“Xhuljeta dhe Romeo” të Monteverdo, të cilën synon ta vërë në skenë dimrin e ardhshëm. Ai është gjithashtu drejtor artistik i kompanisë “Free Dance” (për të rinjtë e talentuar pa eksperiencë). Sapo i ka dhënë fund lidhjes së tij me Desy Luçini, ndërsa për televizionin dhe kinemanë thotë: “Ka kohë”. Është entuziast për pesëmbëdhjetë balerinët “jo profesionistë” që përbëjnë kompaninë “Free Dance” të krijuar në vitin 2005 brenda “Kledi Academy”.
Çfarë ju tërheq më shumë tek këta të rinj?
Energjia e tyre. Ata janë në hapat e tyre të parë e kanë talent me bollëk.
Sapo keni dalë nga një debutim televiziv, ndërsa tani po merreni me kërcimin. Mund të na thoni diçka?
Kam vendosur t’i përkushtohem dashurisë sime të parë, kërcimit. Po përgatitemi për spektaklin “Xhuljeta dhe Romeo”, me koreografi të Fabrizio Monteverdo. Për herë të parë do të debutojmë në portin antik të Gjenovës, më 26 qershor, e më pas në dimër nëpër gjithë teatrot e Italisë.
Keni vendosur të hiqni dorë nga televizioni?
Për momentin po i kushtohem kërcimit.
Po kinemaja?
I peshoj gjërat me qetësi, ka projekte në horizont... Por për sa kohë asgjë nuk është vendosur...
Keni luajtur në një film me Ornela Mutin. Ç’përshtypje u ka lënë Ornela?
Ishte një mësuese fantastike dhe kam mësuar shumë nga ajo. Ka qenë me të vërtetë një eksperiencë unike. Duhet thënë se kam qenë shumë me fat, duke qenë se nuk ka shumë që kam filluar të bëj aktorin.
Ju kujtohet ndonjë ngjarje e këndshme nga xhirimet e filmit?
Më kujtohet dita e parë e xhirimeve. Duhet të xhironim menjëherë një skenë dashurie, ndërkohë që ne s’kishim pasur kohë as të prezantoheshim. Nëse u jam dukur veçanërisht i ndrojtur e i emocionuar në atë skenë, ju siguroj se ka qenë realisht ashtu.
Si ju shkojnë gjërat me të fejuarën tuaj, Desy Luçini?
Ka tre muaj që jemi ndarë. Kemi ruajtur raporte të mira me njëri-tjetrin, sidoqoftë.
Jeni 33 vjeç. Kur keni në plan të “mblidhni mendjen”?
Po unë mendjen të mbledhur e kam! (qesh).
Marre nga : Gazeta TiranaObserver











