Eshte gjetur nje menyre krejt e vecante per te terhequr te interesuarit ne Muzeun Etnografik nepermjet baneses se ish-udheheqesit komunist. Ka gjasa, qe vizitoret rishtas te jene me te uritur per te pare shtepine e Enver Hoxhes, sesa ate cka do te serviret ne ambientet e saj. Per kete arsye, afrimi i sezonit te veres dhe rritja e numrit te vizitoreve vendas dhe te huaj ne qytetin e Gjirokastres, ka bere qe stafi i muzeumeve te qytetit, te rikonstruktoje ambientet e brendshme te Muzeut Etnografik, i cili eshte vendosur ne shtepine e lindjes se ish-udheheqesit komunist, Enver Hoxha.
Dhomat e baneses karakteristike ne lagjen Palorto, sherbejne per vendosjen e kostumeve popullore, punime karakteristike ne tezgjah, ne dru dekorativ etj. "Ne prag te sezonit turistik te veres, ne po punojme per ristrukturimin e ambienteve te brendshme te muzeut Etnografik", thote ciceronia e muzeut, Deshira Tena. Ne disa prej dhomave po punohet per riperteritjen e eksponenteve dhe materialeve te ekspozuara, kryesisht per riperteritjen e elementeve karakteristike, qe perfaqesojne treva te ndryshme etnografike te zones se Gjirokastres. Sipas cicerones Tena, "nje kujdes te vecante po tregon stafi i ketij muzeu ne lidhje me perzgjedhjen e elementeve etnografike, perfaqesues per treven e Gjirokastres me syrin qe eksponentet e muzeut, te jene sa me te pasur ne kete drejtim".
Numri i vizitoreve gjate sezonit turistik ne muzeun Etnografik te Gjirokastres eshte i konsiderueshem, jo vetem per materialet e pasura qe ofron muzeu, por edhe per vete faktin se ai eshte vendosur ne shtepine e lindjes se ish-udheheqesit komunist, cka per grupet turistike te huaja, perben nje kuriozitet te vecante. Nderkohe, ditet e para te muajit maj, kane shenuar nje rritje te ndjeshme te te huajve dhe vendas, si edhe te grupeve turistike, te cilet vizitojne qytetin e gurte te Gjirokastres. Vetem gjate javes se pare te majit, ne qytetin e gurte kane mberritur rreth 800 vizitore vendas dhe te huaj. Gjate ketyre diteve, ne kemi pasur nje fluks te madh turistesh dhe jemi munduar t'i informojme ata me elementet e nevojshem te guides turistike te Gjirokastres", thote Enkelejda Roze, koordinatore ne njeren prej zyrave te informimit turistik ne qytetin e Gjirokastres.
Blerim Kore - Koha Jone











