E bukur, seksi dhe për më tepër joshëse. Kjo është pamja që Pamela Anderson do të sjellë sërish për publikun në një tjetër serial të telefilmit Baywatch. Këtë rradhë telefilmi merr një tjetër emër dhe titullohet “Malibu”. Anderson pritet të nxjerrë edhe një herë tjetër më në pah fizikun e saj me linjat perfekte dhe për më tepër gjoksin të realizuar më së miri me silikon.

Nuk dihen ende personazhet që do ta shoqërojnë atë në “Malibu” por ajo që mbetet e sigurt është kontrata që “bjondja e bregdetit” ka nënshkruar me stafin realizues. Pak ditë më parë kujtojmë se Pamela Anderson mbushi 40 vjeç, ditëlindje që e festoi në mënyrë spektakolare me miqtë dhe të afërmit e saj.
Marre nga : Gazeta Shqiptare











