Femije te paligjshem qe u bene te famshem

Fëmijë të paligjshëm që u bënë të famshëm

Bokaçio, 1313–1375
Poeti italian, miku i Petrarkës dhe humanisti i rëndësishëm i Rilindjes, Bokaçio, ka qenë një fëmijë i paligjshëm. Detajet e sakta të lindjes së tij nuk janë të qarta. Dihet se ai ishte fëmijë i paligjshëm i një bankieri fiorentin dhe një gruaje të panjohur.

Aleksandër Borodin, 1833–1887
Kompozitori i njohur rus ishte djali i paligjshëm i Sealesio Aznauri, një përfaqësues i shoqërisë së lartë gjeorgjiane. Ai e regjistroi si djalin e një prej shërbyesve të tij, Porfiry Borodin. Kur ishte i vogël Aleksandri mori arsim të mirë. Ai studioi për piano, por do të ndiqte një karrierë në kimi.

Papa Klementi VII, 1478-1534
Papa Klementi VII ka lindur me emrin Xhulio di Xhuliano de Mediçi. Prindërit e tij nuk ishin të martuar. Vetëm pas lindjes së tij ata aplikuan një ligj që do ta shpallte fëmijë të ligjshëm.

Leonardo da Vinçi, 1452–1519
Një prej figurave më të mëdha të njerëzimit, Leonardo Da Vinçi, ka qenë një prej atyre fëmijëve të paligjshëm, të cilët u bënë të famshëm. Deri në moshën pesëvjeçare Da Vinçi jetoi me të ëmën, ndërsa më pas shkoi të jetonte me të atin dhe gruan e tij 16-vjeçare.

James Smithson, 1764-1829
Kimisti anglez është bërë i njohur për arsye se në testamentin e tij ia ka lënë pasurinë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku themeloi Institutin Smithsonian. Ai ishte djali i paligjshëm i Hugh Smithson, dukë britanik dhe të dashurës së tij Elizabeth Hungerford.

Desiderius Erasmus, 1466-1536
Të dhënat për jetën e fëmijërinë e teologut dhe humanistit holandez janë mjaft të turbullta. Ajo çka është pothuajse e sigurt, është fakti se ai ka qenë një fëmijë i paligjshëm. Babai i tij mund të ketë qenë një prift me emrin Roger Gerard, ndërsa e ëma vajza e një farmacisti.

Aleksandër Hamilton, 1755–1757
Sekretari i Parë i Thesarit në SHBA dhe një prej baballarëve themelues të këtij vendi, ai e ka vuajtur përgjatë gjithë jetës faktin se ishte fëmijë i paligjshëm. Babai i tij e braktisi të ëmën kur ai ishte akoma i vogël. Dhe kur nëna e tij vdiq, ai mbeti pothuajse jetim.

Merlin Monro
Një prej ikonave më famëkeqe të historisë moderne, aktorja Merlin Monro është një prej atyre fëmijëve që quhen të paligjshëm dhe që ia doli mbanë në jetë, edhe pse nuk jetoi gjatë. Nuk është e qartë se kush ishte babai i vërtetë i aktores, ndërkoha që mamaja e saj u mbyll në një çmendinë.

Vagner, 1813–1883
Vagneri në fakt nuk ka qenë fëmijë i paligjshëm, por është martuar me një vajzë të paligjshme për të sjellë në jetë një fëmijë të paligjshëm. Bëhet fjalë për vajzën e paligjshme të kompozitorit Franc List, i cili nuk ishte dakord që ajo të përzihej me Vagnerin.

Aleksandër Dyma
Këtu nuk bëhet fjalë për shkrimtarin e njohur francez që shkroi “Konti i Montekristos”. Por bëhet fjalë për djalin e tij të paligjshëm që mban të njëjtin emër si ati dhe që njëkohësisht ishte një shkrimtar dhe dramaturg.

Përgatiti: Blendina Cara - TiranaObserver

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama