janë fantazi, por janë histori të vërteta që shpesh zënë vendin e nderit në kronikat televizive si ndodhi të pazakonta. Shkrimtari Gerardo Picardo i ka përmbledhur të gjitha këto ndodhi të çuditshme në një libër. Ne po shkëpusim më interesantet.

Kënaqësia e Ellit...

Londër-Pjesa më e madhe e sëmundjeve shkaktojnë dhimbje. Por ky rast bën përjashtim për 28-vjeçaren londineze, Ellie Allen, e cila ka një sëmundje që ka të bëjë me të ndjerit kënaqësi. Quhet "sindroma e eksitimit seksual të vazhdueshëm"(në anglisht e njohur si PSAS). Sindroma e saj konsiston në një sekuencë shumë të gjatë orgazmash. Për t‘u pasur zili? Në fakt jo dhe aq shumë: gjatë 250 orgazmave që kalon në ditë(një çdo 6 minuta) Ellie mund të kalojë kënaqësi teksa ecën në rrugë, në autobus apo kur është në makinë. Një sëmundje shumë e sikletshme, sepse për fat të keq për PSAS-in nuk ka asnjë shërim.

(11 gusht 2006)


E sapolindura peng

Jeruzalem - Nuk paguan llogarinë në spital, si përfundim nuk i japin vajzën. Ngjarja ka ndodhur në një spital në Jerusalem, ku një nënë arabo-izraelite kishte lindur tre fëmijë në lindje të parakohshme. Në kohën kur i kërkuan paratë, nëna e re nuk ishte në gjendje që të paguante 2,150 dollarët që i kërkoi spitali. Si kundërpërgjigje, spitali i mbajti një nga tre binjaket, e cila shërbeu si garanci për pagesën e faturës në të ardhmen. Aktualisht, ministri i Drejtësisë izraelite duhet të vendosë nëse gjykimi i bërë nga spitali ka qenë i drejtë.

(17 mars 2006)


Hajduti i pakapshëm

Teheran - Mendonte se ishte bërë i padukshëm. Me këtë ide ka tentuar të vjedhë një bankë. Hajduti qesharak u bllokua dhe iu dorëzua policisë. Në gjyq ishte akoma i surprizuar që ishte zbuluar, ai tregoi që për t‘u bërë i padukshëm i kishte paguar një "magjistari" 625 euro.

(7 janar 2006)


Mashkulli me dy organe gjenitale

Nju-Delhi - Biznesmeni indian 24-vjeçar duke dëshiruar një jetë seksuale normale me gruan e tij të ardhshme, kërkoi që t‘i hiqej një nga organet e tij. Rasti i tij është shumë i rrallë dhe quhet diphallus, një deformim i organit gjenital jo shumë i përhapur(në të gjithë botën numërohen 100 raste). Zakonisht, një nga dy organet nuk është tërësisht i zhvilluar dhe nuk funksionon ashtu siç duhet, por për të riun indian nuk ishte kështu: atij i funksiononin të dy organet normalisht.

(21 gusht 2006)


Nga i arratisur në polic

Vietnam-Ishte arratisur nga burgu në 1986 teksa vuante dënimin për shkak të vjedhjes që kishte kryer. Arratisja e tij përfundoi pas 20 vjetësh në mënyrë të çuditshme: hajduti, i cili mbante emër tjetër u bë shef policie i zonës në të cilën jetonte.

(26 gusht 2006)

 

"Robin Hudi" i benzinës

St. Luis-Nofka e tij ishte "Robin Hudi" i pompave të benzinës: një 23-vjeçar i diplomuar për kontabilitet, riprogramonte makinat automatike duke u lejuar shoferëve të merrnin benzinë falas në St. Luis(Misuri). I riu u kap nga një telekamera.

(20 maj 2006)


Një penel seksi

Sidnei - Teknika e tij piktoreske ndoshta është më origjinalja në historinë e artit: artisti australian 54-vjeçar, Tim Patch, përdor organin e tij gjenital në vend të penelit. Me stilin e tij të veçantë ai u bë i famshëm në të gjithë Australinë. Fansa dhe klientë të tij kanë qenë edhe shumë politikanë të njohur australianë, ndër ta ka qenë edhe Kryeministri John Howard dhe drejtuesi i Partisë Laburiste, Kim Beazley. Ideja e të pikturuarit me ndihmën e organit gjenital lindi para disa vjetësh fare rastësisht gjatë një feste me miqtë. Sot, veprat e tij qëndrojnë të ekspozuara në Sexpo të Sidneit, panairi më i rëndësishëm i seksit australian. Kostoja e një pikture? Nga 150 euro dhe lart...

(3 gusht 2006)


Prindër të hutuar

Florida - Fillimisht i organizuan festën e ditëlindjes dhe më pas e harruan në fast-food. Ka ndodhur në Boca Raton në Florida dhe protagonist i kësaj ngjarjeje është një djalosh 6-vjeçar, Michael Emmanuel. Prindërit, të cilët u ndanë në drejtime të ndryshme, e gjetën ditën tjetër falë telefonatës të bërë nga punëtorët e fast food-it ku ishte organizuar festa. Arsyeja e harrimit? Një keqkuptim: babai kujtonte se fëmija ishte me të ëmën dhe e ëma mendonte të njëjtën gjë.

(7 korrik 2006)

Topless për të qenë të sigurt

Danimarkë - Autoritetet daneze, pakësimin e shpejtësinë rrugore ua besuan femrave seksi. Do thoni ju, në ç‘mënyrë? Fare kollaj. Duke u dhënë bukurosheve nga një tabelë e cila tregonte shpejtësinë e lejuar. Ato e mbanin këtë pankartë në dorë teksa ekspozonin pjesën e tyre të bustit pa asgjë në trup. Gjetja funksionoi: shoferët tani i japin më mirë dhe më avash makinës. (22 nëntor 2006)

Një gjobë në ditë

Bolzano-Rekord gjobash për një student nga Tiroli i Jugut, i cili ndiqte Universitetin e Innsbruckut (Austri): nga shtatori i vitit 2006 deri në qershor të 2006-ës, ai ka mbledhur 300 gjoba(1 ose 2 në ditë). Arsyeja? Parkonte makinën e tij në pjesët e rezervuara të universitetit dhe shtynte tabelat. Por rekordi i vërtetë është se asnjë nga këto gjoba, djaloshi nuk e ka paguar. Duke qenë se nuk e kanë kapur asnjëherë në flagrancë dhe se makina është me targa italiane, ai nuk ka ndërmend që t‘i paguajë ndonjëherë këto gjoba. Rasti është përsëritur dhe protagonistë kanë qenë sërish 2 studentë nga Tiroli i Jugut.

(13 gusht 2006)

Hoteli që të "peshon"

Berlin-Punonjësi i një hoteli në Berlin është akuzuar për diskriminim ndaj obezëve: pagesën e caktonte në sajë të peshës së klientëve të dhomës. Klientëve para se të hynin në hotel, u kërkohej që të hipnin në një peshore. Çdo kilogramë e peshës së tyre korrespondonte me 50 cent. Atyre që kundërshtonin, çmimi u bëhej i plotë. Pas protestave të shumta që vinin nëpërmjet letrave, i erdhi një denoncim për diskriminim ndaj obezëve. Punonjësi gjerman u mbrojt duke thënë se gjetja e tij ishte një farë reklame, e cila shërbente për të rritur konkurrencën me hotelet fqinje. Ideja e tij, ndër të tjera, shërbente për t‘u dobësuar, sepse me anë të këtij sistemi, një nga klientët e tij besnikë, kishte humbur fiks 35 kilogramë.

(3 qershor 2006)


Katërkëmbëshi në timon, rrezik i vazhdueshëm

Hohhot-"Giudë qensh", vetëm kështu mund të cilësohet eksperienca që përjetoi një vajzë kineze nga Hohhot në Momgoli. Vajza ia besoi timonin e makinës së saj, qenit besnik. Eksperienca e çuditshme përfundoi shpejt, sepse në kthesën e rrugës, makinës ia ndërpreu rrugën një makinë që vinte në sensin e kundërt. Policisë ajo i shpjegoi se qeni i saj e shikonte me kujdes të madh teksa ajo i jepte makinës. E vërteta u zbulua menjëherë: ajo i jepte gaz dhe mbante frenat, ndërsa qeni i saj mbante thjesht timonin...

(28 gusht 2006)

Gjarpri "turist"

Norimberga - Nga Filipine në Gjermani rrezikoi të ngordhte fillimisht në avion dhe me pas në lavatriçe: kjo i ka ndodhur një gjarpri, i cili është futur rastësisht në valixhen e një gjermaneje, e cila kishte shkuar për pushime në Filipine. Pas kthimit të saj nga pushimet, gruaja shikon të dalë nga lavatriçja e saj një gjarpër që qëndronte i mbledhur te rrobat e saj të lara. Reptili kishte qëndruar për ditë të tëra në valixhe ku ishin rrobat e palara, më pas u mbijetoi 20 orëve udhëtimi me avion dhe një lavazhi me lavatriçe rreth 40 gradë.

(19 shtator 2006)

Njeriu që jetonte mes mijëra minjsh

Petaluma - Nga apartamenti i tij në Petaluma të Kalifornisë gjithmonë dilte një aromë e pakëndshme. Pas ankesave të bëra nga fqinjët e tij, 67-vjeçarit, Roger Dier iu gjetën mijëra minj. Prej kohësh, këta të fundit ishin miqtë e tij më të mirë. Minjtë bashkëjetonin edhe me shtatë mace. Në të njëjtën dhomë të qelbur, zoti Dier kishte vendosur krevatin e tij.

(23 korrik 2006)

Gjoksi si airbag

Sofie- Jo vetëm se duket bukur, por ndonjëherë gjoksi i bërë mund të shërbejë për të të shpëtuar kokën. 24-vjeçarja Elena Marinova ka shpëtuar nga një aksident i tmerrshëm falë protezës së saj "ekstra large"(shumë të madhe). Vajza e re, kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale para pak kohësh për të rritur masën e gjoksit të saj. Nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë se ai operacion do t‘i kishte shpëtuar kokën. Kanë qenë protezat e saj "gjigante", të cilat i kanë mbrojtur organet e saj. Silikoni në gjoksin e saj shërbeu si airbag.

(3 tetor 2006)

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama