Drita Çomo

Drita Çomo

Nje nate shkurti te ftohte te vitit 1981, ne nje nga dhomat e spitalit onkologjik te tiranes, ndodhte nje skene e dhimbshme, teper e njohur ne keto mjedise: perbri shtratit te nje vajze te re njezetetrevjecare, qe ishte ne grahmat e fundit te jetes, nena e saj, e kerrusur nga brenga bente te vetmen gje qe shumica e te afermve e bejne ne kesi rastesh: i lagte buzet.

Skena ishte dicka e perseritur qindra here ne kete ndertese te trishte. E vecante ishte se te dera e dhomes se vajzes qe po jepte shpirt, nenen e mjeruar e prisnin ne kembe dy oficere te policise se fshehte shqiptare. Ata nuk e fshihnin padurimin, madje njeri prej tyre i tha gruas te shpejtonte.

Gruaja kerkoi te rrinte dhe pak, por shoqeruesit, fare shperfilles, e urdheruan haptas te ngrihej.

Te dera ajo beri perpjekjen e fundit: "Une njoh Nexhmije Hoxhen. Me lejoni t'i telefonoj. Ajo eshte nene dhe do me kuptoje".

Rojet qeshen me ze te larte:"Si shume e lart e vrake

Dashke te shqetesosh edhe shoqen Nexhmije. Nuk thua faleminderit qe te lame dhe kaq".

Gruaja uli kryet dhe doli.

Vajza qe jepte shpirt ne spitalin onkologjik ishte Drita Como, nje nga letraret me interesante te brezit te vet, por ne ate kohe krejt e panjohur, per arsyen e thjeshte se te atin e kishte ne burg dhe nenen ne internim.Per ata qe e shihnin, ishte thjesht nje vajze teper e bukur, pakez e trishtuar. Ne udhen e jetes se saj i kishin dale heret, teper heret, dy nga perbindeshat me te zez te kohes:diktatura dhe kanceri.
Nena , e cila nuk arriti dot t'i bindte rojet per ta lene edhe pakez me shume ne krye te vajzes, kishte qene vite me pare nje nga grate me te njohura e te fuqishme te vendit, anetare e Byrose Politike, portretin e te ciles e mabnin njerezit ne duar, ne festat e paradat e nje Majit.

  • Shi

    12 vite më parë
    Shi

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama