Pashk Pervathi ne galerine Jozef te Durresit

Pashk Pervathi ne galerine  Jozef  te Durresit

Prandaj edhe ne punimet e Pashk Pervathit ka gjithmone shume drite dhe nje “loje dekorative” me driten qe reflektohet ne forma te ndryshme ne objektet qe ai pikturon. Mund te ndodh qe Pashk Pervathi t’i rikthehet me shume se nj here objekteve qe ai ka me per zemer. Dhe sa here i ripikturon ato, do te ndiesh emocione te reja, te cilet lidhen, sigurisht, me ate loje te drites qe asnjehere nuk eshte e njejta ne peizazhet qe dalin nga dora e Pash Pervathit.

Pas kaq vitesh pervoje, ai tanime ka krijuar disa cikle “tematike”, nese do te mund te quhen keshtu, bf. peizazhet e tij me vjeshte, me kuaj, me varka, me guraleca. tabllote tematike me nje figure etj. Ata qe e kane ndjekur nder vite krijimtarine e Pashkut kane vene re se si ka evoluar peneli i tij nga emocioni i drejtperdrejte prej natyres, ku e ku me nota impresioniste, drejt nje peizazhi te stilizuar e deri te dekorativizuar, cfare shpreh nivelin me te larte artistik te piktorit lezhjan, i cili tashme ka nje qendrim ideo-emocional krejtesisht te individualizuar. Piktura e Pashk Pervathit dallohet me lehtesi nga ata qe e kane ndjekur ate nder vite, sepse Pashk Pervathi pikturon ashtu si e ndien ai pikturen, ngjyren dhe lojen e drites, qe, tashme me teper se sa e gjen ne objektet qe pasqyron, atij i buron se brendshmi. Prandaj me te drejte ndonje e ka quajtur fazen e tanishme te peizazheve te Pashk Pervathit, si faza meditative e tij.

Pashk Pervathi ka lindur ne Manati, prane qytetit te Lezhes, ne vitin 1958, me 27 shkurt. Qe ne femijeri ushqen pasion per pikturen. Pas mbarimit te shkolles se Mesme Artistike ne Tirane, punon mesues vizatimi dhe merret me pikture, kryesisht ne gjinine e peizazhit.

Ne moshen 21-vjecare paraqitet per here te pare ne Ekspoziten Kombetare te vitin 1979 me peizazhin "Vjeshte ne Manati", perkrah piktoreve me te njohur te vendit. Ne vitin 1983 cel edhe ekspoziten e tij te pare vetjake.

Gjate viteve 1986-1990 studion ne Akademine e Arteve ne Tirane (Pikture Monumentale), nderkohe qe vazhdon te krijoje dhe te marre pjese ne ekspozita kombetare.

Me pas, krahas punes si drejtues i Galerise se Arteve ne Lezhe, i kultures se rrethit dhe anetar i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit (1999 - 2004), eshte pjesemarres si piktor ne veprimtari te ndryshme kombetare dhe nderkombetare. Ne fondin e Galerise Kombetare te Arteve ne Tirane ka dy vepra, ndersa nder koleksioniste private mbi 620, prej te cilave 130 nder koleksioniste te huaj, perfshire edhe peizazhin "Vjeshte ne lagune", qe sot ndodhet i ekspozuar ne Muzeun e Arteve dhe te Historise te qytetit Ceuta ne Spanje.

Ne vitin 2002 ka realizuar te gjitha pikturat e Kishes se re te Shen Palit ne Detroit, SHBA. Mban dekoraten “Urdherin "Naim Frasheri" i Arte.

Kujtim Buza: Pashku, me intuiten e nje artisti te lindur pikturonte portretet ashtu si lulet, lulet si peizazhet, peizazhet si te ishte zot i tyre; nuk tronditej perpara natyres, vetem duart i leviznin sakte.

Ali Oseku

Elegant ne modelimin e peizazhit, intim e shume personal. Tani ai fillon te pikturoje dhe te meditoje.

EKSPOZITA PERSONALE

 

1983, Galeria e Artit, Lezhe

1984 , Galeria e Artit, Lezhe

1986 , Galeria e Artit, Lezhe

1989 , Galeria e Akademise se Arteve, Tirane

1991 , Galeria e Artit, Lezhe

1992 ,Galeria Kombetare e Arteve, Tirane

1993 ,Art Gallery Milano, Itali

1994 ,Galeria e Artit, Lezhe

1995 , Galeria e Artit, Lezhe

Qendra Kulturore "Ataturk", Stamboll, Turqi

1996 , Pallati i Kultures, Lac

1997 ,Misioni Pageruajtes Spanjoll, Shengjin

1998 ,Galeria TE&GI, Tirane

Muzeu Municipal, Ceuta, Spanje

1999 ,Muzeu Historik Kombetar, Tirane

Misioni Pageruajtes Spanjoll, Durres

2002 ,Muzeu Historik Kombetar, Tirane

2005 ,Galeria Kombetare e Arteve, Tirane

Molo Vanviletano, Ancona, Itali

2006 ,Galeria "Rozafa", Shkoder

"Oficina della memoria", Fiuggi, Rome

"Guzini" Gallery Recanati, Ancona


Marre nga : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama