Anet e erreta te Çikagos

Anët e errëta të Çikagos

Krahas mexosopranos Vikena Kamenica, një gur suksesi për "Theater International", interpretojnë edhe tenori amerikan Jastin Vickers, Soni Malaj e Miriam Cani, e cila rikthehet në Tiranë për të marrë pjesë në këtë vepër. Ashtu si edhe në vëniet e mëparshme "Chicago" vjen si një bashkëpunim me TKOB. Do të jenë sërish balerinët e Kombëtarit që do të interpretojnë nën muzikën e muzikalit të famshëm, nën drejtimin e koreografes Enada Hoxha. "Chicago" është një nga shfaqjet më popullore të Broadway. Fitues i gjashtë çmimeve "Tony". Një tregim elektrizues për lakminë, vrasjen dhe botën e spektaklit, i mbushur me disa pjesë muzikore shumë të famshme si:"All that Jazz" dhe "Razzle Dazzle", "Funny Honey", "Cell Block Tango", "Ëhen You're Good To Mama", "Roxie","Me and My Baby", "Mister Cellophane", "Noëadays" etj. "Chicago" përbëhët gjithashtu nga disa nga koreografitë më të mira të Broadëay-t.

Bazuar në skenarin e vitit 1926 të reporterit Maurine Dallas Watkins, me muzikë të John Kander, "Chicago" tregon historinë e Roxie Hart, e cila vret te dashurin e saj dhe më pas arrin jo vetëm të shpëtojë nga dënimi me ndihmën e avokatit të talentuar Billy Flyn, por të përdorë gjithashtu gjyqin për të arritur famë në botën e spektaklit së bashku me shoqen e saj Velma Kelly. Një anë e errët e drejtësisë amerikane. Ashtu si edhe herët e tjera, vepra paraqitet si një spektakël i muzikës, lëvizjes dhe aktrimit. Mësohet se skenografia do të jetë një përzgjedhje nga bocetet e paraqitura të shumë skenografëve të njohur shqiptar, ku do të krijohet një atmosferë skenike dhe estetike, një ambient i lirshëm e i plotë për të realizuar të gjithë elementët e shfaqjes. Kostumografia është në harmoni të plotë me atmosferën që përcjell vepra dhe karakteret e personazheve.

 
A. Mile - Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama