Tirana Kulturore 14 - 21 Prill 2012

Tirana Kulturore 14 - 21 Prill 2012

  • Koncert simfonik i orkestres se RTVSH

    Diten e premte, me 20 prill, ora 19:00, ne Teatrin e Operes dhe Baletit, do te zhvillohet nje koncert nga orkestra sinfonike e Radio Televizionit Shqiptar me dirigjentin e mirenjohur Jetmir Barbullushi.

  • Teatri i Komedise shfaq 'Familja ne shi'

    Ne datat 21 dhe 22 prill, ora 19:00, ne Teatrin Kombetar te Komedise, do te vazhdoje te shfaqet 'Familja ne shi' me autor dhe regjisor Ilir Bezhanin. Ne qender te vepres ndodhet familja e nje shkrimtari, te cilit, me gjithe problemet ekonomike, i duhet te beje nje operacion.

  • Koncert bamiresie ne Sheshin Italia

    Diten e marte, me 17 prill, ora 18:00, ne palestren sportive te Universitetit te Tiranes, ne sheshin 'Italia', prane stadiumit Qemal Stafa, Caritas-i shqiptar organizon nje koncert bamiresie ne mbeshtetje te njerezve ne nevoje.

  • Ekspozite nga Parid Dule ne Muzeun Historik Kombetar

    Deri ne daten 19 prill, piktori Parid Dule, cel ekspoziten e tij vetiake ne Muzeun Historik Kombetar. Kjo ekspozite vjen pas nje sere ekspozitash te çelura nga viti 1979 ne shume qytete te Shqiperise.

  • Ekspozita e Arteve Pamore ne UAT

    Universiteti Amerikan i Tiranes ka çelur ne kuadrin e aktiviteteve te Fakultetit te Arkitektures dhe Arteve Figurative, ekspoziten e arteve pamore me krjime artistike ne fushen e arteve te aplikuara si qeramike, mozaike, vitrazh, projekte tapetesh figurale, skulpture parku si dhe fotografi artistike me shtate autore, artiste te mirenjohur ne fushen e arteve te aplikuara.

  • '120 vjet art i Piktures dhe Skulptures ne Shqiperi'

    eshte e hapur si zakonisht per publikun linja muzeale e artit shqiptar '120 vjet art i Piktures dhe Skulptures ne Shqiperi', ku tregohet ecuria e artit shqiptar ne periudha te ndryshme te tij, nga fundi i shekullit 19 deri ne fillim te shekullit 21

  • Filmat ne Kinemat e Tiranes

    inema Millenium ne Tirane vazhdon te shfaq premieren e filmit shqiptar "Pharmakon". Ky film me regji dhe skenar te Joni Shanajt eshte filmi i metrazhit te plote me stafin me te ri ne keto 22 vjet. Joni Shanaj debuton me kete film si skenaristi dhe regjisori me i ri ne ekranin e madh ne keto vite.

  • Bam - Passarella 2012 - Turne basketbolli per djem

    Ne kuader te 100-vjetorit te pavaresise, Bashkia Tiranes ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Basketbollit dhe Universitetin e Sporteve po organizon nje turne basketbolli per ekipe te djemve nen moshen 14 vjec, te titulluar Bam - Passarella 2012-te.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama