Prezantojnë koleksionet e tyre më të reja, gjatë ditëve të Javës së Modës Shqiptare, që do zhvillohet nga 14-18 maj në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Përgjatë këtyre ditëve të organizuara nga Dhoma Kombëtare e Modës, stilistët do të demonstrojnë tendencat e Modës Shqiptare për sezonin Vjeshtë- Dimër/2007- 2008. Ndonëse vazhdimisht janë zhvilluar sfilata të veçuara të stilistëve shqiptarë, është hera e parë që organizohet një paradë e tillë, e cila pretendon të sjellë jo vetëm tendenca, por vë përballë njëri-tjetrit emrat më të njohur të kësaj fushe në vend. Një përmbledhje e këtij aktiviteti do të transmetohet nga kanali i njohur televiziv, Fashion TV, i cili tashmë ka konfirmuar transmetimin e Javës së Modës Shqiptare.
Alma Mile - Gazeta Shekulli











