Këtë radhë koncertet e tyre kanë qenë shumë larg, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Djemtë e grupit “West Side Family” janë kthyer në k r y e q y t e t vetëm pak ditë më parë, pas një turneu k o n c e r t e s h për shqiptarët në disa qytete a m e r i k a n e . Dr. Flori, Miri dhe Landi kanë kënduar për shqiptarët në Nju Jork, Detroit, Boston etj., në një turne që ka zgjatur për tri javë. E m e g j i t h a t ë duket se vera e këtij viti nuk do të jetë shumë impenjative për djemtë e “West Side Family”, të cilët kanë vendosur që të mos përfshihen në shumë koncerte këtë vit, por të mendojnë më tepër për pushimet.
E ndërsa të shumtë janë kolegët e tyre, që gjatë stinës së nxehtë i dedikohen më shumë punës dhe muzikës, tre anëtarët e grupit të njohur duket se nuk dëshirojnë të përfshihen me të tjerët, por të mendojnë më shumë për të pushuar. E ndërsa dimë që Miri do të jetë në rivierën shqiptare në jug të vendit, ende nuk thuhet gjë për dy anëtarët e tjerë të grupit. Ata nuk do të jenë së bashku këtë vit me pushime, ndoshta edhe për shkak të impenjimeve familjare që ka secili. Për më tepër Flori, që tashmë ka edhe një vajzë, duhet të mendojë edhe për qetësinë dhe rehatinë e vogëlushes, Kaltrina.
Marre nga : Gazeta Panorama











