11 Prill 2023

Zv/kryetari i “KRIK Albania” Dritan Taulla foli ditën e sotme për shkeljet e Kodit Zgjedhor në fushatë.

Ai u shpreh në një intervistë në Panorama TV se kemi të bëjmë keqpërdorim të administratës shtetërore ndërkohë që akoma më e rëndë është shkelja e zyrtarëve të maxhorancës që mbështesin hapur kandidatët socialistë.

Taulla u shpreh se kjo krijon një fushë beteje të pabarabartë. “KAS vendosi të sanksionojë disa zyrtarë për raportimin me vonesë të aktviteteve që është problem por është ai problem madhor. Këtu jemi te pjesa e keqpërdorimit të burimeve shtetërore. Është një fushë e gjerë që duhet ta diskutojmë për orë e orë. Kemi të bëjmë me keqpërdorimin e administratës.

Por shkon edhe më tutje. Ne momentin kur një deputet i Kuvendit apo një drejtues politik i maxhorancës shkon në krah të kryetarit të bashkisë dhe thotë votoni për këtë sepse ka mbështetjen e qeverisë. Edhe kjo retorikë është përdorim i buxheteve shtetërore, Nëse do vijë dikush tjetër nuk do të ketë mbështetje. Probvlemi i madh është se krijon një fushë beteje të pabarabartë. Kush mund të konkurrojë me atë që ka mbështetjen e qeverisë qendrore. Bashkëpunimi mes qeverisjes vendore dhe qeverisjes qendrore është detyrim për hir të qytetarëve”, tha ai.

Ai u shpreh se është vënë re një ulje e shpenzimeve për sponsorizime të postimeve elektorale në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram. “Nuk është e lehtë të monitorohen shpenzimet, sidomos ato në Facebokk dhe Instagram. Por ka pasur më pak shpenzime se në zgjedhjet e vitit 2021. Disa parti politike kishin shpenzuar më shumë se 30 mijë dollar amerikanë. Mund të tentohen postimet e eventeve, mitingjeve.

Kemi para që shpenzohen për fushatë, në momentin kur shpenzimi del shumë më i lartë se paratë që kanë hyrë, atëherë nga kanë dalë paratë shtesë. Në momentin kur fshihen të ardhurat më lind e drejta të them pse fshihen këto të ardhura, Një nga arsyet mund të jetë që burimet e këtyre parave janë burime janë jo të ligjshme”, tha ai.

Gazeta Panorama