Në konkursin me temë "Toka dhe uji, mbrojtja e mjedisit tonë të brishtë", morën pjesë një mori fotografësh amatorë dhe profesionistë, ku spikatën fotografitë e Zhumatov. Por fotot për detin Aral nuk kanë qenë të vetmet të vlerësuara. Gentian Shkullaku, fotografi shqiptar, është një tjetër fitues i këtij konkursi, me një fotografi nga djegia e depozitave të naftës në Shëngjin, në dhjetor të vitit të shkuar. Fitues të tjerë të këtij konkursi ishin fotografët Drago Vejnovic (Bosnja dhe Hercegovina), Eric Gourlan (Francë), Bela Szandelszky (Hungari), Driton Paçarada (Kosovë) dhe Shavkat Boltaev (Uzbekistan). Fituesi i çmimit të parë mori një aparat fotografik "Canon EOS-30D", ndërsa fituesit e tjerë 500 dollarë secili. Kreu i delegacionit spanjoll në OSBE, Karlos Sanhez de Boado Yde la Valgoma, u shpreh se "fotografitë që u përzgjodhën në finale janë
ilustrime të forta të asaj se çfarë po i ndodh mjedisit tonë të brishtë, përfshirë përmbytjet në Hungari, ndotjen në Kosovë, rezervat e pakta ujore në Uzbekistan dhe djegien e depozitave të naftës në Shqipëri". Fotografitë janë një mënyrë e mirë sensibilizimi për mjedisin, ku ashtu si në të gjitha mënyrat, ato japin të vërtetat e asaj çfarë ndodh përreth nesh.
Marre nga : Gazeta Shqip











