I fundmi i diveve

 I fundmi i diveve

Amerika projekton ne bote dy lloje forcash: Nje force e “eger” te perfaqesuar nga tanket dhe raketat, dhe nje force te “bute“ te perfaqesuar nga Xhorxh Klunei. Eshte i bukur dhe terheqes, ka floke te shndritshem, syte te zinj plot drite. Mendon dhe thote gjene e duhur ne momentin e duhur. Eshte kunder luftes, ne anen e njerezve dhe nuk ka frike te sfidoje prepotentet. Ne sheshxhirimin e filmit “Three Kings” e kapi per fyti Dejvid Rassellin, sepse nuk i pelqente menyra se si e keqtrajtonte trupen. Dhe shume vite me pare, gjate xhirimeve te nje reklame televizive, e perplasi per muri producentin pasi beri te qaje nje aktore te re. Sigurisht, jane vetem dy episode. Por lidhini keto dy pika dhe filloni te shihni imazhin.

Vitin e kaluar, kur nuk e fitoi Oskarin si aktor jo protagonist ne filmin “Siriana”, mund te mburrej me nje filmografi mbreselenese per nje aktor, qe e ka kapur suksesin ne moshen 35 vjecare (sot eshte 45) fale serialit televiziv “E.R: Out of Sight”, “Ocean Eleven”, “Confesions of a dangerous mind” (te cilin edhe e ka drejtuar, ashtu sikurse “Good Night & Good Luck”)… Ne muajin shkurt do ta shohim, ne krah te Kejt Blanshe ne filmin e Stiven Soderberg, “The good german”, i cili do te konkuroje dhe ne Festivalin e Filmit ne Berlin. “Ju siguroj qe Kejt do te fitoje Oskarin. Eshte aktori me i mire ne qarkullim: “Aktor”, jo “aktore”. Eshte aq e zonja, saqe te ve ne siklet kur punon me te”.

I vetmi mashkull i vertete i Hollivudit

I xhiruar ne bardhe e zi, “The good german”, eshte nje homazh ndaj viteve ’40, ku heroi amerikan perhumbej ne pasigurine morale te Europes se vjeter. “Eshte nje nga ato historite ku askush nuk eshte me te vertete i mire apo i keq dhe pergjate rruges, te gjithe ndoten nga pak”. Eshte gati nje kokteil mes “Cajnataun”, “Njeriut te trete” dhe Kazablankes”. Shpesh eshte thene se Klunei eshte divi i fundit i epokes se Hollivudit, trashegimtari i Gregori Pek dhe Keri Grant, i vetmi aktor i diteve te sotme, qe eshte i afte te duket i “rritur”. Merite e atij personazhi- nje njeri per se mbari ne nje bote te shkuar dem- qe e mbart me vete ne cdo gje qe ben dhe qe ne fund, e ben kaq te dashur. Mund te recitoje doktorin, apo feministin, por Klunei mbetet Klunei, ashtu sikurse Gejbell ishte gjithnje Gejbell. Dhe kjo nuk varet vetem nga bukuria apo nga sensi i tij i spikatur i humorit, por edhe nga kurajoja politike e shume prej zgjedhjeve te tij.

Tek filmi “Siriana” ishte nje agjent i CIA-s i mbushur me ndjenjen e fajit, i humbur si ne nje labirinth pasqyrash, ku nuk e di nese po sheh nje refleks, apo nje armik te gatshem per te te qelluar: keshtu e sheh sot bota Ameriken. Per te hyre totalisht brenda personazhit, eshte shendoshur, eshte rrahur dhe torturuar dhe ne nje skene ka rene, ka perplasur koken dhe ka rrezikuar paralizen. Gjithe ky mundim e meritonte nje Oskar. Por ai, ne po ate edicion, do ta kishte merituar dhe per kandidimin e tij si regjisor per “Good Night and Good Luck”, lufta e vertete e nje drejtuesi emisioni te viteve ’50 kunder persekutimeve antikomuniste te senatorit Mekarti, por ishte dhe nje referim i qarte ndaj konservatoreve te Bushit dhe krahut te tyre te armatosur televiziv, Fox News. Ishte i pari qe i dha ze qendrimit te Hollivudit, qe kritikoi hapur Uashingtonin dhe cmendurine e luftes ne Irak. Me ne ne fund nje i rritur, ne nje bote femijesh te perjetshem: Xhorxh Klunei, ekzemplari i fundit i mashkullit amerikan.

Si te largosh paparacet

Jeton ne Studio City, pertej kodrave te Beverli Hills. Per te mberritur atje duhet te ecesh ne nje rruge gjarperoshe, lart mbi smogun e Los Anxhelosit. I bie ziles dhe ecen pergjate nje rrugice me peme, deri tek nje shtepi solide ne stilin Tudor. Divi pret ne hyrje te saj, ne kembe. T-shirt dhe xhinse te zeza, kepuce te bardha pa corape. As i gjate, as i shkurter, koka eshte pak ne disproporcion me trupin pak te dobet, fytyra inteligjente mbi te cilen jemi mesuar te “lexojme” ne kinema, mendime e shqetesime. Nje abazhur i stermadh varet ne kokat tona dhe perpara shfaqet nje sallon, i cili te con kushedi se ku, e varur ne banjon ngjitur eshte nje foto e tij me ish presidentin Xhimi Karter.

Ulemi ne nje sallon te madh me cati prej druri. Nga dera gjysme e hapur degjohet tek gurgullon uji i vaskes se hidromasazhit afer pishines. Ne nje cep, ndodhet nje bar i superpajisur. Klunei hap gojen, shtriqet, kerkon ndjese me zerin e tij te thelle, heq kepucet dhe i mbeshtet kembet ne tavoline. Nga televizori me zerin e bllokuar vijne imazhet e CNN. Xhorxh flet per Elvis Preslin (“Me i miri”) dhe tregon, se mbremjen e Oskarit, Tim Robins i kishte kerkuar te bertiste “Shko ne shtepi Bush” gjate momentit te falenderimeve.

 Ne sallen e projektimeve sheh te pakten nje film ne dite. Vitet ’60 dhe ’70, jane per te periudha me e arte e kinemase amerikane. “Kam perpiluar per miqte e mi nje liste me 100 filmat me te mire nga viti 1964 deri 1976”, tregon. “Fillon me “Doktor Strangelove” dhe “Te gjithe njerezit e presidentit”, por ne mes jane dhe dy Kumbaret”. Thote se “mes aktoreve te dy-tre viteve te fundit, zbulimi eshte Klajv Uuen. Nje div si ata te nje here e nje kohe. Sepse eshte nje mashkull i vertete dhe ka nje sensualitet te parezistueshem. Por edhe Xhoni Dep ben filma te shkelqyer. Eshte shume i zoti dhe tejet inteligjent. Ndonjehere i kam shkruar vetem per t’i thene: “Vella, je nje fenomen”.

Ai qesh me zerat qe qarkullojne per jeten e tij sentimentale. Te jesh i famshem, shpjegon, do te thote te ndiqesh dhe, ai shpik gjithnje strategji te reja per t’i dekurajuar “spiunet”. Veren e kaluar e kapi keq me gaeker.com, siti qe mbledh sinjalizimet e vendndodhjes se vip-ave. “Mund t’i marresh ne celular dhe t’u thuash: “Jam ne kinema filan dhe dy rradhe para meje eshte ulur Lindsi Lohan”. Keshtu kur dilte Lindsi, gjente nje tufe kuriozesh dhe paparacesh. Siti nuk mund te censurohet, pasi do te ishte nje shkelje e lirise se shtypit. “Por une kisha nje ide me te mire: Dergova zedhenesin tim, duke i kerkuar te conte ne te gjithe zyrat e Hollivudit, nje leter ne te cilen inkurajoja klientet e tyre, pra koleget e mi, te dergonte secili nje sinjalizim te rreme.

Ne kete menyre siti vihej jashte perdorimit”. Tani ka nje tjeter ide djallezore. “Kam menduar dhe si te neutralizoj paparacet: per tre muaj, do te dal cdo mbremje me nje vajze te ndryshme, por gjithnje aktore qe njihen. Nje here Salma Hajek, nje tjeter Halli Berri e ndoshta do te bej dhe nje shetitje ne plazh te kapur dore per dore me Leonardo DiKaprion. Njerezit do te vazhdojne te blejne gazetat per skupin e rradhes. Por heret a vone do te thone: “Cfare idiotesish jane keto”.

Terheqja ndaj gazetarise

Klunei ka lindur dhe eshte rritur ne Kentaki, mes kodrave te gjelbra, shtepive te stermedha, zoterinj te vjeter te veshur me lino dhe te rinjve te vendosur per te ndryshuar Jugun. Nese do t’iu kishte rene rruga andej nga viti 1974, njerin nga ata djem do ta kishit pare ne TV, duke dhene edicionet e lajmeve dhe duke prezantuar lojera me cmime. Quhej Nik Klunei, kishte sukses, nje grua, nje vajze dhe nje djale me emrin Xhorxh. Djali adoleshent e ndihmonte ne studio, e shihte teksa pregatiste skenarin. Qe aty mori pasionin per gazetarine televizive, te cilen e ka zhvilluar ne disa filma dhe qe ushqen akoma dhe sot, ndoshta sepse e adhuron babain e tij. Ne njefare kuptimi “Good Night and Good Luck”, historia e gazetarit hero, eshte pikerisht nje homazh per te. Nik kishte pasionin per lajmet, ndersa motra e tij Rozmari ne vitet ’50 ishte kengetarja me e famshme e Amerikes, nje lloj Britni Spiers e asaj kohe. Madje portreti i saj doli dhe ne kopertinen e Time. U martua me aktorin Hoze Ferer, u divorcua dhe me pas u martua serish me te. Pastaj kaloi nje krize dhe gjeti shpetim tek pilulat. Deri ne vdekje, ne vitin 2002, ka qene afer nipit te saj (madje ka recituar dhe me te tek E.R) dhe ka qene shembull per te.

Xhorxh ka mesuar prej saj se sa e shkurter mund te jete fama dhe sa e rendesishme eshte te pergatitesh per ditet e veshtira dhe te mos dorezohesh: “Nuk me thoshte kurre: Kete mos e bej. Por nuk ishte e nevojshme, mjafton ta shihje dhe shenjat e gabimeve te saj ishin te gjitha aty, ne fytyre, duke me thene se nuk duhet te tymosja tre paketa cigare ne dite, qe nuk duhet te pija, duhet te rrija ne forme dhe nuk duhet t’i besoja atij qe ne moshen 21 vjecare, me kishte thene se isha i madh, apo atij qe ne moshen 27 vjecare do te me kishte quajtur nje deshtak”. Jo rastesisht, kur bleu vilen ne liqenin e Komos (Itali), pagoi me para ne dore: Nese puna e tij ecen keq, nuk mund ta perzene nga shtepia. Xhorxhi i ri, i shihte me zili per se largu kusherinjte e famshem, femijte e Rozmarise. “Pishina e tyre ishte aq blu, sa te dhimbnin syte.

Ishte nje gje e hatashme ne Kentaki, askush nuk e kishte shtepine me pishine dhe fushe tenisi”. Ai, nderkohe shfaqej ne menyre sporadike ne studion e babait te tij dhe me te mbaruar gjimnazin, u regjistrua ne Universitetin e Kentakit per gazetari televizive, duke ndjekur keshtu gjurmet e te atit. Por nje vere, ndersa po perpiqej te fitonte disa para ekstra duke prere duhan, mori nje telefonate nga xhaxhai i tij Hoze, i cili pak me larg po xhironte nje film mbi boten e kuajve. Xhorxhi duhet vetem te shkonte te hidhte nje sy ne sheshin e xhirimit, por perfundoi duke qendruar 3 muaj, duke punuar si dublant dhe duke recituar ne nje skene batuten e tij te pare. Ne ate pike per te kishte perfunduar faza e Kentakit. U trasferua tek halla ne Los Anxhelos, ku bente disa pune te vogla per te, e shoqeronte si shofer dhe nderkohe merrte pjese ne audicione per kinema e televizion.

Nje hamshor ne Hollivud

“Me kujtohet si te ishte dje, dita ime e pare ne L.A”, tregon. “Kusheriri im Migel me mori me makine per te bere nje shetitje ne Sunset Bulevard dhe ne nje cep pashe nje tufe me prostituta, mund te ishin 10 a 15. Vija nga Kentaki dhe nuk kisha pare kurre nje te tille ne jeten time; kishim ndaluar dhe ato vajzat u afruan: “Bukurosh, do te argetohesh?” Dhe une mendoja: “Vajzat e ketij qyteti cmenden per mua, jam nje hamshor i vertete, duhet te kisha ardhur vite me perpara”. Por Migel me tha: “Idiot, ato jane prostituta”. Here pas here vinte ndonje rol i vogel, por ne analize te fundit, ai ishte nje 10 vjecar projektesh te deshtuara dhe telenovelash asnjehere te lindura. Klunei ishte premtimi i perjetshem i pambajtur asnjehere; mori pjese ne aq shume seriale sa qe filloi te krijonte reputacionin e nje deshtaku.

Derisa ne vitin 1994, u regjistrua ne audicionin e nje seriali televiziv, i cili do te kishte ne thelb urgjencen e nje spitali. Vetem nje muaj nga debutimi, E.R ishte nje sukses dhe Xhorxhi i famshem. Pjesen tjeter te historise, ndoshta e keni degjuar: martesa dhe divorci, derrkuci Suini, historite pak impenjative me yjet e rradhes, shija per te bere shaka me miqte (perfshire dhe shiriti me mbishkrimin “Jam gei” i ngjitur ne makinen e Bred Pit), koleksioni i motorrave, shtepia ne kodrat e Hollivudit, pastaj ajo ne Studio City dhe ne fund vila ne liqenin e Komos. Por te gjitha keto te dhena te vena bashke, nuk eshte se thone shume per te. Klunei ka arritur te ruaje me xhelozi privatesine e tij. Mendon se e njeh, nderkohe qe nuk di pothuajse asgje rreth tij.

Klunei ngrihet, shtriqet serish dhe me kthen serish nga rrugica, ku shndrit dielli, era tund lehte gjethet e pemeve dhe e gjithe bota eshte fshehur pertej kangjellave. Me tregon garazhin, ku jane te parkuara dy automjete: nje makine elektrike e vogel dhe e zeze me dy vende (“Sepse nuk mund te flas per ndotjen dhe te ngas nje Hummer”); dhe nje Jaguar klasik, ne te cilin ka montuar nje motor te kombinuar me benzine dhe elektricitet. Eshte pak a shume si ai, nje perzierje e te vjetres me te rene, prezenca fizike e Bogartit dhe shpirti i se nesermes. Eshte Xhorxh Klunei.


Marre nga : Revista Klan


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama