Tirana Kulturore  14 - 21 Janar 2012

Tirana Kulturore 14 - 21 Janar 2012

  • 'A Show',  spektakli i  fjales nga Adi Krasta

    Adi Krasta kthehet njeherazi me nje shfaqje personale ne Pallatin e Kongreseve me 18 janar dhe me ciklin 'A Show' ne ekranin e 'Vizion Plus', çdo jave. Sa i perket shfaqjes se 18 janarit, ajo i drejtohet nje audience dashamirese te prezentatorit dhe ka ne qender te saj aksiomen biblike E para eshte fjala.

  • Ansambli Folklorik Tirana

    13 vite më parë
    'Ansambli Folklorik Tirana'

    Në kuadrin e aktiviteteve që 'Ansambli Folklorik Tirana' do të zhvillojë gjatë këtij muaji, koncerti do të jepet enkas për fëmijët jetimë dhe për të moshuarit e qëndrave ditore në kryeqytet.

  • Stine Koncertore ne Universitetin e Arteve

    E merkure ne daten 18 janar ora 19:00, ne sallen e madhe te Universitetit te Arteve do te zhvillohet koncerti nga shume studente te Universitetit. Secili student do te interpretoje nga dy pjese, me repertor nga arie dhe romanca nga opera dhe periudha te ndryshme.

  • Opera 'Flauti Magjik', ne T.K.O.B

    Ne daten 19 Janar, ora 19:00, ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit shfqet opera 'Flauti Magjik' per te rinjte dhe per te vegjlit. 'Flauti Magjik', opera gjermane ne dy akte e kompozitorit Wolfang Amadeus Mozart, Mbi libretin e Emanuel Schikaneder.

  • Amadeus ne TK

    13 vite më parë
    'Amadeus' ne TK

    Shfaqja 'Amadeus' do te vazhdoj te shfaqet nga e premtja ne te diele, date 20, 21, 22 janar, ora 19:00, ne skenen e Teatrit Kombetar, ne sallen 'Kadri Roshi'. Drama 'Amadeus' shkruar nga Peter Schaffer me regji te Altin Bashes.

  • 'Mezuraj', 200 vepra te piktorit Pano Kondo

    Skenografi dhe piktori Pano Kondo, ka prezantuar ne ambientet e muzeut 'Mezuraj', koleksionin dhe albumin me 200 veprat me te mira te karrieres se tij 40-vjecare. Arti piktorik i Pano Kondos tregon stilin dhe stili njeriun.

  • 'Piktura e jetes moderne' Edicioni XVIII

    Edicioni XVIII i ekspozites Onufri 2011 e titulluar 'Piktura e jetes moderne' do te vazhdoje te qendroje hapur deri me 5 shkurt 2012. "Piktura e jetes moderne" apo kerkimi i modernitetit eshte nje perpjekje per ta çliruar artin nga klishe dhe formate te dites te cilat e tipizojne dhe e kategorizojne ate.

  • Ekspozita e Spahise ne FAP

    13 vite më parë
    Ekspozita e Spahisë në FAP

    Artisti njekohesisht dhe dekani i Fakultetit te Arteve Pamore, Sadik Spahia ka hapur ekspoziten personale "Nen Trysni" ne Galerine FAP, prane Universitetit te Arteve. Kurator eshte Edi Muka dhe kordinator projekti Genc Permeti.

  • Dy shfaqje për fëmijë në Metropol

    Teatri i Metropolit per Femije ne Tirane shfaq ne sallen 'Cehov', ne daten 14 janar dhe 21 janar ora 10:30, pjesen 'Tomi, Xherri dhe Spajku'. Kurse te dielen ne daten 15 janar dhe 22 janar ora 10:30 po ne sallen 'Cehov', do te shfaqet pjesa tjeter per femije 'Macoku me cizme'.

  • Premiera Legjenda Indiane

    13 vite më parë
    Premiera 'Legjenda Indiane'

    Ne Teatrin e Kukullave do te jepet, me 14 dhe 15 janar, shfaqja "Legjenda Indiane". Veper e marre nga Blanche Marvin eshte ne proçes pune ne skenen e Teatrit Kombetar per Femje, te cilen e sjell Regjisorja Enkela Braho.

  • 'Kesulkuqja' ne Teatrin e Kukullave

    Ne Teatrin Kombetar te femijeve do te jepet, me 21 dhe 22 janar, shfaqja 'Kesulkuqja'. Perralla klasike e Kesulkuqes e vene ne skene nga nje regjisor italian, duke ju permbajtur ne menyre rigoroze temes, fakteve dhe ngjarjeve te kesaj perralle.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama