Këngëtarja nga Kosova Adelina Ismajli, përkundër komenteve për prezencë skenike të papërshkrueshme, për trupin dhe pamjen e saj sfiduese herë-herë e thjeshtë ndërthurur me tradicionale/moderne e herë-herë ekstravagante deri në paragjykim është një shembull i mirë e ‘presë’ së thashethemeve. Por përsëri dyshimet mbeten. Pas thënies së fundit që faktikisht nuk rezultoi si thashethem ku thuhej se Adelina është shkëputur për një kohë të pacaktuar nga të kënduarit pas problemeve serioze me fytin, kësaj here diçka më e dyshimtë ka gjetur ‘shesh’ për t’u përhapur rrufeshëm në trajtën e thashethemit.

Sipas lajmit në forume të ndryshme në internet, fjala është për disa kilogramë që këngëtarja ka shtuar kohët e fundit, aq sa ajo ka vendosur të mos dalë më në skenë, duke shmangur kontaktet me publikun. Por jo vetëm kaq, ‘gojët e liga’ e lidhin këtë fakt me një shtatëzani të mundshme të saj. Dyshimet rriten në momentin kur një tjetër thashethem si ai për Diellza Kolgecin, këngëtare, ish-Miss dhe modele në Kosovë e cila mesa duket po e ndihmon këto kohë Adelinën për diçka të paqartë, për të cilën këngëtarja ‘rebele’ ka më shumë se kurrë nevojë për ndihmë. Gjithsesi ende asgje nuk është konfirmuar apo përgënjeshtruar nga Ismajli. Ne të “Bluetooth” kemi provuar të kontaktojmë si me Adelinën, ashtu edhe me të motrën Zanfinën por asgjë. Nisur nga ky fakt, nëse lajmi për shtatzaninë është i vërtetë, gjithcka që mbetët është te zbulohet se kush është babai i fëmijës.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











