Tirana Kulturore 28 Nentor deri me 5 Dhjetor 2010

Tirana Kulturore 28 Nentor deri me 5 Dhjetor 2010

  • Nata e Bardhe e Tiranes

    9 vite më parë
    'Nata e Bardhe' e Tiranës

    Ne daten 29 nentor zhvillohet 'Nata e Bardhe', festa tashme tradicionale e pervitshme e organizuar nga Bashkia e Tiranes. Programi i festimeve te kesaj dite permban aktivitete te shumta kulturore-artistike.

  • Perkujtohet Naim Frasheri ne Teatrin Kombetar

    Ne daten 2 dhjetor, ora 19:00, ne sallen 'Kadri Roshi' te Teatrit Kombetar ne Tirane do te organizohet nje mbremje poetike e titulluar “Sonete Naimiane”, me rastin e 110-vjetorit te vdekjes se poetit Naim Frasheri. Perzgjedhja e lendes poetike eshte bere nga Artisti i Popullit.

  • 'Nusja dhe vjehrra' ne Teatrin e te Rinjve

    Ne kuadrin e Javes Teatrore te te Rinjve ne daten 1 dhjetor, ora 19:00, ne Sallen e Re te Teatrit Kombetar ne Tirane do te shfaqet premiera e komedise 'Nusja dhe vjehrra'' te Carlo Goldoni me regji te Alma Hotit.

  • Panairi Nderkombetar i Tiranes

    Nga data 25 deri ne 30 nentor, ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, mbahet edicioni i 17 - te i Panairit Nderkombetar te Tiranes. Ky panair i organizuar nga Klik Ekspo Group, kete vit zhvillohet nen logon e UFI - Organizates Boterore te Industrise se Panaireve, me seli ne Paris. Mbi 350 ekspozues nga vende te ndryshme marrin pjese ne kete panair.

  • Teatri Kombetar shfaq 'Darka e gabuar'

    Ne datat 27 dhe 28 nentor, ora 19:00, Teatri Kombetar ne Tirane do te rishfaqe dramen 'Darka e gabuar' sipas romanit me te njejtin titull te shkrimtarit Ismail Kadare, dramatizuar nga regjisori Fatos Haxhiraj.

  • Festivali i Kenges ne Radiotelevizion

    Edicioni i 49-te i Kenges ne Radiotelevizionin Shqiptar do te mbahet ne datat 23, 24 dhe 25 dhjetor ne skenen e Pallatit te Kongreseve. Shumica e kengetareve pjesemarres ne kete festival jane te rinj.

  • 'Ekzaltimet' e Shoshit në 'Zeta'

    Nje ekspozite vetjake e piktores Albana Shoshi do te qendroje e hapur deri ne daten 10 dhjetor ne galerine 'Zeta' ne Tirane. Jane shtate tablo me sekuenca te jetes familjare e shoqerore ne socializem te vendosura perballe te tashmes kaotike.

  • Piktori Velaj ne TBU

    9 vite më parë
    Piktori Velaj ne TBU

    'The Red In The Bedroom' titullohet ekspozita qe piktori Fatmir Velaj ka hapur ne ambientet e Tirana Business University. Ekspozita, e cila do te jete e hapur deri ne daten 30 nentor, sjell krijimet me te fundit te piktorit, ku mbizoterojne ngjyrat e ndezura, mes te cilave e kuqja e gjakut.

  • Nje piktor kosovar ne Muzeun Historik

    Piktori kosovar Nevruz Musa ka hapur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë një ekspozite vetjake të titulluar 'Fonis Paradisi' (Burimi i parajsës), e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 2 dhjetor.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama